Arqile Gjatës, poeti që ka bërë hop cilësor përmjet metaforave

Nga: Përparim    Hysi

Vëllimi poetik ” Mik me ajrin” i Arqile Gjatës

Të flasësh për një poet si Arqile Gjata, nuk është fort e lehtë. Kjo  ” e lehtë” bëhet pak  ” e rëndë”, sidomos për mua që, si dhe Arqilea, shkruaj poezi. Shkruaj vërtet, ashtu  sa mundem dhe si mundem, por jam i një stili krejt tjetër. Unë shkruaj vetëm me rimë dhe rrallë, shumë rrallë ndodh që në ndonjë strofë të ketë asonancë. Duket se, po nuk rimuan vargjet e mia, do më marriin si “të pandehur”, se “kam shkelur vijat tradicionale”.

Aq më keq për mua, që, tek  “shkëmbeja tepsitë” me një poete, kjo, pa më  veçuar mua, thoshte: ” Nuk ka më poezikote se sa ato që janë me rimë?!!!. Sado që ajo, poetja, i binte pragut që të dëgjonte dera, më goditi jo në”brez”, po drejt e mu në lule të ballit dhe, unë, ngaqë “bukën nuk e ha thatë”, u  mundova që të “hakmerrem” (natyrisht, duke u mbrojtur sipas asaj thënies “fshihu pas gaxhoit”) dhe i thosha, në”vija të trasha”:- Po pse, moj mike, nuk të pëlqen Naimi,Çajupi,Esenini,Bërnsi, Lasgushi, Ali Aslani, Fan Noli,Saadiu?

Dhe ajo, zjarr për zjarr, po unë nuk them për ata? Epo daullet bien për ata që kanë veshë, domosdo.

E pranëvura këtë shkëmbim mesazhesh, për të treguar se në ç’pozitë jam, kur marr të shkruaj për një poet (të një “shkolle tjetër letrare”), që, me të vërtetë, është rritur cilësisht përmjet metaforave dhe figurave të tjera letrare të shumta.

                                     *     *    *

Çudia tjetër që flet në favor të autorit, është biografia e tij letrare. Kini parasysh që Arqile Gjata është duke mbushur plot 75-  vjeç dhe krijmtarinë e letrare e ka  filluar, kur ka hyrë me të dy këmbët në “moshën e tretë”. Debutimin e parë e ka bërë në vitin 2005 me një vëllim me poezi. Mandej, të shkruarit iu kthye në një obsesion dhe ka vazhduar jo vetëm me poezi, por dhe në prozë. Karizma e tij prej krijuesi cilësor, fiton dhe një  dimesion tjetër: ai shkruan  “ese” dhe mendime kritike dhe aq është “rritur” në fushën e letërsisë, sa është përkthyer italisht dhe është i ftuar në Konferenca Ndërkombëtare ku mban leksione me vlera të çmuara. Sa shoh në një vështrim “skiç”, ka shkruar gati 13 libra për 12 vjet. Por nuk nisem nga ajo që ka shkruar e botuar gati nga një libër në vit, por më çudit “hopi” i tij cilësor që,  sa vjen dhe e ngre kurbën.


                                    *     *    *

Një pozicion pak i sforcuar imi, tek do jap mendimet për librin e tij me poezi ” Mik me ajrin” është dhe një fakt me shumë domethënie: për librin e tij kanë dhënë mendimet e tyre me vlerë dy pena të”rënda” në FUSHËN E LETRAVE: njëri është Profesor-Doktor Çapajev Gjokutaj dhe pena tjetër, e Doktor SHPRESA FUNDO-GJERGJI. I pashë dhe ato”skiç” dhe nuk doja që të bija peng i fjalës së tyre. Nodh ajo që diku e kam shkruar tjetër: Tomas ELIOT, nobelisti amerikan, thoshte:” Nuk dua të di për autorin, se kam frikë se ndikohem”. Edhe unë sikur i  zura sytë me”shami” dhe po dalë nga “deti i të panjohurave” në “sterenë” që ka autori  në këtë vëllim.

Tek do shpalos mendimet e mia për vëllimin, më vjen ndërmend një poet i bukur spanjoll, LEON  Filipe që, ndër të tjera, thotë: ”  Unë shumë gjëra në botë nuk i di. Po unë kurrë nuk shkruaj për ato gjëra që nuk di”. Duke cituar këtë poet spanjoll, jo se kam atë “rrobën e rëndë poetike të tij”, por dhe unë nuk shkruaj kurrë për gjëra që nuk di.

Nga ana tjetër, si fshatar që jam kam atë “sindromën e kaut” që, kur e pyetën, pse  ke qafën të rrjepur,kau tha: “… se zgjedhën e mbaj mbi këtë qafë!”.

Pra, qoftë autori për të cilin po shkruaj dhe qoftë cilido lexues që do harxhoj sadopak kohë me këtë”ese” timen, duhet të fiksojnë vetëm një gjë: “Kjo është zgjedha që po e mbaj mbi qafë dhe, çdo lexoni, është  veç përshtypja ime për vëllimin dhe aq!”.


                                    *    *   *

Tani kush është Arqile GJata si poet në përshtypjen time? Është një poet me një “marzh” cilësor që zor se e mat dot me tamam. Se tek e lexon ta bën mendjen çorap dhe duhet ta mbash “mendjen mirë në mësim” që të kapësh mesazhin që do të përcjellë në vargje. Hyn, siç mendoj unë, në grupin e autorëve  që kërkojnë jo çdo lloj  auditori lexuesish, por auditorë të zgjedhur. Pra, “shkolla e këtyre poetëve”, nëse do të shprehesha kështu, ka për moto: “Lexuesi të vijë tek ne dhe jo ne tek lexuesi”. Nëse do të përmendja disa prekj këtyre që lëvrojnë poezi  të tillë, lista është pak e gjatë ( një poezi e tillë me vargje të lira a të bardha ka fituar  nominimin: moderne). Por nuk kam se si mos rreshtoj të tillë, që t’i çojnë “djersët rrëke”, si: Moikom Zeqo, Frederik Rreshpja, Ndoc Gjetja, Adem Zaplluzha apo dhe të tjerë.

Kur lexoj poezitë e Arqile Gjatës, më duket se jam para një ekrani TV-je, ku në gjithë hapësirën dëgjoj që reciton dikush (ta zëmë, autori) dhe të fton për një përqëndrim stoik. Ndodh kështu se mesazhi është aty, mes rreshtash.

Ndodh, siç duket, ajo që thotë Horaci:” Poezia duhet të pëlqehet dhe të japë mesazhe”. Dhe kështu ndodh me të vërtetë. Ai ngjallon me të gjashmit e tij, po ka profilin e tij poetik që është jo vetëm dinjitoz, por edhe i bukur dhe cilësor.

Këtë dinjitet, siç mendoj unë, e ka  arritur me një studim skrupuloz të “shkollës së madhe të vjershërimit”. Ai e ka bërë të vetën dhe është origjinal dhe i papërsërishëm në poezinë   e tij.

Kur ka nisur të lëvrojë këtë lloj poezie, Arqile Gjata, nuk ka patur nevojë që të  gjejë “Levën e Arkimedit” për të lëvizur botën. Jo. Ka autorë plot në botën e letrave që shkruajnë kështu. Por ka”truallin e vet letrar” dhe aty, nëse del për të”kullotur”, ke për të shijuar vetëm poezi të dalë nga dora e tij. Ndonjëherë, kur i grupoj këta autorët e kësaj shkolle, më  vjen ndërmend  Umberto  ECO (ndërroi jetë në shkurt 2016) që,mes tjerash, thotë: – NJerëzit janë”kafshë fetare”!

Dhe, nëse e vërteta është kështu, unë,”kafsha fetare”, zë dhe ndërtoj atë Kupolën e kësaj lloj poezie dhe, nëse kjo “kupola” ime nuk ka 12-apostuj, disa edhe i kam nominuar: Si Krisht të kësaj lloj poezie vendos një “bektashian” :Moikom Zeqo! Djathtas dhe majtas, dy katolikë: të bukurit dhe të pavdekshmit Frederik RReshpja e Ndoc Gjetja, mandej një mysliman si Adem Zaplluzha dhe vazhdoja me dy ortodoksë: Petraq Risto e Arqile Gjata. Mandje me  edhe me femra, si Lida Laze po dhe ndonjë tjetër. Nëse bëj këtë analogji (analogjitë, rrallë janë të qëlluara), Arqile Gjata më ngjan  me apostulin  Filip. Apostuli Filip ishte ai që donte kuajtë. Arqile Gjata do poezinë me varg të lirë dhe atje ka domenin e tij. Më saktë: mbretërinë e tij. Ai loz me vargun si një iluzionist në skenë  dhe të befason. Natyrisht, që unë nuk  do merrem me krejt poezinë, por nuk kam se si mos qëndroj në ndonjë të tillë, si: “Mos u puth pa dashuruar” ku, mes tjerash, thotë: “… po të dërgoj urim me dritë mali në sy/ apo” do këndojmë këngën a natës/deri sa të shuhen yjet/.

Të shkojmë dhe tek ndonjë poezi tjetër:”Kur linda, më dhuruan lotin e dashurisë/ i përlotur, u bëra mik me ajrin/.
Sa sublime bëhet kjo  dashuri  tek”Për Shën Valentini”( mëngjeseve të përtypim mesazhet plot hire/ shkruar për buzët  dhe flokët e bardha/…/ letërkëmbimet do t’i shtrojmë mbi tapetin e kuq/ e, ne të dy, pështjell njëri-tjetrit/ do vallëzojmë sonte në natën e Shën Valentinit/.
Ose, sa nanuritëse dhe sa dhelëse është poezia” Mbrëmë me ty në dashuri”:”… në këtë mëngjes/ po  t’i kreh flokët/ mbi pianon e poezisë/”.

                            *    *   *
Sikur të vazhdoja dhe të analizoja poezitë e  këtij vëllimi, më duhej., me të vërtetë goxha kohë. Por, tek e mbyll këtë ese time modeste një përfundim e  kam arritur. Nëse ndodh dhe më pyet dikush, more si e njeh ti, Arqile Gjatën? Unë kam të drejtën e pakonstetueshme që t’i përgjigjem kështu: – Arqile Gjata është ai poeti që” u kreh thinjat librave” dhe, veç këtij veprimi kaq të bukur dhe krejt të veçantë, është ai Poeti që është “Mik me ajrin”. Mirëpo arysetimi zë dhe futet në të thella. Në teorinë e racionales ( gjithmonë i referohem asaj teorie që kam bërë mesviteve ’50-të, të shekullit që iku), thuhet: kur A është baras me B dhe B baraz me C, atëherë dhe A është baraz me C. Pra, kur Arqile Gjata është “Mik me ajrin”, por është dhe miku im; atëherë edhe unë jam “Mik me ajrin” apo nuk e kam aq të domsodoshëm një si unë që kam  plot 50-vjet azmatik.
Tej shpotive dhe analogjive të mia të hamendësuara, i uroj këtij “Mikut me ajrin” me libra të tjerë!

                                                 Tiranë, 11 maj 2017
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s