Blerina Goce, rrëfim mesdhetar me monologje dhimbjesh

Nga: Nora Kalaja

Me një gjuhë të mprehtë dhe të drejtpërdrejtë filmike, regjisorja Goce di të sjellë në mënyrë realiste dhe larg patetizmave dramën e një shoqërie të tërë përmes jetës së vetëm dy personazheve. Ajo është koncize dhe mjeshtre e vërtetë e përdorimit të figurës dhe të fjalës.

Çdokush prej nesh mund të tregojë historinë e tij. Çdokush duhet të jetë i lirë të zgjedhë dhe të jetojë në shtëpinë e tij…!

Shtëpia-historia, konflikti, ëndrrat dhe dështimet ishin lajtmotivi rreth të cilit komunikuan artistët e rinj të Evropës dhe Mesdheut në “Mediterranea 18 Young Artists Biennale”, e cila u mbajt në Tiranë dhe në Durrës nga 4-9 Maj 2017.

Blerina Goce ishte një nga artistet pjesëmarrëse në këtë bienale, e cila solli në Shqipëri artistë të rinj të njohur nga e gjithë zona e Mesdheut.

Për publikun u paraqitën krijime artistike në disa disiplina: artet e aplikuara, artet pamore, performancat, letërsia dhe leximi, muzika dhe filmi.

Blerina Goce ishte pjesë e bienales në seksionin e filmit, e përfaqësuar me filmin e saj të shkurtër “Një.Dy.Monologë…”.

Monologues pellumb sula3

Filmi i shfaqur në prograrim zyrtar, në sallën “Black Box” të Akademisë së Arteve u prit shumë mirë nga publiku dhe artistët nga Evropa, të cilët në fund të prezantimit kanë pasur një bashkëbisedim me artisten, duke i drejtuar pyetje të ndryshme dhe duke e përgëzuar për realizimin e tij.

“Si e rritur në Ballkan, e di se historitë e shteteve të Ballkanit kanë shumë ngjashmëri. Shumë nga ne përballen me konflikte të ngjashme, ndajnë ëndrra dhe zhgënjime të ngjashme, por në themel të çdo gjëje, si një strehëz e ngrohtë gjendet Shtëpia.

Arti dhe kultura mund të jenë mjeti më i mirë për të pasuruar një shoqëri dhe për të krijuar vlera. Në të njëjtën kohë arti mund të bëhet zbulues i problematikave të një shoqërie, duke ndikuar edhe që të bëhemi më humanë”, shprehet regjisorja Goce për Prishtina Press.

Filmi i Goces është një dëshmi e fortë sociale e një prej problemeve më të mprehta me të cilat përballet shoqëria sot: strehimi.

Në qendër të filmit janë dy karaktere, të cilët jetojnë në qendër të Tiranës, në një nga zonat më luksoze të saj, por që vuajnë në skaje të një varfërie të thellë.

‘Shtëpitë’ ku ata jetojnë zor se mund të quhen të tilla. Rrëfimi i tyre është një monolog i secilit dhe që mund të shtohet me të tjerë monologje të një shoqërie në varfëri.

Vladimiri është një burrë në të 70-at që mezi shtyn ditët dhe jeton i vetëm, pa një shtëpi të tijën. Ndërsa Nuria, një vajzë në prag të adoleshencës ka ëndrrën e vet më të madhe të ketë një banjë me ujë të rrjedhshëm!

Monologues the end

Me një gjuhë të mprehtë dhe të drejtpërdrejtë filmike, regjisorja Goce di të sjellë në mënyrë realiste dhe larg patetizmave dramën e një shoqërie të tërë përmes jetës së vetëm dy personazheve.

Pa stërhollime të tepërta, pa shabllone dhe përsëritje të kota, ajo është koncize dhe mjeshtre e vërtetë e përdorimit të figurës dhe të fjalës. Kjo e bën edhe më të fortë punën e saj artistike, duke depërtuar në qelizën e kujtdo që ka rastin ta shohë ata.

Por vlera e punës së regjisores së re me talent shkon përtej dëshmisë: ajo prek zemrat me ndjeshmërinë që përcjell, me delikatesën e shprehisë artistike dhe çon në reflektim.

Filmi i regjisores, ashtu si dhe filma të tjerë të saj të mëparshëm bëjnë një autobiografi sociale të shoqërisë.

Pjesëmarrëse në shumë festivale ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit, në Evropë dhe në SHBA, filmi i saj (ashtu si dhe punë të mëparshme) është vlerësuar me disa çmime, ku më i fundit ka qenë “Best Original Story” në International Mobile Film Festival në Shkup.

Në të vërtetë, ky është vetëm fillimi i rrugëtimit artistik për artisten Goce, e cila premton së tepërmi.

Blerina po punon ndërkohë për realizimin e një filmi, në fokus të të cilit janë tre personazhe femërorë dhe që trajton një çështje të rëndësishme sociale, film për të cilin ka marrë edhe mbështetjen financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Përveç kësaj ajo ka në duar edhe disa skenarë filmash artistikë, të cilët pret t’i realizojë së shpejti.

Monologues Nurija 3

Monologues Ladi 1

Biografi

E rritur dhe e lindur në Shqipëri, Blerina Goce ka studiuar për Gazetari dhe më pas ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera Masterin Shkencor në Studime Letrare pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike. Për shumë vite, ajo ka punuar si gazetare, redaktore dhe kryeredaktore në shumë gazeta të përditshme dhe revista, si dhe ka drejtuar programin e vet në radio mbi probleme të artit dhe kulturës. Ka ndjekur një sërë workshopesh mbi shkrimin e skenarëve dhe regjinë e filmit, si dhe ka qenë pjesëmarrëse dhe specialiste e disa konkurseve në fushën e videos dhe dokumentarëve. Ka botuar një sërë studimesh në fushën e letërsisë në revista kulturore brenda dhe jashtë vendit, si dhe disa cikle poezish, disa prej të cilave të përkthyera edhe në gjuhën rumune dhe të botuara në Bukuresht.

FILMA

TRI+ NJË…- 2017 (Konkursi “Rrathë”, SOROS)

NJË. DY. MONOLOGË… 2016

REGJISORE

Fituese e konkursit te Fondacionit SOROS, Fituese e çmimit “Most Original Story Aëard” ne International Mobile Film Festival në Shkup, Maqedoni

JETË TË RICIKLUESHME, 2013

REGJISORE

The Best Documentary në Albanian Young Filmmakers Festival në Nju Jork

MARIHUANA REPUBLIC, 2014

As. Regjisore

“Filmi më i Mirë” në “48 Hour Film Project”

STUDIME

-Erotizmi në Letërsinë Shqiptare, 2017

PP MG_8379BLERINA.jpg

Blerina Goce

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s