Edi Shukriu laureate e çmimit për trashëgimi kulturore “Dea Dardanicae”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka themeluar çmimet për trashëgimi kulturore, dhe nëpërmjet tyre, synon të përkrah personalitet që kontribuojnë në ruajtjen, studimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Laureat të sivjetshëm, sipas vlerësimit të jurisë, janë: Edi Shkuriu, të cilës i ndahet Çmimi për Veprimtari Jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore “Dea Dardanicae”; Çmimi Vjetor për Merita të Veçanta në fushën e trashëgimisë kulturore “Shtjefën Gjeçovi “ i ndahet Prof. Jean-Luc Lamboley; Çmimi Vjetor për Vepër Shkencore në fushën e trashëgimisë kulturore “Zef Mirdita” i ndahet Jusuf Buxhovit; Çmimi Vjetor për Menaxhim Institucional në fushën e trashëgimisë kulturore “ Muhamed Shukriu “ i ndahet Arton Hoxhës.

Ministri Kujtim Shala, u shpreh se dhënia e çmimeve në fjalë, përpos që është vlerësim dhe mirënjohje, është edhe një nxitje dhe kujdes për ekspertët të cilët merren me trashëgimi kulturore.

Bazuar në Rregulloren Nr.09/2016 për Dhënien e Çmimeve në Trashëgimi Kulturore, çmimet janë të shoqëruara me shpërblime financiare. Çmimi për Veprimtari Jetësore “Dea Dardanicae” shpërblehet me pesë mijë euro (5000 €), ndërsa çmimet tjera vjetore “Shtjefën Gjeçovi”; “Zef Mirdita” dhe “Muhamed Shukriu” shpërblehet me nga 2500 euro
Juria profesionale ka qenë në përbërje të: Ukë Xhema, etnolog; Arben Hajdari, arkeolog; Florina Jerliu, arkitekte; Muhamet Mala, historian; dhe Lajde Kolgjeraj, kryetare e Ansamblit Etnokulturor “Katarina Josipi”.

Ceremonia e ndarjes së Çmimeve do të organizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në ditët në vijim.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s