ARSIMIN QË SA MË PARË DUHET TA ÇLIROJMË NGA PRANGAT E POLITIKËS DHE KUADRI I DOBËT ARSIMOR

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Në vitet e fundit sidomos këto të tranzicionit e kanë ngarkuar shumë arsimin me politizimin e tij gati se në çdo aspekt.Unë mendoj se politika duhet të jetë larg arsimit dhe most ë fus dorë në te, sepse aty ku futet politika arsimi do të lëngoj dhe e gjithë kjo do të sjellë pasoja të mëdha e mbi të gjitha këto pasoja do ti bartin nxënësit.

Arsimi nuk mund të duroj aspak politizim, sepse në këtë mënyrë nuk i sjellim aspak të mira, por vetëm se e rëndojmë dhe e dëmtojmë ate dhe në vend që të ecë para ai do të stagnoj në shumë segmente, por pse mos të them se në përgjithësi nuk do të ketë suksese  në te. Kështu që sa më parë duhet ta çlirojmë arsimin nga prangat e politikës dhe ta lëmë të pavarur për të pasur një arsim më cilësor. Politika ka futur aq thellë gishtrinjtë nëpër shkolla që nga zgjedhja e udhëheqësve të shkollova, por edhe tek kuadri arsimor, kështu që duke mos shikuar fare cilësinë, aftësinë, moralin e personit i cili zgjidhet për të udhëhequr një institucion shkollor.

Kriteret e një udhëheqësi të mirëfilltë dhe i kuadrit arsimor aspak nuk merren parasysh, por të gjitha këto bëhen nga njerëz jo kompenten dhe sillen në shumtën e rasteve njerëz në arsim që nuk meritojnë të jenë në këtë profesion ,  ndërsa lihet anësh ata që meritojnë të jeni brenda një objekti shkollor për të punuar me nxënësit në proçesin edukativo- mësimor. Në përzgjedhje që do të ishte në interes të shkollës dhe mbi të gjitha nxënësve, ndodhë në të shumtën e rasteve punësohet kuadri jo cilësor, ndërsa ai meritor nuk pranohet. Kjo është jo vetëm në dëmë të shkollës, por është edhe në dëm kombëtar e shoqëror në përgjithësi, kështu që këto gjëra duhen sa më shpejt të evitohen dhe të i lënë institucionet shkollore te përzgjedhin kuadrin arsimor që është më kualtativ dhe që  meriton, përndryshe arsimi është duke pësuar  shumë në këtë aspekt.

Duhet të largohen sa më shpejt direktivat partaike me të cilat përcaktohet edhe udhëheqësi i shkollës edhe përcaktimi i kuadrit arsimor nëse duam vlera të mirëfillta në arsim, përndryshe në shumë raste këto direktiva në vend që ta ngrisin cilësinë e arsimit ato çojnë mbrapa, sepse me  një kuadër jo kualtativ, jo produktiv, jo i përgatitur sa duhet dhe… nuk mund të ecim para në arsimimin dhe e dukimin e  gjeneratave të reja, por vetëm se mund ti dëmtojmë gjeneratat e reja të cilat janë ardhmëria e një kombi dhe e tërë shoqërisë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s