Malli poetik i Kosovës

Shoqata e Shkrimtarëve  “Naim Frashëri

Fushë Kosovë

2016

 

f.14

 

Bedri Neziri, Kastriot

Maja e Qyqavicës

Ngrihu moj Nënë

Ngrihu si zanat e maleve

Të shijosh lirinë

Të shikosh se si valëvitet

Mbi gurë ky flamur

Ndër lisa e plisa.

Në agun e pranverës

Nëpër ato varre të stolisura

Flenë të qetë dëshmorët

Loti yt moj nënë krenare

Perlë kristal Drenice,

Kala e pamposhtur e Kosovës

Maja e Qyqavicës.

Aty ku dykrenori e ka folenë

Dhe rrit fëmijët me dashurinë e atdheut

Aty ku nata bëhet dritë

Ku shqipet krenare e mundin vdekjen

Aty ku heronjtë e flijuan jetën

Aty ku shkëmbi është shtëpi e shqiponjës

E lulet janë më të bukura në botë.

 

f.62

Petrit Rruka, Tiranë

 

Baba, ne ikëm

letra e dytë,

(shkruar kur nga fshati iku dhe i fundit…)

 

Baba, ne ikëm…shtëpinë e braktisëm,

një kohë arixhinjsh jeton gjithë bota,

dhe foton tënde nga muret e zbritëm,

si dry një palë lotë vendosëm te porta…

 

Ikëm, or ikëm, vendlindjen e vramë,

në metropole që mblidhen si punë e iriqëve,

(e ke parasysh kur e vjelin një pemë

dhe mblidhet e ngjishet si në vargjet e fiqve?!..)

 

U ngjeshëm këtej ndër halle të reja,

e humbëm dhe barin, dhe gjumin, dhe këngën,

gati gjithçka në dyqane luksoze,

dyqan- psikologu, të të kallnis dhe zemrën..

 

Ne ikëm dhe varrin ta futëm në një video,

të dielën të takojmë në xhamin vizual,

me mend i vemë lulet, dy lotë, një cigare,

jetojmë me simbole…në një botë me manual.

 

Në fshat nuk shkojmë, e kemi me vete,

tani gjithçka e mbajmë në një kuti,

kjo kutia baba e ka emrin kompjuter,

në xhamin e tij takon çdo njeri.

 

Në xhamin e tij gjen nuse, bën dasëm,

puth djemtë e vëllait në tjetër kontinent,

dhe nënën e qan nga mijëra kilometra,

tek e fusin në varr, me video- konferencë.

 

Ne bashkë do bëhemi kur të vijmë aty poshtë,

këtu lart u ndamë për jetë e për mot,

s’të shkruaj më shumë, se ti e di mirë,

qëllova i dobët dhe mbytem në lot.

 

Nuk dimë ku shkojmë, s’ka kohë të mendohesh,

nxitojmë nga që thjesht është në modë nxitimi,

një kohë arixhinjsh jeton sot bota,

ah, ik edhe thurr kanistra pikëllimi…

 

 

f.74

 

Osman Bojaxhiu, Dragash

 

Stinët e dashurisë

 

Buzë lumit u takuan

Në liqe shfaqëm krenarinë

Në breg të Drinit u penduam

Në det të qetë derdhëm dashurinë.

 

Me ngrohtësinë e diellit të verës

I hodhëm vapën ditës

Me pëshpëritjet e natës

I ndalëm rrezet e dritës.

 

Me lotët e ndarjes

I falëm shiun vjeshtës

Me zjarrin e dashurisë

I dogjëm plagët e zeza.

 

Me çarçaf të bardhë

Mbuluam rrugën e shpresës

Dhe dashurinë e lamë

Të dalë në pranverë!

 

 

  1. 88

Xheladin Mjeku, Prishtinë

 

Atdhe, cili është atdheu yt?

 

Atdhe, cili është atdheu yt?

Që kaq gjatë u trande shekujve?

E asnjëherë s’ia dëftove

Emrin e vërtetë prej origjine.

 

Kah bie ajo rrugë gjatore,

Që prek shtigjet e shekujve?

Majat e lashtësisë tënde,

Sa shekuj ngrehëm shigjetat e triumfit,

Dhe s’e arritëm dot Aktin e ngadhnjimit!

 

Atdhe, ku fillon atdheu yt?

Nga Maja e Krujës,

Tej Alpeve që prekin qiellin,

Ku pushojnë stinëve të bardha

Shqipet vigjilente shekujve në përftim.

 

Ku nis shtegu i pritave,

I qendresës sa lashtësia e ashtit tonë?

Prej vringëllimit të shputës së Skëndërbeut,

Nga jehona e kushtrimit të Adem Jasharit,

Që kohës ia kthyen lavdinë

Përjetësisht!

 

Sot në Ҫamëri po më djeg shpirti,

E zemra flakë deri te Molla e Kuqe,

O, sa me mall do t’i lanim sytë

Mëngjeseve tua diellore,

Me ujin e Danubit plak sa shekuj, atdhe.

 

Mos ma dridh ndër këmbë historinë, atdhe

Se ëndrrat po më prishen përfundimisht,

E gjakut po m’i vjen tjetër ngjyrë,

Ende dhimbje shpirti po ndiej,

Atdhe!

 

Pash aromën e gjakut tënd ilir

Mos ma tund lashtësinë time!

Se sytë po më erren para teje, o i lumi

I lashti im sa jeta e kësaj toke, atdhe.

 

Në cilën hartë mund ta takoj atdheu im,

Sa gjërë së gjati shtrirë mespërmes Evropës?

Prej nga ta hetoj tkurrjen e gjeografisë gjithandej,

Shekuj para ardhjes në jetë të kobzinjëve,

Që ta gërryejnë çdo ditë nga një copë shpresë

Dhe të përkëdhelin me kaq injorancë, smirëzinjtë.

 

Kur do të vendosësh mbi shtizë flamurin,

Mbrojtur nga krah shqiponje?

Që të valojë mbi qiellin tënd horizonteve,

Shekujve të lavdisë.

 

Konspektoi Bardhyl Selimi, 20 maj 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s