Nimfa e një zemre të lënduar

Nga: Asllan Qyqalla

Fushë- Kosovë 2013

Ja një libër tjetër që kryetari i Komunsës së Fushë Kosovës më dhuroi me 6 mars 2017.

Po shkëpus vetëm një skicë nga libri (f.7 3)

Sikur të fitoja…

E shtunë! Një shi i imër bie pandërprerë, që nga mëngjesi. E shiu me vete sjell një freski tek bredhim rrugëve të Prishtinës. As ky shi nuk i pengonte qytetarët të formojnë rreshta të gjatë para qoshkeve të llotos! Sado që sodisim fytyra e tyre…askush s’pipëtin. Të gjithë janë të mvrënjtur. Një buzëqeshje e thellë shpirtërore sikur flë në shpirtin e gjithësecilit. Këtë e heton sapo nis bisedën me ta. Menjëherë u çelet fytyra e s’përtojnë të falin ndonjë buzëqeshje, natyrisht jo bashkëbiseduesit, por sikur i buzëqeshin vetë fatit të tyre.

Eh, ajo buzëqeshje, ndoshta do të jetë e gjatë, e gjatë deri në orën 20, atëhere kur në televvizion rrotullohen numrat, ku një “ndoshta” shpresëdhënëse, sa tërë jeta e tyre, se mbase fitojnë, pa pikë mundi e djerse, por vetëm përmes buzëqeshjes së fatit.

Po ky fat, “mashtrues”, e përcolli gjatë jetës edhe xha Jakën, plak që shkelte në të shtatëdhjetat, kur nisi të rrëfejë:

– “Kam ardhur shumë para në loto, edhe sot nuk mund t’i shmangem dot tundimit për këtë lojë, me shpresë se fati do të buzëqeshë edhe për mua. Sikur të fitoja, e dini se ku do t’i kisha futur gjithë ato para?”

Një ofshamë e thellë i doli nga goja.

– Paratë do t’i kisha shpenzuar për shtëpinë e pleqve, se e shihni edhe vetë, jam plakur tanimë…mezi mbahem- thotë ai.

Në fund të rreshtit të gjatë futet një vocërrake.

-” Jam nxënëse e klasës së tretë, kam filluar të luaj para dy muajsh. Një ditë rastësisht e plotësova një tiketë të lotos. Nuk e pagova dhe, për çudi, i kisha shtatë të qëlluara! Prandaj tani luaj rregullisht”.

– Po të fitoje?- e pyesim.

– “Po të fitoja…? Kam plot dëshira dhe shumë gjera për të blerë. Do të kisha blerë një qerre me bombone e çokollata, pastaj për prindërit nga një dhuratë të madhe, dhe nuk jam si ata shokët e klasës sime, që kanë pasur nga pesë të qëlluara e nuk i kanë blerë asgjë mësueses. Unë  s’do të harroja as mësuesen. Asaj do t’ja bleja një vazo kristali….”

Bëri pagesën dhe, si një flutur, vogëlushja me sy të kaltër iku.

-“Që njëmbëdhjetë vjet me radhë e përcjell fatin në ekranin televiziv, ndërhyn një burrë shtatlartë. Punoj por vështirë ia dal me rrogën. Dhe nisa të provoj fatin me numra e, sikurse po e shihni, asnjëherë s’arrita të fitoj. E sonte…”- e preu përgjysëm fjalën.

Një buzëqeshje edhe këtij ia përshkoi fytyrën e mvrënjtur.

– “Të shohim..ndoshta..”- dhe buzëqeshja i shkrepi në fytyrë si më parë..!

E lotoja i ndjell njerëzit në lojë. Numrat rrotullohen e sillen, bashkë me ta sillet edhe fati i miliona njerëzve dhe të gjithë i mban shpresa se do të fitojnë.

A thua mund të fitojnë të gjithë ata që luajnë dhe që shpresojnë të fitojnë?!

Kështu, çdo të shtunë rreth orës 10, krijohen radhë të gjata në çdo qytet të Kosovës para qoshkeve të llotarisë e në orën 20 para ekraneve televizive hidhet në lojë fati “shpresëdhënës” dhe buzëqeshja u ngrin në gojë..

“Rilindja”  Prishtinë, 11 nëntor (e mërkurë) 1987

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s