Nga takimi i kolegëve të matematikës të kursit 1963-1967, në lokalin “1 Maj” Tiranë, 21 maj 2017

Tregon prof. Aleko Minga:

  1. Si u mbiquajt lokali te parku Rinia me emrin “Taivan”

Ishin vitet e fundit para 1960. Lokalin në parkun Rinia duhet ta menaxhonte hotel Dajti, por ndërhyri ndërmarrja NTLUS. Atë kohë debatohej midis Kinës komuniste dhe asaj kapitaliste. Kina mëtonte Taivanin, ky donte të rrinte më vete. Me shaka, ne profesorët e katedrës së matematikës nisëm ta quanim lokalin në parkun Rinia “Taivan”. Qarkulloi ky emër ndër studentët e përmes tyre në publikun e gjerë.

  1. Një episod me Kahreman Yllin

Vjen për inspektim në konvikt te fakulteti i shkencave z. Kahreman Ylli, ish ministër. Hyn në dhomën e pedagogëve të matematikës. Prapa derës gjen një mi të gozhduar, poshtë të cilit një letër të shkruar

Pretencë

Ky mi është gjykuar dhe ekzekutuar për faktin se ka ngrënë çorapet e X, këmishën e Y, …

  1. Kahreman bëri vetëm këtë vërejtje: Me sa di unë, ekzekutimi nuk kryhet në vendin e gjykimit!

  1. Varri i prof. Kiço Fundos

Më 2006, mbusheshin 100 vjet nga vdekja e prof. Kiço Fundos. Unë mendova të rregullonim varrin e tij të cilin e gjeta me vështirësi me ndihmën e një të njohuri. Pllaka ishte rrëzuar dhe mbuluar me dhe. U mblodhën 150 000 L. Vjen të paguajë dhe një pastruese e katit të parë 1000 L. Ajo tha: Kur ishte gjallë prof Kiço, më dha borxh 1000 L. Unë doja t’ja ktheja më vonë, por ai ngulte këmbë që i kishte marrë, pasi çdo gjë e shënonte në bllok. Në fakt nuk donte t’i merrte paratë.

  1. Takimi në Kaunas

Gjatë një seminari ndërkombëtar në Kaunas, ku ishte edhe Alberti, më 1994, takoj një koleg hungarez. Ndër të tjera i thashë se kisha përkthyer librin “Dialogë në matematikë” të autorit Alfred Renyi. Kolegu u habit dhe më tha që ju duhet të keni lexuar dhe një autor tjetër Kenneth Clark që ka shkruar për qytetërimet. Unë e dëgjoja këtë emër për herë të parë. Atëhere ju kam zili, më tha kolegu hungarez. Pse, e pyeta unë. Sepse do shijosh për herë të parë një mrekulli si vepra e tij. Më vonë e përktheva edhe këtë autor.

  • Tregon Albert Frashëri

Kur shkova në fillim në Itali, më kërkuan në universitet programet e matematikës dhe të fizikës që kishim ndjekur në Shqipëri. Ata u habitën për nivelin e lartë dhe pasurinë e tyre. Më vonë në universitetet italiane ua quanin të mirëqëna studentëve nga Shqipëria provimet e dhëna në matematikë e fizikë në atdhe.

  • Tregon Petrit Stefa:

Kur isha mësues në një fshat të thellë të Vlorës më dhanë të jepja muzikë. Kisha mësim orët e fundit. Për të kapur autobuzin e fundit, u thosha nxënësve të merrnin një lapçe dhe deri sa unë të hipja në autobuz, ata duhet të vazhdonin të këndonin, përndryshe do kthehesha dhe do t’u bëja aritmetikë…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s