Sfilata e Javës së Modës Shqiptare mahnit Nju Jorkun

Agjencia e Modës Shqiptare në New York prezantoi këtë vit koleksionet e fundit të Javës së Modës Shqiptare, të cilat mahnitën blerësit dhe të pranishmit. Organizuar nga Mrika Krasniqi, sfilata u mbajt me 25 mars 2017 në Astor Room, Kaufman Studios në Nju Jork. Dizajnerët shqiptarë të modës paraqitën punimet e tyre të veshjeve para dhjetëra shqiptarëve por edhe audiencës ndërkombëtare në New York.

Në këtë festival u prezantuan rreth 100 veshje të dizajnuara nga Ardi Asllani, Kadrije Brestofci, Jehona Bunjaku, Dashurie Elshani, Flora Select, Afërdita Adela dhe Aida Selimaj. Të pranishëm ishin edhe mediet e huaja dhe fashionista që ndjeknin këtë ngjarje për të mësuar më shumë rreth modës shqiptare.

Supermodelet shqiptare ishin: Arselajda Buraku, Xhesika Berberi, Yvone Devilla, Juneesa More, Racheal Stakphone dhe Sabina Perlleshi. Modelet e tjera që morën pjesë në këtë sfilatë prestigjioze janë: Njomza Qosaj, Floridona Mavraj, Valdeta Zherka, Edra Makbuli, Alemada Makbuli, Laura Prishtina, Selmawit Dessie dhe Anita Kastrati. Koleksionet e prezantuara janë pritur shumë mirë nga pjesëmarrësit dhe të gjithë ata që e ndoqën ngjarjen live nëpërmjet rrjeteve sociale.

5

E veçanta e këtij edicioni ishte edhe festa e javës së modës ku kishte mysafirë shumë të veçantë nga National Association of Buyers & Selers, National Fashion Accessories, Professional Association of Customs, dhe poashtu si mysafir special ishin prezent edhe rap grupi i famshëm Etnon.

Në këtë ngjarje kishte edhe njerëz të tjerë që merren me makeup si Shqipe Namani, Shqipe Gjocaj, Besiana Hoti dhe Enlireta Elshani dhe stilistët e flokëve Nazim Salihu, Hana Merdita dhe Naser Behluli.

Moderator i kësaj mbrëmjeje të veçantë ishte aktori i mirënjohur Lulzim Bucolli i cili rriti në maksimum disponimin e publikut.

Këtë ngjarje e ndoqi nga afër edhe Ambasadorja e Shqipërisë në UN – Besiana Kadare.
Së shpejti mbahet edhe edicioni i 6-të i Javës së Filmit Shqiptar në New York ku komuniteti do të ketë mundësi të shoh filma shqiptarë në kinematë e New Yorkut.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s