Hyzri Salihu: Shtetet multietnike janë të destinuara të dështojnë

(Ribotim nga Kosova Express): Intervistë nga Kosovaexpres

  • Kush është prof Hyzri Salihu dhe çfarë përfaqëson koncepti shqipërise etnike për ju ?

Profi: Duke ju falenderuar për kohën që më keni kushtuar dhe më shumë ndjej obligim moral që t’iu them se jam një shqiptar i thjeshtë që mendon, flet dhe vepron shqip sikurse kemi kaluar deri më sot nëpër shumë breza. Babai dhe axhallarët gjithmonë na kanë treguar se si shqiptarët kanë ardhur nga Nishi, (1877-1878), se si kanë vuajtur dhe kanë lënë gjithëçka atje, si kanë përjetuar gjenocidin Çamët dhe kur e shpjegojnë e lidhin tokën me amanetin me një fjalë tregojnë rrugën dhe mundin e të gjithëve deri në ditët e sotme, pra qëllimi për ta përjetuar një Shqipëri tjetër më të zonja etj.

Nga shumë biseda të tilla, si fëmijë që kam dëgjuar, besoj se më kanë shërbyer edhe si student dhe tani, që përfaqësoj këtë koncept. Shqipëria Etnike është koncept historik i Kombit Shqipëtar për ruajtjen e identitetit autokton në trojet e tij etnike në Ballkan. Bërja e Shqipërisë Etnike përfshin një territor 115 mijë kilometra katrorë. Shqipëria Etnike është siguri dhe stabilitet për mbarë Evropën. Vetëm kështu pengohet ndikimi rus në Ballkan që e kemi paralajmëruar vite më parë.

Kosovaexpress: Ju jeni koordinator i FBKSH, ç’ka përfaqson kjo strukturë kombëtare ?

Profi: Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar – FBKSH është ndër strukturat më të organizuara në trojet shqiptare, që ka brenda vetes të gjithë atdhetarët, pa dallime, por që kanë në veprimin e tyre idenë e Shqipërisë Etnike. Pavarësisht pengesave që ka pasur gjatë rrugëtimit të saj, FKBSH vazhdon të veprojë fuqishëm, Ne jemi munduar që ta mishërojmë kërë koncept kudo ku ka shqiptar e flitet shqip, për arsye se kur populli e njeh historinë e tij do ta mbrojë edhe gjeografinë e tij, Neve në të gjithë zinxhirin e çështjeve të pazgjidhura shqiptare në Ballkan ku kërkohet mendimi për shtetin shqiptar ne e kemi shprehur se vetem bërja e Shqipërisë Etnike është zgjidhje.

Kosovaexpress: Ҫ’ka mendoni për idetë e shteteve multietnike ?

Profi: Shtetet multietnike tashmë janë të dështuara , nuk mund të funksionojnë në Ballkan pra, duhen shtete etnike, por me kufijtë e vetë e jo me toka të huaja, sepse kombi shqiptar ka tokat e veta deri në Nish. Thjesht kur e kujtojmë këtë koncept të Shqiperisë domosdo na vjen në mendje e gjithë ajo histori e dhimbshme, e përgjakshme, për token dhe popullin shqiptar në Ballkan. Por fati i madh që kemi një Mërgatë që asnjëherë nuk e ka lëshuar fatin e këtij koncepti, nuk e ka harruar dhe përkundrazi po e mbështet fuqishëm me të gjitha mjetet e saj.

Kosovaexpress: Si e trajton këtë problematikë FBKSH-ja, e kemi fjalen për veprimin politik në hapësiren etnike?

Profi: Shqiptarët duhet të hulumtojnë zinxhirin e hallkave, të cilat në trajtimin e çështjes së pazgjidhur kombëtare brenda hapësirës kombëtare kanë gjetur rrugëzgjidhje dhe alternativa veprimi, të cilat në momente të theksuara e kanë ngritur gjendjen politike shqiptare në nivel më të lartë. E kemi thënë se në kohën e sotme mjerimi i dialogut politik ndërmjet partive politike nuk ka asnjë refleksion të arsyeshëm dhe premtues për të ardhmen dhe historinë e pritjes që ka kalitur breza të tërë, për një hap drejt zgjidhjes së pazgjidhur shqiptare në Ballkan.

Kosovaexpress: Ҫfarë kërkohet nga të gjithë shqiptarët ?

Profi: Duhet të kërkojmë çdo here një profil të një kaste të tillë intelektualësh të cilët duhet të premtojnë me të drejtë një gjuhë politike tjetër dhe një kulturë diplomacie e cila e përkthen kohën e sotme me peshën politike që duhet të ndjekë këtë kurs të politikës regjionale. Përgjegjësia në politikën kombëtare varet në qafën e njerëzve të cilët për çdo hap e kalojnë me besën e çdo shqiptari që ka vendosur t’i përfaqësojë secilin, pa marrë parasysh. Koha e nxjerrë çdo limit dhe përmban çdo sukses apo dështim në sferën e përgjegjësisë së liderëve, sepse e ardhmja e gjeneratave të reja kërkon një dinamikë politike e kombëtare, që të jetë garant për të. Vetëm rruga e ndjekur me dekada nga hallka e zinxhirit atdhetar e intelektual të mërgimtarëve shqiptarë përtej Atlantikut, është pikë rreze drite për një guxim që mund të ndryshojë fatin dhe afatin e zhvillimeve politike në Kosovë po edhe në Ballkan.

Ku jemi ne sot Shqiptarët ? Së pari kujtesën nuk duhet të lejojmë që dikush të tentojë të na e fshijë, ne duhet të kujtojmë se nga vijmë, si kemi kaluar ndër shekuj të robëruar se si kemi bërë përpjekje për të mbijetuar në këto troje. Kombi Shqiptar sot është i respektuar në botën e shekullit 21 nga qytetërimi perëndimor, kërkojmë edhe Lindja të ketë konsideratë për Kombin më human në botë, e që është Kombi Shqiptar. Ne duhet të bëjmë përpjekje që të kemi një imazh të qartë para botës, të veprojmë si një komb paqesor – human, si fanar i të drejtave të njeriut. Por, kombi shqipëtar duhet të jetë i lidhur në mënyrë të pashkoqitur me idealin e njeriut, e jo me idetë e kota të cilat na krijojnë problem ndër vete në vend se të shohim të ardhmen e kombit shqiptar. Shqipëria bëhet kur komunizmi dhe këlyshtë e tij largohen nga trojet shqipëtare. Në qoftë se mund të pajtohemi sikurse dikur gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ku programi kombëtar ishte projektimi i synimeve strategjike të kombit shqiptar. Pra, nisur nga kushtet dhe rrethanat ekzistuese objektive dhe njohurive shkencore, ai përfshinte: çlirimin e kombit, pozitën e lirë demokratike të qytetarit, zhvillimin material, social e shpirtëror të kombit.

Në qoftë se mund të pajtohemi se ishte kjo shkallë e njerëzve fisnikë që teorinë e kombit e ngritën në shkallën më të lartë të identitetit kolektiv, me vetëdijen, synimet dhe interesin e vet . Shqiperia Etnike kërkon që çdo shqiptar të jetë përgjegjës për çdo skaj të historisë dhe gjeografisë së saj, pra me një mendim unik dhe një veprim që këmbëngul e vepron për jetësimin e tij, duhet të besojmë që dita duhet të jetë e afërt ku do të jetojmë dhe gëzohemi me të drejtat e liritë tona si njerëz, si shqiptarë në Shqiperinë Etnike.

Sot kombi shqipëtar duhet ta mbajë një Kuvend Mbarëkombëtar dhe ta formojë Qeverinë Kombëtare të Shqipërisë Etnike

Kosovaexpress: Faleminderit

/Ribotim KosovaExpress

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s