Suedia mbështet Kosovën, vizita me Ministren Wallstrom

Prishtinë: Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka pritur me 4 maj 2017 në drekë pune homologen e tij nga Suedia, ministren Margot Wallstrom, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Duke e falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën, ministri Hoxhaj ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe me Suedinë dhe zgjerimin e tyre në fushën e ekonomisë, ku ka përmendur në veçanti përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Kosovë.

Hoxhaj ka kërkuar nga homologia suedeze përkrahje në agjendën evropiane, përfshirë finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave pas plotësimit të kriterit të fundit, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe proceset e lobimit për njohje nga pesë vendet anëtare të BE-së.

“Kemi biseduar se si marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale t’i zgjerojmë në fusha të tjera, me fokus të veçantë në planin ekonomik, ku kemi përmirësuar dukshëm klimën e të bërit biznes. Po ashtu,  kemi diskutuar në lidhje me koordinimin për mbështetje për Kosovën në zbatimin e agjendës evropiane”, ka thënë Hoxhaj.

Kryediplomati kosovar ka shprehur mirënjohjen për shtetin suedez për mikpritjen që ua kanë bërë popullit të Kosovës në periudhën gjatë luftës dhe për trajtimin e mirë të kosovarëve që jetojnë dhe punojnë në Suedi. /Ky artikull është ribotim nga MFA.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s