Klara Buda rrëfen pse përktheu librin e Mitrush Kutelit në frëngjisht

Për herë të parë botohet në frëngjisht libri i shkrimtarit dhe poetit të njohur shqiptar Mitrush Kuteli. Libri me titull “Fshati im e pi rakinë” (Mon village sait boire le Raki) është përkthyer në frëngjisht nga shkrimtarja dhe gazetarja e mirnjohur Klara Buda, dhe botohet për herë të parë në Francë. Parathënia e librit eshtë e firmosur nga albanologu dhe latinisti i njohur Christian Gut, antar i Akademisë së shkencave të Kosovës. Libri u botua me 9 shkurt 2017, me rastin e 110 vjetorit të lindjes së autorit. Ky libër shënon një vlerë të shtuar për letërsinë shqiptare në botë. 

“Ky botim që u firmos në Paris është në rradhë të parë një festë, sado e vogël, për letërsinë e mirëfilltë shqipe. Rrëfenja Fshati im e pi rakinë, që botohet për herë të parë në një libër më vete në Francë është tipike për proçedenë e veçantë të Kutelit, atë të stilit të tij oral (ligjërues) dhe për veçoritë të llojit të Baladës, sipas konceptit të ethnografeve gjermanë. Në këtë rrëfenjë, si rrallë herë, e meqë bëhet fjalë për rakinë, ai ka përdorur edhe proçedenë surrealiste të shprehjes automatike sipas rrjedhës normale të mendimit, nën efektin e eksitantëve,” tha Klara Buda.

1

Klara Buda është gazetare dhe shkrimtare që ka punuar për UNESCO-n, BBC-në dhe në Radio Francë Internacionale si Drejtore e Redaksisë shqipe. Pas studimeve të letërsisë moderne dhe të krahasuar në Sorbonnë, ajo ka kryer  studime akademike mbi veprën e Mitrush Kutelit në Shkollë e Studimeve të Larta (E.P.H.E.) Paris, ku është lauréate e një masteri (DEA) në Histori Arti.

“Mitrush Kuteli është një autor shumë i dashur për mua, më ka mrekulluar gjithmonë stili dhe gjetjet e tij. Mendoj se Vjeshta e Xheladin Beut është jo vetëm një perlë e letërsisë shqipe por edhe e letërsisë botërore. Unë kam punuar mbi Kutelin në kuadrin e studimeve universitare, ku kam analizuar prozën e shkurtër, rrëfenjën. Kuteli është i paarritshëm për groteskun e tij të veçantë të ushqyer me parodine dhe tregimet gaztore popullore, qe e bejne specifik tekstin e tij,” shtoi Buda.

Me 9 shkurt 2017 u mbajt një seancë autografik për librin”Fshati im e pi rakinë” organizuar nga shtëpia botuese franceze Editions Fauves në teatrin “Lucernaire”. Ndërsa me 20 shkurt 2017 në Teatrin La Grande Comedie në Paris u organizua një mbrëmje kulturore nga Albanian Cultural Diplomacy, mbështetur nga vëllezërit Vardar. Në këtë event u lexuan shkrime të Mitrush Kutelit në frëngjisht dhe u shfaq filmi mbi jetën e Lazër Radit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s