Sindromi shqiptar “Princ Vidi”

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë

Ne, nuk e deshëm pavarësinë në vitin 1912 , ishim mësuar të jemi robër. Ne, nuk dinim se ç`ka është pavarësia; nëse ajo hahej  apo pihej. Nuk mund ta paramendonim se si do të dukej ajo; e madhe, e vogël, e ëmbël, e thartë, e hidhur apo  me krypë ….

Viti 1914, Serbia dhe Greqia i filluan pushtimet dhe zaptimet e tyre në Shqipëri, kurse në Shqipërinë e mesme esadizmi morri hov. Atë e përbënin tre krerët më shkatërrimtarë apokaliptikë, si: Esad Pashë Toptani, myftiu Musa Qazimi dhe Haxhi Qamili. Këta ishin tre krerët e një kuçedre, që pasqyronin tradhtinë dhe lakminë, fanatizmin e verbër e krejt këto nën maskën e fesë. Në atë vit, Shqipëria u bë dëshmitare e një dukurie të paparë: agjentët e Patrikanës greke, të lidhur ngushtë me fetarin Musa Qazimi, me njerëzit që pretendonin që luftonin për dinë e dovlet, bashkëpunojnë me çetat shkatërrimtare greke.

“Esad Pasha, i cili e minoi Mbretërinë e Princit Vid duke i shfrytëzuar ndjenjat fetare dhe dashurinë për Turqinë që ekzistonte e fortë, shpalosi idenë e ardhjes së një prijësi mysliman në krye të fronit shqiptar. Ky, me truqe të ndryshme, mundohet të bindë fshatarët e zonës, të cilët ende nuk e kishin të qartë konceptin e Shqipërisë së pavarur, se Turqia ende nuk na ka harruar dhe se duhej të përpiqeshim për të.”

“Në këtë valë fanatizmi e prapashkuarje, me vendosmërinë e një psikopati u paraqit në skenë Haxhi Qamili. Si fëmijë kishte dhënë shenja të një sëmuri mendor duke ngrënë sapun e duke i kafshuar njerëzit në dhëmbë pa arsye. Ideja e tij se vetëm myslimani ka të drejtë, se pushka e kaurit (mendohet në Vidin) nuk merr nishan dhe se plumbi i tij shkon shtrembër, bëri bujë në atë kohë.”

«Në kësi lloj situatash, gjithfarë lloji i aventurierëve, intrigantëve, gangsterëve e psikopatëve shndërrohen thjesht në heronj. Haxhi Qamili ishte njëri prej tyre, njëri ndër më famëkëqijtë e historisë së Shqipërisë. Thirrja e tij “Du`m Babën e jo Papën!” (“Duam Shqipëri pa Europën”) shprehte mërinë më të madhe ndaj atdhetarëve dhe protagonistëve të pavarësisë dhe urrejtjen më të madhe ndaj perëndimit.

“… Unë, Gjon Nikollë Kazazi i biri i Pjetrit, dëshmoj për mynxyrën që na ka ra mbi kokë dhe rrezikun të mbesim të shkëputur nga bota… kishte me thënë Gjon Nikollë  Kazazi i Gjakovës  dhe do të vazhdonte: “Pra, sëmundja ishte sjellë kastile që nga viset e largëta të Lindjes me të sëmurë, të shoqëruar me përcjellje po nga ata që e kanë derdhur sëmundjen. Kjo ishte pjesë e një loje të rrezikshme që bëhej me qëllime të caktuara nga zyrat që merreshin me shkatërrimin  e popullit tonë.”

Por, si popull, për t`u bërë gaz i botës, sindromi “Princ Vidi”  shfaqet  edhe në kohën e shtetit të pavarur shqiptar pikërisht tani kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për maturi, nguti për të ecur përpara dhe për të vendosur themelet e një shteti të vërtetë evropian.

 Sindromi “Princ Vidi” shfaqet si një fatkeqësi por mbi të gjitha si një dukuri që e kishim për ta quajtur “mosdurim ndaj të huajit” dhe shfaqet me përmasa më të vogla, me tendencë rritjeje në shoqërinë shqiptare edhe pas 100 e sa vjetësh.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s