Fjala e Rexhep Osmanit me rastin e varrimit së mësueses Vezire Gjeraku

Tiranë, më 5 qershor 2017

E nderura  Familje e  mësueses   Vezire,                                                                                       

Të  dashur  miq,                                                                                                                             

Zonja dhe zotrinj,

Kumti për largimin nga jeta e mësueses Vezire,pikërisht në  muajin e lindjes së saj,  u prit me dhembje dhe pikllim edhe në Kosovë. Lindi në Sllatinë të Madhe, Komuna Fushë Kosovë, afër Prishtinës, nga një familje me ndjenja dhe përkushtime të fuqishme atdhetare.

Vezirja,kjo bijë e Kosovës dhe e Shqipërisë ishte dhe mbetet figurë madhështore e arsimit shqiptar.Në rrugëtimin e saj  jetësor kapërceu kufinj të mëdhenj të sakrificës, të qendresës,të vuajtjeve dhe të mbijetesës.Me personalitetin e saj  të fortë e të dinjitetshëm ,me dijën dhe  kulturën e saj , sajoi kurorën e mrekullueshme të punës së  saj atdhetare, arsimore  dhe familjare.

Janë me mija orë mësimi dhe veprimtarie të punës madhore të mësueses Vezire që janë regjistruar në kujtesën brezave që morën dije  dhe edukim prej saj . Ajo  ishte dhe mbetet  shtëpia e mendjes së arsimit  kombëtar shqiptar.

 Formimi i saj atdhetar dhe inelektual motivoi luftën  dhe qendresën e shumë atdhetarëve  kosovarë kundër pushtimit të tokave shqiptare nga shkelsitë e egër serbë ,në fund të Luftës së Dytë Botërore.Ajo i thoshte   se çdo shqiptar duhet të luftojë për atdheun e vet- Kosovën.

Mësuesja Vezire,sot“po prenë lidhjet me tokën për të prekur fytyrën e Perëndisë”  Yjet në qiell le  ti bëjnë roje shpirtit të saj në tërë bardhësinë e tij

Zot e bekofttë mësuesen titanike Vezire Gjeraku!

Zoti e bekoftë familjen Selimi e Mezini

Zoti e bekoftë familjen Gjeraku !

Zoti e bekoftë vendlindjen e  saj – Sllatinën e Madhe!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s