OH, KËNDONIM KUR S` KISHIM BUKË TË HANIM

RRËFENJA E DITËS

Nga: Fran Ukcama

Xhezmiu, komshiu ynë, arxhi, kishte shtatë fëmijë. Gjithë rend njëri mbas tjetrit, një mot në mes, I madhi ishte 10 vjeç, I vogli si zog shqerak tre. E gjora Sanie e ema, kollitej, gllu-gllu, ishte me ftomë, më shumë në rrecka sesa në këmbë. Robthej komshiu ynë në kolibe poshtë pallatit, rrethuar nga akacie e ferra, një strehë që hynin e dilnin, breshka e zhapikë, por Xhezo, me baltë e bajga lope kishte mbyllur vrimat e gardhit me kallame. Sipër kjo shkrehinë gjysëm e anuar kishte llamarina, mbi llamaria, pllote të mbledhura në kosha plehrash. Nga lart ne lexonim, Votoo…


Unë jam i…, një votë për mua..qen.., duket ishin hequr shkronjat mirë dhe fundi nje..Sa binte muzgu, nën dritën e kandilit se elektriku ishte endërr për këtë familj, ndizej kënga…
– Oooo, Xhemile, moooj,
– shpyrto, moooj,
– të dua , të dshuroj
– o u bëfsha helm për ty moooj..
Këndonte me dritherima zeri, Xhezmiu, të shtatë djemtë, Maradona, Shevçenko, Toti, Ronaldo, Mesi, Ronaldinio, Cana, I mituri, I mblidheshin rreth, mbi gjunjë, anash edhe ata oiii, oeee, si ua thoshte shpirti..
Ne dilnim në ballkone e ndiqnim këtë koncert, më i veçanti në botë..Avitej dhe Liku, qen i lagjes sa dëgjonte tingujt, i shikonte drejt e në sy, edhe ai pas tyre, auuu, ham- ha-ham, një kombinim I përsosur..Vone pushonin këta tinguj dhimbje..
– Vare veten në litar , o Dino,
– T` qafsha kokën me sqepar, o Dino,!!!
– Mbyllej koncerti aty nga mesnata, kur sosnin fuqitë fëmijtë I zinte gjumi, verës mbi bar e dhe, dimrit , zëri vinte mbytyrazi nga birat mes trarve të kalbur e plitharëve me bajga e llaq..
Kjo lloj liturgjie ishte e përnatshme..
Një natë vjeshte nuk u dëgjua kënga, as lehjet e Likut. As natën tjetër. Dilnim në ballkon qetësi, drita e kandilit hepohej , nepërmes vrimave shëmbëlltyrë vdekje.
– Mos ka vdekë Xhezmiu..Në mos Xhezmiu , Sania..Mos iu ka vra ndonjeri nga djemtë duke mbledhur kanaqe.!!.
– Nuk durova, ditë më ditë, pas një jave zbrita e thirra te dera me llamarina..Nuk u dëgjua zë që pas llamarinës ndryshkur.. Godita me një gurë, kur krrau, kërciti llamarina e më doli si fantazmë Xhezo, mjekërr kashtë e flokë zhukë.
OH, Remo, më njohu, ç`të mirë te solli..?
Më fal, si drojtur, iu drejtova, kam një javë nuk po dëgjoj më kënget tuaja të bukura, as lehjen e Likut, ç` ju ka ndodhur..
– Oh, ofshau, Xhezmiu..O shprito, këndonim se nuk kishim bukë dhe unë, Sania e shtatë djemtë, bukë thatë, kothere të mbledhura, kazaneve ose të falura, vinim një ulli në mes, futnim kafshatën e lëpinim ullirin, më radhë, më shumë në gojë ia lenim të Voglit Lorikut.. Eh, kështu sa i zinte gjumi djemtë..Mbështeteshim gjithë në një batanije rrecka- rrecka.
– Tani nuk këndojmë, bre, kam një javë kam nisur një punë bre, dhe fymijëve u jap bukë për natë me ato pak para që fitoj.
.I falem Zotit dhe Ganos që më mori në fabrikën e tij të lëkurave, shyqyr që kur pastroj lëkurat marr copra dhjami e ua gatuaj fumijve çorbën..
– Tani hajmë darkë e nuk këndojmë më bre, këndonim nga fukarelleku..Arxhiu është si pëma kur ka erë e furtunë fushkellejnë nga zori…, edhe ne në varfëri kundojmë..!

– U gëzova që Xhezmiu, kishte siguruar një kafshatë buke për familjen, u hidhrova se nuk do ndiqja koncertin mahnitës muzgjeve në koliben rrethuar me akacje e një derë të ndryshkur llamarine..

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s