Në 85-vjetorin e lindjes: Publicisti, shkrimtari e kolegu i mirë, Bardhyl Xhama

Nga: Prof. Murat Gecaj

          publicist e studiues

Kam pasur fatin e kënaqësinë, që jam njohur shumë vite më pare, me Bardhyl Lame Xhamën, nga Saranda e bukur dhe unë nga Malësia e Gjakovës (Tropoja). Por njohja jonë u shtua dhe miqësia u forcua, kur në vitin 1980 shkova me punë, redaktor i gazetës “Mësuesi”, ku ai ishte sekretar i Kolegjumit. Menjëherë, dallova te ai njeriun e mirë, korrekt, buzagas e shpirtgjerë.  Ndësa në profesionin e gazetarit dhe, më pas, shkrimtar i afirmuar, dallohej për thellësinë e mendimit, përshkrimet e bukura dhe gjuhën e rrjedhëshme. Në jetën familjare  ka qenë e mbetet:  bashkëshort, baba e gjysh shumë shhembullor…

E çfarë të shkruaj më parë në këto pak radhë, për këtë koleg e mik të mirë…Se, mund të thuash shumë e nuk i ke thënë të gjitha. Kujtoj këtu se 10 vjet më parë, mora pjesë në festimin e 75-vjetorit të lindjes së  Bardhylit. Dhe ja, koha rrodhi si pa u ndjerë, ndërsa ai ka mbetur po i tillë, siç e njohim të gjithë: në familje, në punë e në shoqëri…

Lindi në Fterrë të Sarandës më 30 qershor 1934. Babai i tij ishte Lame Xhama, “Mësues i Popullit”. Në vendlindje kreu shkollën fillore, ndërsa shtatëvjeçaren dhe të mesmen i përfundoi në Gjirokastër (në gjimnazin “Asim Zeneli”) me rezultate të shkëlqyera. Arsimin e lartë e ka kryer në Universitetin e Tiranës, për gjuhë e letërsi shqipe.
Në vitet e para të profesionit në arsim, ka punuar mësues e drejtor gjimnazi në Gjirokastër, Delvinë e Sarandë. Më tej, duke parë aftësitë e tij pedagogjike e krijuese, e caktuan redaktor e sekretar kolegjiumi në gazetën “Mësuesi”, zëvendësdrejtor në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor dhe përgjegjës të  Sektorit të Gjuhës dhe Letërsisë në Institutin e Studimeve Pedagogjike.
Puna e tij e çmuar, në drejtim të institucioneve arsimore, gazetar dhe studiues, është çmuar e nderuar me Urdhrat “Naim Frashëri”  (Klasit II dhe III), si dhe me titullin e lartë, “Mësues i merituar”.

Bardhyl Xhama, tashmë,  është një nga shkrimtarët e njohur të letërsisë për fëmijë e të rinj, sin ë Shqipëri dhe në trevat shqiptare e më gjerë.  Librat e tij janë ribotuar disa herë dhe në 70-vjetorin e lindjes është nderuar me “Çmimin e Karrierës”.

Ky autor i mirënjohur ka botuar  shumë libra artistikë, romane, novela, vëllime me përralla dhe vëllime me rrëfenja. Nga këta, 8 janë nderuar me çmime në Konkurset Kombëtare të Letërsisë për Fëmijë e të Rinj.
Është quajtur dhe “shkrimtar i detit”, sepse disa nga librat e tij e marrin tematikën nga deti, nga zhytjet e peshkimi, nga aventurat e fëmijëve në gjurmimin e thellësive. Pra, përmbajtja e tyre është fantastike-shkencore, gjë që u pëlqen aq shumë, sidomos, të vegjëlve.

Vitet e fundit i është kushtuar kryesisht rrëfenjave të shkurëra, që e marrin tematikën nga fjalët e urta të popullit tonë. Nga Shtëpia Botuese “Toena” ka nisur të botohet  një seri me vëllime të tillë , me dhjetëra rrëfenja, të cilat janë mirëpritur nga shkollarët dhe janë ribotuar disa herë.

Po kështu, Bardhyl Xhama ka  shkruar dy pjesë për teatrin e kukullave, të cilat janë shfaqur në qytetin e vendlndjes, Sarandë. Ka botuar mbi 100 tregime e përralla në gazeta e revista për fëmijë. Ka përgatitur për radion e televizionin dhjetëra skenarë, teletregime e telenovela për fëmijë, që janë transmetuar disa herë. Ka përgatitur tre skenarë për filma dokumentarë, njëtin për shkollat e mesme të vendit dhe dy të tjerët për vizitë të ansambleve artistike shqiptare në Kosovë e në Turqi.
Që nga viti 1989, Bardhyl Xhama është në pension, por gjithmonë me shpirt të  ri dhe  në veprimtari aktive, shoqërore e krijuese. Ndihmesë të veçantë ka dhënë e jep në krijimin dhe mbarëvajtjen e “Shoqatës Mbarëkombëtare të Letërsisë për Fëmijë e të Rinj”.

Ditët, javët e muajt ecin me vërtik. Por Bardhyl Xhama nuk e ndjen këtë gjë, se shpirti i tij i butë e krijues, dashamirësia e dukëshme ndaj cilitdo, e bën gjithnjë optimist për jetën. Jo më kot, kur e pyet atë, në telefon ose në biseda gojore, shprehet bauzagas: “Faleminderit, jam pranueshëm!…”. Se ai e gjen kënaqësinë dhe jetëgjatësinë në familje, në shoqëri e kudo. Veçanërisht, e pandrprerë ka qenë pjesëmarrja e tij në “Parlamentin e Fterrës”, por dhe në “Kompaninë lëvizëse”, siç e kemi pagëzuar, vite më parë, grupin e përbashkët, ku nismëtarë ishin: Skënder Hasko (që nuk jeton më), Bardhyl Xhama, Viron Kona, Sejdo Harka e Murat Gecaj.

Në 85-vjetorin e lindjes, të gjithë ne, ndiejmë kënaqësi të veçantë, që këtë koleg e mik të mirë dhe të dashur, e kemi ndrmjet nesh, ashtu si gjithnjë: Energjik, buzagas e dashamirës, më shpirt krijues dhe familjar për ta patur zili. Me ketë rast, nga zemra, atij i urojmë: Jetëgjaësi, begati e krijimtari të frytshme, gëzime e lumturi, vetjake e familjare!

Nderim, vlerësim të lartë dhe respekt të veçantë, për tërë jetën tënde, i dashur Bardhyl Xhama!

Tiranë, 13 qershor 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s