A E KA RADHËN PAS TËRHEQJES SË TË TESTIMIT EKSTERN TË HIQET EDHE NJËRI NGA DITARËT

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Shumë herë kam shkruar dhe kam dhënë mendimin tim se duhej qe herët të hiqej testimi ekstern, sepse nuk ishte analizuar si proekt në fillim se do të jap rezltatin e duhur apo do të jetë e kundërta. E gjithë kjo u pa që në vitin e parë të aplikimit se ishte një proekt jo i përgatitur dhe analizuar mirë për  tu realizuar dhe për të dhënë rezultate pozitive, por që në hapat e parë u pa se ishte një dështim dhe u desht të priten ndrrime qeverish për ta përmisuar gabimin e bërë pa e menduar mire, kështu pas të gjitha maltrimeve që iu bënë gjat këtyre vitever nxënësve dhe arsimtarëve u desh të pritet koha e ndrrimit të qeverisë dhe të tërhiqet.

Tani pas tërheqjes që iu bë testimit ekstern besoj se e ka radhën të tërhiqet edhe njëri nga ditarët klasor npër shkolla. E dim të gjithë se ka disa viteqë në shkolla ekzistojnë dhe përdoren nga arsimtarët dy ditarë klasor ku evidentohet e tërë administrate e një paralelje. Pra, kemi ditarin tradicional të dorës, por kemi edhe ditarin elektronik që krahas ditarit të dorës edhe ky ditar është i obligueshëm të shfrytëzohet nga ana e arsimtarëve që tërë evidencën që e shkruahnë arsimtarët në ditarin e dorës ta shkruajnë edhe në ditarin elektronik.

Unë mendoj se edhe ky proekt që është futur për tu aplikuar nëpër shkolla është jo produktiv, por është vetëm një ngarkesë formale, por në anën tjetër është një ngarkesë e tepruar për arsimtarët që të shkruajnë një administratë të njejtë në dy ditar në ate të dorës dhe ate elektronik. Proektet e tilla të pa analizuara mirë nga Ministria e Arsimit të Maqedonisë dhe pa konsultime me ekspertë profesional gjithnjë prodhojnë gjëra negative se sa pozitive. Tani nëse merret dhe analizohet  përdorimi  i dy ditarëve klasor në shkolla nga arsimtarët për mendimin timn është vetëm humbje kohe dhe ate në vend që arsimtari të angazhohet më tepër dhe të jap kontributin e tij në proçesin edukativo- arsimor, ai angazhohet më së tepërmi në aspektin e plotësimit të administratës, sepse në bazë të kësaj edhe vlerësohet.

Do të thotë se arsimtarin e sotëm më mirë është ta pagëzojmë me emrin e një administratori se sa të një mësimdhënësi dhe edukatori. Me eksperimentet e tilla në kohën e fundit në vend që të ndihmohe prtoçesi arsimor në shkolla  tona të ec para po ndodhë e kundërta, sepse futen në aplikim disa gjëra që e stagnojnë ate prioritare me gjëra që nuk kanë peshë tek proçesi edukativo- arsimor ku do të japin rezultate konkrete për ngritjen e cilsisë së arsimit. Arsimtarët duhet më së tepërmi të angazhohen për ti mësuar dhe edukuar nxënësit gjatë tërë vitit shkollor dhe jo në këtë aspekt të ngecet dhe më së tepërmi të angazhohen me admninistratë.

Kjo është një gjë e pakuptimtë dhe besoj se është koha e duhur që nga viti i ardhshëm shkollor njëri nga ditarët të hiqet nga përdorimi. Të lirohen arsimtarët nga kjo n garkesë e dyfishtë që bëjnë duke shkruar në dy ditarë  gjëra të njejta. Me këtë do iu lëmë kohë që ata më së tepërmi të merren drejtpërdrejt me nxënësit e tyrfe në proçesin edukativo arsimor se sa të bëjnë punën e n jë administratori që për mua është edhe ngarkesë e tepruar për arsimtarin, por njëkohësisht është edhe humbje kohe . Mbetem me shpresë se edhe kjo çështje do tëanalizohet mirë tani nga Ministria e Arsimit duke u konsultuar me njerëz profesional të lëmisë së arsimit dhe që nga viti i ardhshëm arsimtarët për plotsimin e administratës pedagogjike të kenë n jë ditar e jo dy që tani për tani janë duke i përdor për të n jejtin qëllim e që për mua është punë e dzfishtë që nuk ia vlen.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s