Noli dhe perpjekjet e tij per te ruajtur kombin dhe identitetin e kombit shqiptar

Fjalimi nga znj. Nazo Veliu, Vatra, Queens, NY

Te nderuar motra dhe vellezer vatrane.  E nderuara Kryesi e Vatres, dega Queens.

I nderuari kryetari I vatres, dega Queens, zoti Skender Murtezani, I cili me deshire  me deshire me ka kerkuar  sonte te mbaj  nje barre te rende: te flas per te madhin Fan Noli.

Do te perpiqem per ne asnje menyre nuk marr persiper te them gjithcka per ate figure madhore sic eshte Fan Noli, I cili lojti nje rol te madh historik ne mbrojtje te kombit shqiptar. Emri dhe vepra e Fan Nolit eshte e lidhur pazgjithshmerisht me historine dhe kulturen e kombit shqiptar. Pas nje aktiviteti jo shume te gjate kohor por me vlera te medha ne Egjipt, ku ai u njoh me patriote te shquar shqiptare si Jani Vreto, Thanas Tashko e shume e shume te tjere, ne vitin 1906 ai arrin ne SHBA ku brenda nje kohe te shkurter krijoi shoqerine Besa-Bese qe me pas,  ne 28 prill 1912 u shkri ne  Federaten “Vatra”.

            Te flasesh per Nolin do te duhen jo vetem nje pergatitje dhe njohje e shkelqyer e jetes dhe vepres se tij por edhe nje kohe e gjate pergatitjeje,  sepse ai ishte jo vetem nje historian, politikan, poet, shkrimtar, peshkop,perkthyes, muzikant por edhe nje gjeni  qe zor se mund te gjesh nje te dyte tek shqiptaret, pra nje erudite i shkelqyer.

IMG_0764

Dr. Skender Murtezani dhe Foto nga Veiz Belliu dhe sekretarja e Federates “Vatra”, zonja Nazo Veliu

 

            Fan Noli ka bere shume per Shqiperine dhe ne sherbim te saj. Une mendoj se tre jane levizjet e tij kryesore me rendesi historike ku Fan Noli ka punuar pa u lodhur dhe qe kane ndikuar ne historine e Shqiperise.

  1. Themeloi Federaten Pan-Shqiptare “VATRA” me gazeten “DIELLI”, qe i parapriu themelimit te Vatres.
  2. Ndau kishen Autoqefale Shqiptare nga ajo greke.
  3. Vertetoi perpara te huajve origjinen shqiptare te Skenderbeut nepermjet librit Historia e Skenderbeut.

Te gjithe e dime se ne diten e konferences, Presidenti Willson (pasi mesoi te verteten mbi Shqiperine ne nje takim me Nolin) i premtoi Nolit duke i thene:” Une do ta kem vetem nje ze ne Konferencen e Paqes dhe une do ta perdor zerin tim ne te mire te Shqiperise”

Nga keto tre levizjet themelore dhe me rendesi te madhe historike, qe Noli punoj pa u kursyer per Shqiperine dhe kombin shqiptar une sonte do te ndalesha pak atje kun a dhemb me shume.

Ne vitin 1908 Fan Noli u dorezua prift per te cliruar kishen ortodokse shqiptare nga ajo greke. Me sa duket Noli e beri kete veprim me shume per motive atdhetare se sa fetare, duke pare se shteti grek ishte nje rrezik i madh per jugun e Shqiperise, pjese te cilen ai kerkonte ta merrte nepermjet fese. Shteti shovinist grek per te arritur kete qellim nuk pushonte se trokituri neper te gjitha dyert e Europes se gjoja ortodoksit shqiptare na qenkan greke dhe sipas kesaj teorie greke edhe tokat ku jetonin keta ortodokse duhet ti jepeshin Greqise. Si rrezultat i kesaj pune te Nolit dhe bashkepunetoreve te Tij,  ne statutin e vitit 1936 te Autoqefalise, statut i dekretuar nga Mbreti Zogu-I dhe punuar me mjeshteri nga At Fan Noli, Visarion Xhuvani dhe Kristofor Kici, te cilet kane qene drejtues te kesaj Kishe si Kryepeshkope, ne nenei 16 percaktohet qarte se: Kryepeshkopi duhet te jete prej gjaku dhe gjuhe shqiptare, statut i njohur edhe nga Patriarkana e Stambollit.  Ky statut eshte i pandryshueshem edhe sot sepse eshte i shenjte dhe i perjetshem. Fatkeqsisht , kur eshte dashur te derdhet aq shume gjak, e humbur aq shume jete patriotesh, politikanet e sotem  shqiptare lejuan ne menyre te paligjeshme shtetasin grek Anastas Janullatos, si Kryepeshkop te Kishes Autoqefale Shqiptare. Ne thote At Nikolla Marku,  qe me shpirt neper kembe kerkon te mbaje ne kembe ate qe Fan Noli beri, kemi te dhena se ky person bashkepunon edhe me financime me grupe qe kerkojne territore te Shqiperise ne Jug duke perdorur mission fetar.

Kjo ishte nje levizje teper e gabuar e politikes post komuniste,  gje te cilen institucionet legjitime shqiptare dhe qe kane tager per ta ndryshuar kete fakt duhet ta korigjojne sa me shpejt qe te jete e mundur. Shqiperia ka qene , eshte e duhet te mbetet e shqiptareve.

 Ky shekull te dashur motra e vellezer vatrane eshte shekulli i yne, pra i shqiptareve, e kjo do nje pune kolosale per tu kurorezuar me sukses.

Puna e gjithesecilit nga ne do te arrije qellimin vetem atehere kur tokat shqiptare tashme te ndara per me shume se nje shekull te jene ne nje shtet te vetem. Vetem kjo do te beje qe Amanati i Nolit dhe i bashkepunetoreve te tjere te Tij  te shkoj ne vend e Europa jo vetem ta kuptoj padrejtesine qe i ka bere Shqiperise e shqiptareve por edhe te kontribuoje per ta cuar ne vend kete padrejtesi.

Duke qene se akoma ne Shqiperi ka problem te tilla madhore qe jo vetem nuk jane zgjidhur por jane renduar edhe me shume, sic eshte problem I Kishes Ortodokse  Autoqefale Shqiptare, pra nje nga tre levizjet kryesore ku Noli punoi pa u kursyer, une mendoj qe “VATRA” nuk e ka mbaruar akoma misionin e saj historik edhe pse pak me shume se nje muaj me pare mbushi 105 vjet . Ndaj na del detyre per sot e per te ardhemen qe “VATREN” ta mbajme gjalle ne mbeshtetjete kombit shqiptar dhe te ceshtjes kombetare.

Ju faleminderit                                                            

Nazo Veliu

Sekretare e Federates “VATRA”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s