Atdheu, dashuria më e madhe

Roman: Rritu princeshë, Autor: Hamit F Gurguri (Botues Shtëpia botuese “Erik Hans”- 2016)

Recenzent: Bahtir Latifi

Artani, një mërgimtar shqiptar e pa Svenen, një infermiere në trajektin në detin Baltik, kur shkonin për ti bërë homazh viktimave të tragjedisë së anijes “Estonia”, ku humbi jetën edhe një mjeke shqiptare, por emri i saj as nuk u shenua gjëkundi. Atë ditë Artani e Svena nuk folën shumë por shkrepi dashuria në mes tyre. Ata u takuan më vonë, u dashuruan me njëri-tjetrin dhe pas pak për një fjalë moskuptimi, keqkuptimi apo mosmarrëveshje ata u ndanë.

Svena ani se mbeti shtatëzënë, nuk ia tregoi atë sekret Artanit, vendosi ta mbante foshnjën, qoftë edhe e vetme. Për çuditë që sjell jeta, Svena infermiere përmes shoqatës ”Erikshjälp” nga Suedia, shkon në Kosovë për të ndihmuar Shoqatën “Nëna Terezë” ku njerëzit ballafaqoheshin me situata të veshtira ekonomike e sociale para luftës. Quditërisht, Svena shkon po në shtëpi të Artanit duke mos patur ide, adresë as njohuri për vendlindjën e tij. Svena, bashkë me shoqen e saj Nora nga Norvegjia panë zemërgjërsinë, respektin, vullnetin e zjarrtë të shqiptarëve në ato kohra të vështira. Aty ajo mësoi për keqkuptimin e fjalës : “Ku” që në suedisht i thonë lopës, ndërsa ajo e pati keqkuptuar se Artani e quajti atë ashtu. Këtu po shkputi një pjesë të dialogut: ―Me çfarë mbresash po kthehesh nga Kosova, Svena?

– Shumë të thella, Nora…

– Në çfarë mënyre Svena? – Emocionalisht. Moralisht. Njerëzisht. Shpirtërisht!

– Au, au , au …Svena…Për vetëm shtatë ditë të tära …

– Bile ende kam, Nora…

Gjatë rrugës nga Prishtina, në Beograd, për të fluturuar tutje për Kopenhagë nuk qe i lehtë ky udhëtim pasi që ato hasen në kurthë me bagazhin e tyre në Beograd e që për të bërë kurreshtar lexuesin ta lexoj romanin ”Rritu princeshë”, nuk do jap më shumë detaje si u zhvillua ngarja, me maltretimet që milicia serbe ia bënë Svenës. Mjaftoj një javë që Svena të qendrojë në Kosovë dhe të marrë shumë çka nga ajo kohë e shkurtër me shqiptarët e qytetit të Skenderait derisa ajo u ndihmonte njerëzve me nevoja të ndryshme. Sigurisht që kishte edhe njohuri nga Artani kur ata bisedonin për Kosovën sa ishin bashkë në Suedi, por tani në atë rastë Svena përjetoi dhe mësoi më për së afermi se çka do të thotë të jeshë shqiptar e të jetosh në kushte jo të mira ekonomike, sociale por edhe politike .

”Moraralisht ndjehem më e fortë, pasi pashë njerëzit që edhe para vdekjës nuk e humbnin dinjitetin e tyre. A mund të harroj fytyrën dhe fjalët e xha Mujo, i cili kurrë asnjëherë nuk foli ndonjë fjalë fyese për ata që ia vranë tërë familjen dhe i bënë aq padrejtësi…Ku mos të merrte njeriu forcë shpirtërore, kur tërë atë që e kishin,përpiqeshin të na e vënin përpara. Si të mos merr njeriu forcë në shpirt, nga njerëz të halleve të mëdha, po me zemër të madhe?”

(Svena i ndihmonte plakut me emrin Mujo i cili ishte i sëmur në Norvegji.Mujo ishte nga Kërligata, në veri të Skenderajt. Ditën kur Svena udhëtonte për Suedi, Mujo vdes…).

Përveq kësaj, kjo histori të bënë të mësosh shumë detaje nga një lidhje dashurie mes djalit shqiptar, Artanit dhe Svenës suedeze, vështërsit mes njëri tjeterit, por njëkohësisht të bënë të ndihesh edhe krenar gjatë këti romani si shqiptar. Romani sa të bënë të ndihesh mirë e me një ndjenjë të fortë dashurie e për të mësuar se si të dashurosh, por të njejtën kohë të bënë edhe të ndihesh i merzitur për mosmarrveshjet për ca kohë në mes personazheve.

Përsonazhet e këti romani ishin Artani dhe Svena, që të dytë gjatë kësaj kohe u përballuan me vështërsi të ndryshme, por dashuria e tyre e sinqertë i bëri ata që të tejkalojnë shumë gjëra që gjatë kësaj kohe ata ndryshuan shumë dhe u zhvilluan si dy njerëz të pjekur dhe të menqur për ta mbajtë një lidhje dashurie si duhet mbajtur dhe për ta ndertuar një të ardhëme së bashku me një familje të shëdosh e të lumtur. Svena pasi u kthye në Suedi, u takua me Artanin dhe ajo i tregon se ishte shtatëzënë… Në fillim Artani e quante Svenën princeshë, por pasi iu lindi vajza, që Svena e pagëzoi Shotë, ai e quajti princeshë, çka i japi titullin edhe librit.

― Nuk jam më pincesha jote, Artan?

― Jo, ti je mbretëresha Svea, por lindje një princeshë.

― A kanë fund befasitë tuaja, Artani im, shqiptari im?

Autori si më parë, edhe në këtë roman e ka përdorur me një gjuhë shumë të lehtë, të kuptueshme për shumë shtresa lexuesish, me një stil të afërt, gjë që të bënë shumë herë të ndjehesh si kur të jesh edhe ti pjesë e asaj ngjarje. Një gjuhë ku hasim edhe shume terme popullore që kishim më herët e që ndoshta përdoren ende nga ajo zonë nga edhe është përsonazhi i këtij libri. Përmesë këti libri, shkrimtari besoj ka prezantuar shumë mirë një pjesë të identietit tonë: zemërgjerësinë, bujarinë, respektin, dhe shumë çka tjetër që si shqiptarë i kemi e ndoshta të tjerët herë herë edhe na e kan zili. Një mesazh i mirë për të rinjët se si duhet duhet të mbesim shqiptarë, edhe pse kohërat ndryshojnë, por nëse nuk arrijm ti mbajmë vlerat që kishim dikur edhe sot, atherë do të humbim shumë nga vetja e jonë dhe nuk do të mbesim ata si ishim dikur qoftë për njëri-tjetrin si shqiptarë por edhe për të tjerët njerëz, nga do që janë ata. Kishte shumë qka në këtë roman të shkruar ashtu si duhet spikatur nga një autor i cili din dhe njeh virtytet e popullit të vet si duhet. Prandaj është një libër shumë i mirë, gjë që unë do të rekomandoja që mos ta humbin shansin për t’a lexuar këte libër, në veqanti të rinjtë…

Hamit F Gurguri është një shkrimtar tashmë i njohur për lexuesit, në veqanti për mërgimtarët. Ka botime të shumëta, të natyrës së njejtë, por kryesisht njehë mirë rrënjët dhe historin shqiptare prandaj librat e tij janë të lidhura rreth saj. Kështu që secili që lexon një libër nga ky autor, do të mësoj shumë, veçan, për identitetin, historinë shqiptare dhe vlerën e kulturës dhe traditës tonë ashtu tamam si na ka hije dhe duhet të jemi.

IMG_5290

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s