Pse Europa?

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë

Neve na duket në shikim të parë , sepse duke mos i njohur rrethanat historike që i ka kaluar kombi ynë,  na duket që Europa na sheh me një sy mospërfillës, që Europa është ajo e kjo , që Europa është e pa interesuar për ne, që  Europa…

Një është e vërtetë që ne jemi të parët e këtuhit e që ne e mohojmë, që ne jemi të parët e gjithçkaje njerëzore në Europë por prapë jemi mosmirënjohës për të kaluarën tonë dhe në këtë mënyrë i bëjmë edhe ata që kanë “urrejtje” ndaj nesh të “gjuajnë” gurë mbi ne. Kurrsesi nuk vetëdijesohemi që të mendojmë në mënyrë perëndimore; vërtetë që jemi në Lindje të Europës por jemi në Perëndim të gjithë atyre që nuk na duan dhe që mendohen dhe veprojnë shumë keq me ne. Prandaj jemi Perëndim!

Pasojat e Kongresit të Berlinit ( 1878 ) në ndarjen e tokave tona ishin nga arsyeja  që Europa nuk e donte një Turqi të dytë në gjirin e saj.   Nëse e pyesim veten se pse ,duhet ta dimë mirë kohën e Rrethimit të Vjenës  (1683 ): (“Pranoni Islamin”, shkruante Veziri i Madh, Kara Mustafa në një dokument që iu prezantua austriakëve në ditët e para të korrikut si ofertë për një zgjidhje politike “dhe do të jetoni në paqe me sulltanin. Ose dorëzoni kështjellën dhe do të jetoni në paqe nën sulltanin si kristianë, dhe kushdo që e do këtë mund të niset në paqe duke marrë me vete mallrat! Nëse rezistoni, vdekja ose skllavëria do të jenë fati i të gjithëve ju!” )

 “Por, vëmendja kryesore e Mustafait ishin territoret e rrezikuara hungareze prej austriakëve dhe ëndrra e tij, Vjena. Për këtë qëllim, në fillim të vitit 1683, ai mobilizoi dhe përgatiti një ushtri të madhe me anë të së cilës synonte të vendoste hegjemoninë përfundimtare mbi Hungarinë dhe mandej të pushtonte Vjenën, për të shmangur kështu një herë e mirë kërcënimin që i vinte nga Perëndimi. Ushtria kishte filluar marshimin nga Edreneja dhe gjatë rrugës nëpër territoret e Ballkanit ajo grumbulloi nga pashallëqet përreth reparte të reja dhe të panumërta. Ndërsa kishte mbërritur në Beograd numri i forcave të kësaj ushtrie kishte shkuar në 250 000 vetë. Rrethimi i Vjenës filloi më 14 korrik 1683, por mbas luftimeve të ashpra osmanët u detyruan të tërhiqen në fillim të shtatorit të po atij viti. Ky dështim para mureve të Vjenës i kushtoi Mustafai pasojën fatale. Më 25 dhjetor 1683 atij i prenë kokën. /www.bota.al

Pra, shqiptarët në shekullin XVII humbën shansin t’i bashkoheshin Evropës. Si kështu?

“Shqiptarët janë gjetur në një pozitë mjaft të palakmueshme në luftërat e Aleancës së Shenjtë kundër Perandorisë Osmane gjatë shekullit XVII. Brenda një lufte, i njëjti popull luftoi për të dyja anët. Ballkani dhe Evropa Juglindore do të shndërroheshin në një arenë të interesave politike, fetare dhe strategjike të këtyre dy fuqive dominuese të kohës. Ajo që e pësoi keq ishte popullata shqiptare  Por pos kësaj lëshoi rastin historik që t’i bashkëngjitej Evropës në proceset zhvillimore të asaj kohe. (Ky ishte një nga konstatimet që janë nxjerrë në tryezën shkencore “Luftërat e Aleancës së Shenjtë kundër Perandorisë Osmane gjatë fundit të shek. XVII dhe gjysmës së parë të shek. XVIII”, organizuar nga Dega e Historisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës. )

“Disfata e rëndë që pësoi ushtria osmane para mureve të Vjenës më 12 shtator të vitit 1683, paraqet pikë kthese në raportet midis Perandorisë Osmane dhe Evropës.” dhe njollë të madhe për shqiptarët. Gjërat nuk harrohen lehtë .

Të nxitur fuqimisht nga Papa Inoçenti XI, disa nga vendet evropiane, në radhe të parë Perandoria Habsburge, si fuqia kryesore evropiane e asaj kohe, Polonia, Venediku, Papati dhe disa vende të tjera më të vogla, në pranverën e vitit 1684 krijuan Aleancën e Shenjtë për ta luftuar Perandorinë Osmane … dhe roli i shqiptarëve cili ishte?

Kaloi edhe Kongresi i Berlinit me vendimet e tij , na copëtuan por diçka mbeti . Europa e dinte gabimin e saj , por fuqia e Rusisë ishte  e madhe.

Kur Konferenca e Vjenës 1912, vendosi për Shqipërinë, kryesisht ne shqiptarët nuk e deshëm , jo pse ishim të pakënaqur me sipërfaqen tokësore por ne “duhej” pa tjetër të tradhtonim dëshirën e Europës. Ismail Qemali i deleguari i Austro-Hungarisë për shpalljen e  pavarësisë u detyrua të ikë.

Tani jemi në vitin kur Europa e solli europianin që të udhëheqë me një popull të dalë nga robëria 500 vjeçare i verbuar tërësisht të cilit edhe drita më e vogël ia vriste syrin.

Ne e deshëm babën sulltan dhe i thamë Europës  Merci! Një “merci » jo miqësore por një   përdhosje e vendimeve të saja. E përzumë Princ Vidin.

Synimet grabitqare të fqinjëve për copëtimin përfundimtar të Shqipërisë londineze u penguan prapë nga Austro-Hungaria, së cilës i kushtoi shumë shtrenjtë. Por Shqipëria shpëtoi.

E deshi koha Luftën e dytë Botërore, dhe falë disa rrethanave shumë specifike Shqipëria mbeti e pa prekur .U krijua shteti dhe pushteti i ri  në frymën e kohës; për Europën prapë «  habi dhe e papritur «, Shqipëria gati për 50 vjet mbajti kursin pro lindor, anti perëndimor. E vërtetë, apo jo ?

Shkojmë më tutje , dëshira dhe vullneti i Europës që të shpëtojë « një popull me histori të vjetër mbi 3000 vjeçare » (Joshka Fisher në Bundestagun Gjerman), të shpëtojë një popull me  « një gjuhë  1500 vjetër se gjuha gjermane » (historianet gjerman ) u realizua dhe lindi shteti i dytë shqiptar : Kosova, 1999 .

Por , ne ashtu të pa falënderueshëm si jemi, në kohën kur propaganda antishqiptare ishte e madhe dhe e cila synonte pendimin e Perëndimit për ndihmën e dhënë  , ne dalim me librin « Lufta e madhe turke dhe shqiptari »

E pse ky libër tani ? T`ia kujtojmë Europës se je « jemi ata të para  310 vjetësh «

Si përfundim, për deri sa nuk mendojmë dhe veprojmë në mënyrën perëndimore dhe me dashuri ndaj Perëndimit do të jemi gjithmonë të injoruarit nga  po nga ai Perëndim, pa të cilin do të gllabërohemi se çele mbyllë sytë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s