Aktori Enkelejd Mezini, moderator i Javës së Filmit Shqiptar në NYC

Festivali i filmit shqiptar në SHBA “Albanian Film Week” po vazhdon me përgaditjet e tij finale për tu prezantuar para publikut shqiptaro-amerikan me prezantimin e programit të sivjetëm. Para pak dite festivali “Java e Filmit Shqiptar” prezantoi jurinë profesionale të përbërë nga: Lulzim Guhelli, aktor dhe producent; Jamal Hodge, regjisor dhe skenarist; Amina Zhman, aktore, regjizore dhe producente; Fatrin Krajka, kompozitor; si  dhe  Diar Xani, aktor.

Aktori i mirënjohur shqiptar që jeton në USA  Enkelejd Mezini do të jetë prezantues gjatë 4 netëve të festivalit që do të zhvillohet prej 26 deri  me 29 maj në Manhattan. Festivali përgjatë 4 netëve do të prezantojë programin prej 18 filmave, prodhimet më të reja nga kinematografija shqiptare.

“Jam krenar që jam shqiptar. Jam krenar që jam përfshirë në këtë komunitet të artistëve. Ndihem i lumtur dhe i bekuar që jam zgjedhur të prezantoj festivalin e filmit Shqiptar këtë vit dhe e konsideroj këtë një nga nderimet më të mëdha të jetës sime. NEW YORK CITY është qendra e të gjitha arteve në botë! Festivali filmit shqiptar është një nga emisionet më të mëdha dhe më të njohura në gjithë botën. Jam veçanërisht krenar për këtë shfaqje dhe ju presim të gjithë për 4 natë të veçanta dhe me shumë surprisa. Faleminderit dhe zoti ju bekoftë të gjithëve”- u shpreh aktori Enkelejd Mezini.

Së shpejti festivali do të prezantojë të ftuarit special si dhe do të shpalos programin e festivalit për prezantimin e 18 filmave dhe aktiviteteve të tjera.

Biletat mund të porositen në EventBrite.

18198128_10158612601220188_1446094239_n

18033418_1844543582462488_5464729181758644994_n

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s