Rrëfime që vlejnë për gjithëkohën “Rrëfime në dy kohë” të Bajram Karabollit

   (ese)

Nga   Përparim    Hysi

       Para  dhjetëditësh u njoha me Bajram Karabollin. U nisëm me të njëjtën makinë (qemë ulur në të njëjtin kolltuk) dhe udhëtonim nga Tirana në Fier me të njëjtin qëllim: Promovohej një figurë pak poliedrike dhe me një dinamikë jete të dhimbshme, që, megjithatë, ai jo vetëm çau dallgët e egra të historisë dhe la pas  lavdinë e tij të merituar që, për shkaqe tepër “banale” përmbi gjysëm shekulli e ca, u mbulua me”hije” e paragjykime krejt subjektive. Shkurt udhëtonim drejt Fierit se në Bibiotekën Publike të Fierit që,para dy-tri muajësh mban emrin e “Dritëro Agollit”, do të promovohej libri i Naun Kules “Dita nuk është larg” ku evokohet një nga Personalitetet më me vlerë në gjithë Myzeqenë, Naun Grigor Doko-Prifti.

Pra, qe një moment gëzimi ky që më njohu me Bajram Karabollin. Më parë veç kisha dëgjuar që  në vitet e demokracisë ka qenë  diplomat (shumicën e kohës në Buenos Aieres) dhe jo vetëm kaq: zërin ia kisha ndjerë edhe si përkthyes nga gjuha spanjolle.

Vërtet qemë ulur në të njëjtin kolltuk, por Bajrami është tip që ka nevojë për shtyrje, kurse unë kam nevojë për “frena” dhe,sa sosëm në Fier, më  duket se unë “këndova solo”. Ndodh kështu dhe nuk e kupton fare që bëhesh i bezdishëm,epo ku mbahem unë? Bajrami, sa vura re, është nga ata tipa që bën sikur nuk vë re,se e ke”derdhur atë pjatën me supë” që ke në dorë, edhe sikur t’ia kesh derdhur drejt e në pantollona apo mbi xhaketë supën. Nuk e di në e ka nga koha që qe diplomat apo e ka në natyrën e tij. Kjo “hamendje” imja e vërtetoi që Bajrami etikën dhe politesën e ka si shtyllë vertebrore që ia  bëjnë më karizmatik portretin e tij.

Para se të flas pak më shkoqur për librin e Bajramit, dua t’u them lexuesëve që Bajrami në promovim lexoi fjaën përshëndetëse që  Dituraku i madh, Moikom Zeqo, e kish shkruar,enkas, për këtë promovim,se vet,Moikomi, nuk erdhi dot për shkaqe objektive.
                                *   *  *

Kur do ktheheshim nga Fieri, rrugën nuk e bëmë bashkë. Bajrami është nga  Vlora dhe, meqë po të zgjaste dorën, arrinte  në Vlorë,u nis  për  andej. U ndamë, por ai nxorri nga çanta një libër dhe bëri një shënim të posaçëm: “Mikut tim,Përparimit, me shumë konsideratë”. Pra, Bajrami, ai që nuk fliste ,qenka nga ata që të zë mik,mu në mes të rrugës.

Unë e falnderova dhe, ngaqë fjalët i merr era dhe,ngaqë u befasova me ato shkrime të tij,  dua përmjet kësaj “esejë” të thjeshtë, të “paguajë qoftë edhe lirë,”doganën” pë dhuratën.

Libri që më dhuroi Bajrami, titullohet “Rrëfime në dy kohë”. Natyrisht, gjithmonë i vlerësoi dhuratat e miqëve dhe, pa dyshim, më të çmuara janë librat. Kur fillova të lexoj, kuptova se me Bajramin kishim disa “pikatakimi”:  që të dy mësues gjuhë-letërsie, të parë si me”hënëjashtë” nga regjimi komunist dhe, ndryshe nga unë, Bajrami e ka filluar “vallen e shkrimeve” që në rini dhe i ka ruajtur ato sepeteve apo kujtesës. Kurse unë, nga kjo anë, nuk kam qenë aq trim: si censura dhe autocensura më rrinin si hije nga pas dhe unë”buisa” vetëm kur u përmbys regjimi komunist.
                                *   *   *

Libri “Rrëfime në dy kohë”, nga vet titulli, është si një fshat që duket dhe nuk do kallauz. Por ashtu si ai personazhi butaforik i përrallave,Nastradini, që thoshte:” Sa më thellë  të futesh në lumë, aq më shumë dele e rrurrëza do të gjesh”,ashtu më ndodhi dhe mua. Nastradini bënte një “truk”, kurse unë,sa më thellë futesha në këtë”lumin” ku Bajrami ka”notuar” në dy kohë, aq më shumë befasohesha.

Së pari, se unë e kam  si shprehi timen kur lexoj një libër ( nuk e lexoj kurrë parathënien, se më duket më sugjestionon apo më ndikon) dhe, ngaqë ndodh kështu, mendova se libri qe me poezi dhe u gëzova.  Kurba e gëzimit tim qe se Bajrami kish poezi lirike me vlagun e fshatit, ku  vargu të mbush me fllad dhe me muzikalitet. Prapashtesat e zvogëlimit  në fjalë të veçanta i japin një kadencë vargut,sa ke qejf të ulesh, të hapësh një fletore dhe t’i vësh mënjan se të duhen:mëzkë,lepurushkë, bulkth; por..

Po ç’por? Më erdhi keq që libri kish vetëm 10-11 poezi dhe kjo e keqe kish dhe një arsye tjetër: në poezi jemi të një natyre. Bajrami shkruan poezi me rimë dhe mua kjo lloj poezie më pëlqen.
                       *     *    *

Natyrisht, parë në përgjithësi me një sy kritik, libri është si një qilim  i shtruar ku mund të ulesh shesh, por ky”qilimi i endur në tezgjahun e shpirtit të Bajram Karabollit, është i mbushur me shumë motive: ka poezi, ka skica, ka tregime dhe, së fundi, një motiv i veçantë: ka përkthime. Është qilim shumënjgyrësh dhe kjo e bën librin më interesant.

Ndonjëherë, pasi e lexova librin, më duket se kam hyrë në një bahçe me pemë që e ka selitur një “bahçevan” mjeshtër i penës,si Bajram Karabolli. Hyn, por nuk del dot. Nuk di se në ç’pemë do hipësh më parë. Se hipën tek “pema e poezisë”, por të shkel syri ajo “pema me tregime” dhe… dhe tundimi nuk ndodh kot.
                             *    *   *

Kur flet për tregimin, nobelisti kolumbian,Markez, thotë:” Është më lehtë që të shkruash një roman, se sa një tregim”. Po ka tregim  dhe tregim. Në shijen time tregimi më i bukur i këtij “vëllimi mikst” është “ Ultimatumi”. Ky tregim, në vlerësimin tim, është sa epik ,aq dhe lirik. Autori, kur e ka vendosur Mehmet Selimin në atë”qilimin” e tij, ka derdhur tek  ky personazh tërë mjeshtërinë e penës.Ballëpërballë, me pushtuesin,gjeneral Piaçentini, ai,Mehmet Selimi, ka me vete gjithë epizimin e “Luftës së Vlorës” dhe në “ultimatumin” e  Mehmet Selimit, gjen dhe heroizmin e Kanan Mazes që humbi gjysmën e nofullës; gjen dhe atë thirrjen ” qeni i qenit të breshkomadhit/dil steresë dhe jo limanit; gjen dhe atë thirrjen”Obobo si qenke Kota!”. Jam i dashuruar pas Mehmet Selimit dhe, nëse mos kishte vdekur kritika letrare në Shqipëri, ky tregim duhet të ishte mu në mes të antologjisë të heroizmit të popullit tonë në shekuj.

Tregimi me  atë”agjenten polake”, autori demaskon atë “trukun” e fabrikimit me agjentë dhe, nga vlerat, ky tregim mund të jetë si një senkuencë filmi,në atë film, që me sa di unë, shkruhet për ato gratë  e huaja që jo vetëm regjimi u vrau jo vetëm dashurinë, por i burgosi, i internoi dhe i dëboi.
                        *    *   *

Tek “Qoftëlargu” autori, sado i bie pragut që të dëgjojë dera, bënë që aluzioni të jetë i lexushëm. Duke shkruar këtë tregim, ai skur ka sjellë Xhejms Orwellin me “Fermën e kafshëve” dhe, po kështu, ZHan  Pol Sartrit që thotë:”Armiku është tjetri”.

Tregim e rrënqethëse janë ato,si:”Kur s’ka vend as për një varr” apo dhe “Masakra”. Por të gjitha nuk mund t’i thuash, po Bajram Karabolli ka një penë të kultivuar.
                       *   *  *

Në përkthime ( unë nuk  i njoh përkthimet e tij), por,siç gjykoj nga ç’shoh mbi qilim, është pak shijehollë: përkthen një nobeliste si Gabriel Mistral apo një “aspirant për Nobel” si Mario Josa dhe nuk më mbetet që t’i uroj,Bajram Karaboliit:-Pena të të bëhet plug që të na japësh të tjera libra,si në prozë e poezi dhe ca më shumë: në përkthime!

 

                                        Tiranë,6 qershor 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s