Zili do ta kisha edhe një murg

Nga: Ilirjan Zhiti

Zili do ta kisha edhe një murg

(nga vëllimi me të njëjtin titull, botuar nga “Vllamasi”, 2017)

 

Fillova punë në Bujqësi,

Nga shteti i kohës dënuar.

Eh, e shkreta “biografi”:

Isha një “armik” i harruar.

 

Diktatura e egër, e verbër,

Rëndë me ne kish gabuar,

Se ne qenkeshim “racë” tjetër,

Shkollimi s’na duhej lejuar.

 

Nga puna e zyrës më hoqën.

Shkollën e Lartë ma ndaluan…

Pa asnjë faj na përndoqën

Pse ca ministra “tradhtuan”…

 

Ditët e para në bujqësi…

Ҫdo gjë më dukej përçudnuar

Dhe ndonëse isha djalë i ri,

Si plak rrija menduar.

 

Kasollja më dukej burg,

Pejzazhi i lodhshëm, ç’mërzi!

Zili do ta kisha edhe një murg,

Që i vetmuar larg Botës rri.

 

Kur njerëzit e punës njoha

Nga afër si ishin në jetë,

Eh, atëhere mësova,

Se ç’ishin njerëz të vërtetë.

 

Dhe njoha një vajzë atje

Që nuk mendonte si shteti;

Mua si armik ajo s’më sheh

I dukem sikur të jem mbreti.

 

Një ditë në fushë tek punonim,

Filloi një shi pa pushim,

Na u desh të dy të vraponim,

Në kasolle të gjenim shpëtim.

 

Afër njëri-tjetrit, aq pranë.

Afruam buzët e plota…

Shqetësimet e mia ku vanë?!

Tani më dukeshin të kota.

 

Trupin lastar si zog tek dridhej

E ndjeja, bashkë të ngjitur…

Po zemra, vallë, pse po hidhej

Sikur në Parajsë kish zbritur?!

 

Aromën dehëse të trupit tënd,

Përjetë në shpirt do ta mbaj,

Si kjo kasolle s’do më dukej asnjë vend,

As pallati më i bukur në Dubai.

 

U bëre për mua bregu,

Ku shkarkova gjithë mërzitë,

Ti u bërë si shkëmbi,

Ku theva pasiguritë.

 

M’u bëre si deti në verë,

Ku i kredha ditët me fat,

Eh, s’u dashka dorëzuar asnjëherë.

Edhe pse mbreti zihet shah-mat.

 

Asnjë diktaturë në Botë

Lirinë e shpirtit dot s’ta marrka,

Kurdoherë u gjetka një portë

Edhe kur je zhytur në ferrzinjtë rrathë.

 

Plug, Lushnjë, 1985

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s