Intervistë me shkrimtarin prof. Luan Kalana

Nga: Bela Metolli, Itali 
  17883669_10208512170778327_4396557205218406558_n[1]Mirëdita prof. Kalana, në radhë të parë të përshendes e të falenderoj që nga Italia ku banoj me familjen, për mundësinë që më dhe për të bërë këtë intervistë ,megjithese nuk jemi takuar bashkë ndonjeherë, vetem një njohje mes letrave,është gjithmonë një nder dhe kënaqësi për mua të flas me ju qoftë dhe në korespodencë.
    Ju keni shkruar shume dhe ja tani botuat dy libra speciale per Devollin,“Albania Devoll, Sprovë” dhe “DEVOLL SHQIPERI, -2, Perjetime”, ndersa botuat veperene re letrare “PRELUD  KRENARIE-mozaik letrare”,nje triologji  me devotshmeri per vendlindjen tuaj Devollin dhe devollinjtë me  krenari kombetare,,nje dhurate e pasur shpirterore per njerezit e thjeshte , por para se të dialogojmë  për të, mbi të gjitha, dua të njihemi më mirë  e më shumë me JU, për dashamirësit e krijimeve të tua të mrekullueshme për lexuesit tanë të shumtë… 
    -*Kush është prof.Luan Kalana , në jetën e përditshme,..?
    -&Pas falenderimit dhe vlersimit tuaj,dua t’ju korrigjoj ,se ju duhet të më drejtohemi me emër te thjeshtë prindëror,si kolege poete e talentuar :- Luan,.. mësues,..Le t’i leme ish nxenesit e studentet e mij per inerci, të më thërresin me ketë eiptet nderi, dashurie e respekti reciprok.
   Kam qënë e do të mbetem  nje njeri i thjeshtë,jo vetem per modesti por edhe per njerezillëk,prind si ju,dje ish mesues i gjuhes shqipe ne Shqiperi,sot nje qytear amerikano-shqiptar me banim prej vitesh me familjen e femijet e ritur, ketu ne Florida,SHBA…
  Fatkeqesiht jam invalid, si thone ketu “heart patient “,i sëmurë dhe i operuar disa herë nga zemra, nuk punoj, por mendoj se bëj edhe një punë ,nuk jam parazit,jo për vete, por për njerezit e mij qe i kam per zemër, duke hedhur kujtime e mbresat e mija ne internet per kenaqesine dhe pasion tim, por dhe vras dhe kohën e lire…Gjithnjë perpiqem mbi te gjitha të jem Njeri ,ashtu si ju të gjithë.
   1-Ke hobi tjetër përveç shkrimeve ?
      &-Leximin e librave,hob i moshës rinore që na ka mbajtur te rinj nga mendja shpirtin gjallë ,megjithse thinjat kane mbuluar me borë majat e maleve dhe mundohemi t’i shtyjme vitet e moshes se bardhë.Ne mungese te libave shqip ketu në dhe të huaj ,shkojme në libaritë amerikane( keshtu i thonë Bibloteva këtu),lexojmë e literaturë të huaj në english,por me vështirësi se nuk ështe gjuha e nënës e ndjejmë boshlleqe ne fjalor.Keto i plotesjme me internetin, ne loptop ,atje lexoj me shume letersine tone shqipe, qe eshte aq pasur  e bukur ,sa ju nuk mund ta imagjinoni…
   Nje arsye me shume nxitje ,me qe jemi ne botimi i librit, edhe per ta dorezuar disa kopje ne inventarin e disa librarive amerikane ku mungon teresisht leteratura shqipe,me perjashtim ndonje perkthim i Kadarese dhe Ditero Agollit.
Hob tjeter kam sportet, futbollin dhe notin qe ushroj pothuajse per dite,artin ne pergjithesi,kinematografine ,teatrin,e te tjera.
    2.-Ështe e qarte  ke bërë dhe shkrime të tjetra si lindi tek ju pasioni për të shkruar ?
-&Tani te gjithe thone qe ne rini,eshte e vertete t’i besoni,bile me hershem ,me hartimet,qe dikush botoi nje hartimin tim te klases se shtate, ne revisten “Pionieri”,per kete kam shruar e ne shkrimet e mija ,nuk dua te perserit gjerat.
    3.-”Albania Devoll, Sprove” është libri jot i ri ..?
Në qofte se  do t’ja  përshkruanit dikujt për çfare flet libri juaj dhe  kush është  elementi kryesor,subjekti,, çfarë doni të thoni?
-&Këtë përgjigje e jap në parathenijen e librit,por thjesht, ia dedikoj njersve te thjeshtë ,jo se vetem pak shkruhet per ta,pasi rendet me shume pas yjeve apo personaliteteve, e tjera, mirë bejnë, por per mua ata janë “heronjtë” e vërtete ,modeste jetësore e pa “grada e ofiqe”,artista me botë te pasur shpirterore e mendore,qe nga mjeshtrat bujq e deri ish nxënesit  te mij,e te tjere ,i kam një “borxh” nderi e respekti, qe kane  treguar ata për ne mesuesit ,dhe mundohem qe t’ja shlyej sado pak.
      4.-Kishe muzë frymezimi,apo dikë që je  këshilluar për shkrimin e këtij libri ?
-&Kam shkruar dhe botuar shume ne Shqiperi ,ne shtypin dhe literaturen e kohes,por asnjeher s’kam menduar te botoj libra,do te kisha bere mira po ti mbilidhja e ti sistemoja ne libra,por ne ate sistem ekzistone nje mur kines per botimet,veshtiresite dihen,duhet te kishe vullnet te madh si kolegu , shoku e bashkefshatari yne, poeti i madh lirik Skender Rusi,nje odise e gjatë,një kohë inkuzicioni,  që të arrije të botoje një libër.Por kam bere mire qe i kam mbajtur e ruajtur doreshkrimet neper blloçka a fletorka,keto me kane ndihmuar.
    Dëshiren për të botuar libr ma inkurajoi dhe nxiti redaktori i librit Kosta Nake,i cili them me plot gojë përveç pasionit , talentit dhe mjeshterisë se tij letrare, ka berë nje pune te madhe e te mundishme me shkrimet e mija,qe nga dergesat per botime ne gazetat e Devollit ,i redaktonte e i pergatiti ne nje dosje me synim për t’i bere liber,jashte vullnetit tim dhe anes tjeter  mungeses se anës fianciare nga ana ime..
   U zgjata në ketë pergjigje ,por do të shtoj e një parantese..Nxitje indirekte u bë prof.Vangjush  Ziko,ish pedagogu im i letersise ne shkollen e larte,mjeshtri artist , me librin e tij,nje vepër muzeale ..”KORCA , qyteti dhe kujtime” nje dhuratë per Korçën parisiane…
      5.-Ke botuar librat,me shtëpin botuse  “KOTTI “ ,KORCE,ishte e veshtitr të arije këtë shtypshkronjë?
-& Këte pyetje mund t’ja benit redaktortit te librit K.Nakes,se ai u mor personalish me botimin e librit tim ,si per librin e tij,ne mungese te prezences te vajtjes time ne Shqiperi,ai di se çfarë te pergjigjet,nuk ka qene e lehte mendoj,por une them dhe falenderoj shtypshkrinen ‘KOTTI”se ka bere nje pune te lavderushme me libin tim kjo duket qe nga jashte tij.
      6-Librat tuaj flasin  për Devollin ne vecanti , ty personalisht çfarë të pëlqen më tepër ne to ?
-& Pergjigjen mendoj , duhet ta japin lexuesit,por pa ju prekur juve,e them ,..pasioni per te bere portretet e njersve te thjeshte,natyrshme e tokësore ashtu sic eshte balata e devollit dhe kjo trevë e begatë ne Shqiperine jugelindore.
     7-Kush është shkrimtari jot i preferuar ?
-&Para pergjigjes tuaj ,nqse me lejohet ,dua te perifrazoj,se idhujt e mij letarare ,jane te shumte,ne poezi,proze,sipas gjive letare,do te vecoja ,me te preferuarin poetin tone devolli te pavdekshin .legjendarine e Letrave Shqipe,Dritero Agollin.Natyrisht autoret e letërsise shqipe, …dhe ata të huaj ,Kemi lexuar shumë…. te parin liber ne jeten time qe kam lexuar,ashtu sic ndonjerin nga ju,eshte libri per Heroin tone kombetar “Skenderbeun” kur isha ne klasen e pare me banim ne Tirane,pasi pame filmin artistik bashkepunim shqiptaro rus.. .Me ka lene mbresa libri i  Foqion Postolit “Lulja e kujtimit”, te cilen e kemi dramatizuar e vene ne skene me teatrim amator te Vishocices.Nga autoret e huaj nuk mund te haroj novelen “Lulet e molles”  te autorit angles novelistit nobelist , Galsworthy, John ,te perkthyer nga Nasho Jorgaqi, qe sikur na shkonte  per shtat ne ,djalerise fshatare..Nga autoret e huaj kam te fiksuar romanet e shkrimtarit amerikan Teodor Dajzerit ,si ” GJENIU “, “Nje tragjedi amerikane” .Sa u befasova dhe emocionava kur i pashe  e i preka me shqisat time ,ato liqene romantike ne New England ,ne shtetin e CONNECTIKUT ,kur erdhem ne Amerike e jetuam rreth dhjete vjet andej..
Këtu do te shtoj se i kam rënë në qafë nxenesvet te mij,ne oret e letersise, kur i tregoja
per librat prefernce qe kam lexuar,pasi ata mund te kene pasur shije e kureshtje te tjera per libra te ndryshëm.
      8-A keni menduar ndonjëherë për të shkruar libra të tjerë?
     &- Te jem i sinqerte me ju dhe lexuesit në pergjigje,..As dhe njehere s’më ka shkuar ndermend !
     9-Mund ta na thuash news shkrimet e tua të ardhëshme ?
     &- Kam shkruar boll,kam krijuar arkivin tim në internet,here pas here i hedh ato per botim duke i freskuar.
    Po grupoj, nje sërë artikuj Esse dhe Kritike e mirefillte letrare …Nuk jam poet apo shkrimtar,nje publicist ,por vjershetor,e them me modesti,se nuk kam prirje shume për poezine lirike  se sa në prozë poetike ,ku shkruaj më lireshëm.Kjo me shtyn qe në te ardhmen të mendoj per një botim të ri ,nëqofte se gjej sponsorë,ne poezi,me vjersha, e mendoj ta titulloj thejsht Vjershëtore…
Shkruaj shume në facebook meditime,mbresa ,esse nga pervoja e jeta e perditshme..
Le të jenë ato një ushqim i perditshem për ne  lexuesit,se sa një akumulim libror,pasi lexuesi i sotëm ështe i i padurueshem dhe i prirur per  te lexuar,shkrime te shkurtera…dhe me nje perzgjedhje fjalesh artistike te goditura te pjekura  ne mendime ,jo shumë e për lumë, si themi ne andej nga devolli.
Gjithnje i refrohem nje postulati te gjigandit Rilindas te letrave shqipe  dhe themeluesit te letersise turke,bej Sami Frasherit kur thotë : “Bukuria e njeriut bëhet nga bukuria e fjalës qe flet e shkruan,  nga mendimet e larta që gjinden në fjalët e bukura”.                        
    
     10.-Çfare këshille do ti jepnit  djemve dhe vajzave që kan një ëndër në sirtar për të publikuar një libër ?
      -& Mos marin pervojen time endacake te shkrimeve.Por ti sistemojne ato,pasi sot mundesija elektronike hap hapeisra ruajtjeje e redaktimi,.. e neser kur te hapet nje dritare,t’i botojne ato.Kutptohet porta e madhe e veshtiresve finaciare,por do gjenden njeres te mire e sponsore me interes per botimin e librit.Do te inkurajoja  me kete rast ,Juve Bela , të paren, se mirë ,me dolet në shteg, të gjithe artistet krijues e poetët e talentuar devollinj si Hysen Cifligun, Anesti T Koxhaj,Dhimiter Dangllin , Met Fidanin ,Valentina Diko ,Ali Gegen ,Lefter Babit,Bledar Agastren,Mirin, e shume te tjere deri më i riu i  talentuar Andrea Dangllin.
       11.-Dua ta mbyll këte interviste me nje thënjen tëndë
”Ku shkoi e ku punon devolliu ,mbeti devolli për jetë,me gjithë opinga,..”,- çfarë do ti thoshit atij që nuk i qëndron besnik kësaj thënie ?
   -& Nje pergjigje pak ngacmuese ,pasi njerezit jane te lire te shkruajne e te krijojne çfare mendojne ata,unë e kuptoj qe ju e keni fjalen per  artistet dhe krijuesit  devollinj…
Na vjen mire dhe jemi krenare,qe te shkruajne dhe per vendlindjen,nga rjedh gjaku yne,nga jane rrenjet e e familjes,kjo eshte e natyrshme per trashegimine e brezave, specifike ne emigrim,por jo recete mos më keqkuptoni.Por per devollin dhe devollinjte mos kursehemi se shkruari…
Kam parasush thenie lapidare te një shkrimtari amerikan ,mik i devollinjve dhe i shqiptarve ne tëresi  ,që ështe motua e shkrimeve të mija,kur thotë :
-” Devollinjtë janë një muze i gjallë kuture në botë..”
Suprizën e lashë per në fund,tashmë librat per Devollin te Luan Kalanes ,ndodhen ne Bibloteken e Kongresit Amerikan-Washington DC,krenari Kombetare per Letersine Shqipe dhe per Devollin,duke i ftuar admiruesit  e librave ,lexim te kendshëm.
P.s.
Për ta bëre disi më te plotë përgjgjet e intervistës,po japim më poshtë njoftimin e redaktortit te librit,
dërguar keto ditë në BOTARE, New York…
         (Libri i  ri i Luan Kalanës në fluturim për Florida,SHBA…
   Sot libri i Luan Kalanës nisi fluturimin e largët prej Shqipërisë drejt shtetit të Floridës në Amerikë.
Thesarit kulturor të Devollit iu shtua edhe një libër më shumë, plejadës së krijuesve ,një zë i veçantë me pervoje e pjekuri letrare. Krijimtaria e Luanit është një kombinim i kujtesës  se tij brilante dhe shënimeve të rregullta. Kur lexon librin e tij, mahnitesh me numrin e madh të njerëzve që ka takuar, aq sa mund të mendosh se ai s’ka lënë fshat pa shkelur në Devoll, s’ka lënë takim pa e dëshmuar në vendlindje e përtej saj.
    Në këtë botim janë tre cikle: Devolli me një vështrim të përgjithshëm panoramonik  dhe pak nga personalitetet e tij, Vishocica – vendlindja  me kulturën dhe traditat e pasura dhe devollinjtë punëtorë që kanë emigruar në Amerikë. Shkrimtari Agim Bacelli, ne parathenien e librit, i paraprin këto cikle me një vështrim të gjatë mbi veçoritë e stilit të Luanit dhe me citime të shumë prej vlerësimeve që ju, Botarë, kemi bërë për të.
Me keqardhje njoftojmë lexuesit,se për arsye finaciare dhe koston e larte të botimit ,shume shkrime u lanë jashte librit,por ato mund t’i lexojnë ne internet  me lehtësi me nje te klikuar të emrit te autorit.
Punuam një kohë të gjatë së bashku me Luanin për t’i dhënë formë këtij libri modest. Tani të dy jemi si ata që ulen në fronin e të akuzuarit dhe presin kokulur  me urtësi vendimin e lexuesit-gjykatës.
 Kosta Nake -redaktor i librave
Nga mesazhet e shumta dhe vlersimet per librin ,medojme te veçojmë ate te poetit
Skender Rusi, Drejtor i Biblotekes “Thimi Mitko” Korçë, si perfundim  te intervistës tonë.
(Skender Rusi I dashur Luan!Te uroj me gjithe shpirt per librin e ri qe botove.Erdhi e ma solli ne zyre Kosta Nake dhe keshtu ai, Libri , e ka shtepine ne Biblioteken e Korçës. Libri pikon dashuri per vendlindjen dhe njerezit e mire te Devollit,me te cilet ne  krenohemi. E kam pritur kete liber ashtu sikurse pres edhe te tjere pas tij.Ti je ne moshen me te mire per krijimtari,ndaj duhet ta shfrytezosh ate.Ky liber ka gjera të mrekullueshme brenda, ndaj duhet lexuar nga te gjithe,e sidomos nga devollinjte.Suksese edhe nje here,i dashur,pershendetje familisht …Skënderi..)
    Faleminderit i nderuari Mësuesi ynë,për inetrvisten dhe të urojmë shëndet te plotë e suksese në krijmtarinë e ardhshme e me bereqet,
për hambarët e pasur shpirtëror të Devollit. 
Mirë u degjofshim se shpejti

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s