Përparim Hysi: Një cikël me poezi

Nga  Përparim  Hysi

Kurrë

Kurrë nuk i rashë pragut, që të dëgjojë dera
Në vargjet që shkruaj, jam transparent si xham!
Nëse në këto vargje vëreni pandehma,
Unë mendoj se shumë faj nuk kam.

Kam aq guxim sa të flas ashiqare
Prapa shpinës kurrë nuk kam folur
Në  zemërohet dikush,as nuk pyes fare
Zëre se me”dikushin”, fare nuk jam njohur.

Unë e  di se, kur shkruaj, fillimisht janë gjembat
Dhe jam i ndërgjegjshëm që disi do më shpojnë
Po unë kurrë, kurrë nuk kam lënduar zemrat
Është punë  e lexuesëve se si do më çmojnë.

     Pa i kërkuar…

Pa i kërkuar, ia ngrahën mendimet
Janë gjithfarllojesh të vëna në korsi
Ca presin nga unë gjykimet
Ca dhe më “kanosen” si për vetgjyqësi?

Jap e marrë që prej tyre të shmangem
Dua unë të shmangem, por nuk është aq lehtë
Zë me ca syresh, grindem e hahem
Ç’është e drejta, shpesh vihem në siklet.

Vihem në siklet se u”hanë brirët për sherr”
Unë po për”sherr” nuk jam më i zoti.
Më thotë “një mendim”:- Ore vargjedhjerë,
A nuk e kupton që je poetkoti?

Sa më shan, “ky mendimi”, më hipën inati
Dua që”këtë grindavec” ta bëj zap
Se deri këtu, nuk mban më ujë pilafi
Mandej, më del e”pira” dhe qeshem  me të, pak.

Qeshem, s’do mend, se nuk do zë të qaj
Jo gjithkush e pëlqen timin varg
Jam i ndërgjegjshëm që dikush dhe do më shajë
Po  dhe, në më shan, duket e kam hak.

          Maj

I hapa kanatat e dritareve
Që të hyjë lirshëm dielli i mëngjesit
Por zë e trishtohem prej lajmeve
Dhe nuk i shpëtoj dot stresit.

Diku vriten mu në mes të ditës
Diku në mes ditës vidhet një dyqan
Më tutje: dy të tjerë s’i shpëtuan pritës
Dhe bëhem nga mendja duman.

Me hormone pemët e perimet
Bulmetrat të gjitha me “vajpalme”
Në çengel më vënë mendimet
Dhe tërë kohës si në  alarme.

Partitë kanë dalë e shesin “shosha”
Si cigankat:- Nuk ka si shosha ime!
Liderët? Që të gjithë: kodosha!
Kurrë mos e presin votën time.

Me popullin lozin “arushë”
 Betejën politike e zhdrrojnë në lodër
Kjo lojë përverse me inat më mbush
Popull!- Mos e përtyp atë “kokërr…”

Mos e përtyp më atë “kokërr ulliri”
Që gjasme ta servirin me”shpirt”
Secili prej tyre, është faqenxiri
Secili: made in hipokrit!

Kufirin ua vini tek thana
Ta kuptojnë që nuk luhet me një popull.
Ta kuptojnë që janë veç zabërhana
Dhe, kështu, mendja do t’u vijë rrotull.

   Tiranë, 26 maj 2017
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s