“BISEDA JUAJ, VËRTET, QE NJË UDHËTIM NË VITE, I ARSIMIT SHQIPTAR…”

                     (Për një emision, në “Radio-Kontakt”,Tiranë)

Nga: EVA MANXHARI

Përshëndetje, profesor Murat Gecaj!

Dëgjova me vëmendje, deri në orët e vona të natës, bisedën tuaj në “Radio Kontakt”.Duke dëgjuar zërin tuaj,mënyrën e komunikimit, e ndjeva veten të rrikthyer mbrapa në kohë…Kujtova ato vite, kur isha në bankat e shkollës dhe dëgjoja me vēmëndje leksionet e profesorit.Më bëri të prekem urtësia juaj e komunikimit,qetësia në tregimin e fakteve historike,paralelizmi që bënit, nëpërmjet ngjarjeve, për ruajtjen e gjuhës e kulturës sonë të lashtë;për patriotizmin, që çdo shqiptar e ka të gdhëndur nën lëkurë. Po kështu, shprehja e mendimit tuaj për dërgimin e mësuesve të kualifikuar edhe në fshatrat më të thella; këshillat tuaja për uljen e volumit të programeve e teksteve shkollorë; për mënyrën e mësimdhënies e deri te përpjekja për njohjen e diplomave të stdentëve tanë, të cilat mbarojnë shkollat e larta në botë.

Biseda juaj, vërtet, qe një udhëtim në vite i arsimit shqiptar. Prandaj, në fund të bisedës ndjeva krenarinë e të qenit shqiptare.Duke jetruar në emigracion për më shumë se një çerek shekulli, shpesh herë e ndieja veten si një qenie e huaj, midis dy kufijsh…pa atdhe?!Kur vija në Tiranë, kërkoja të gjeja atë copëz jete, që e kisha lënë pas,por ndihesha e huaj, sepse asgjë nuk kishte mbetur, ashtu si dikur! Ishin ndryshuar rrugët,ndërtimet,organizimi i jetës,muzika,humori,mënyra e të shprehurit,mentaliteti,vetë njerëzit.Kthehesha në vrapin e përditshëm, në vendin, ku nuk ndieja asnjëherë atë frymëmarrje të thellë,atë ngrohtësi e mbrojtje, që më dhuronin edhe muret e shtëpisë sime. Nuk e kisha atë ndjenjē të ëmbël, që perceptoja dikur në vendin tim edhe në qiellin gri,në ditët me shi e netët pa hënë.

Në fund të bisedës suaj ndjeva sytë të më lotonin dhe nuk kam turp ta them këtë gjë,sepse ndjeva keqardhje për një popull, që “vishet” me kulturën shqiptare nëpër rrugët e botës,që shpesh herë në ngjarje kombëtare kryqëzon duart në simbolin e shqiponjës (ashtu si thoni edhe ju, professor, në bisedën tuaj). Ndërsa, për fat të keq, jo pak herë e pëçudnojnë atë,e njollosin kulturën e tij,e simbolizojnë me emrin, që nuk emeriton, i vënë vulën e turpit!…

Por, ashtu si rrezja e diellit, që del pas reve,ndjeva buzëqeshjen mes lotësh, sepse jo çdo gjë ka ndryshuar në vendin tim,sepse historia nuk mund të ndryshohet,sepse njerëzit që e kanë dashur dhe kanë luftuar e punuar me ndershmëri për të trashëguar pasurinë më të madhe të një kombi, jetojnë ende.Unë jam vetëm një individ ,por besoj që, ashtu si unë, mund të jenë ndjerë shumë dëgjues të bisedës suaj.

Nuk më mbetet asgjë tjetër, përveç se t’u falenderoj edhe unë, për punën tuaj,për çdo orë të çmuar tuajën, që i dhuroni pasurisë kombëtare shqiptare,shkrimit të faqeve të reja të historisë ,si një trashëgimi kulturore për brezat e ardhshëm.

Ju uroj shëndet dhe faleminderit, për gjithçka!

Romë-Itali, më 30 maj 2017

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s