Shtegu Vrajolli, kampioni i arteve marciale që po bën bujë në Gjermani

Shtegu Vrajolli (Shtegtar Vrajolli) është një i ri Shqipëtarë i lindur në Gjermani i cili konkuron në sportin e arteve marciale në featherweight. Ai ishte pjesmarrës i garave kombëtare si WLMMA si dhe atyre ndërkombëtare FNL, TFC etj. Ku edhe fitoj kampionatin ndërkombëtar të Gjermanisë në vitin 2012, në Jiu-Jitsu Braziliane (BJJ). Vrajolli është momentalisht i 9-ti me radhë në featherweight të MMA-së në Gjermani.

Shtegu është lindur më 3 qershorë 1994 në Sigmaringen të Gjermanisë. Prindërit e tij së bashku me vëllaun e tij Atdheun atëher 1 vjeçar, migruan nga Kosova (Prishtina) në vitin 1993. Së bashku më ta dhe motrën e tij më të vogël u rrit në Leibertingen, dhe në vitin 2007 u shpërngul në Tuttlingen ku edhe fillon karriera e tij. Tri vite më vonë me këshillën e vëllait të tij fillon në artin e sporteve marciale me training.

Vetëm pas disa herë ushtrimesh me Damion Thomas ai zbulon dashurinë e tij për BJJ dhe vendosi të përfundoj karrieren e tij 10 vjeçare të futbollit. Më vonë fillon me ushtrime te specialist i BJJ-së Thomas Buschkamp, i cili së bashku me luftëtarin e UFCsë Peter Sobotta ekipin e “Planet Eater Tuttlingen” në jetë thëret. Aty kalon ai pjesën më të madhe të kohës në training me sportistët profesional si luftëtarin UFC-së Martin Buschkamp.

Përsëri i motivuar nga vëllau i tij, ai fillon të ushtroj njëkohësisht edhe për KG Wurmlingen/Tuttlingen në sportin e mundjës, me qëllim që të përvetësoj dhe zgjerojë edhe më tutje aftësitë dhe përvojën e tij. Në vitin 2013 ai arrinë të fitoj luftën e tij të parë profesionale në MMA duke e përfunduar para kohe.

Ai posedon ndërkohë edhe shiritin vjollcë në BJJ dhe një record luftërash me 6 fitore pa humbje në MMA, të cilat arrinë ti përfundoj gjithmonë para kohe. Momentalisht ai studion arkitekturen në univerzitetin e Stuttgartit dhe vazhdon trainingun në “Stallion Gym“ së bashku me veteranin e UFC-së Alan Omer.

weight_in_before_shtegus_last_Fight

Intervista me sportistin Shtegu Vrajolli

Prishtina Press: Na tregoni më shumë rreth vetes, karrierës tuaj dhe fillimet në sport?

Shtegu: Mirrem me sport që nga mosha 5 vjeçare. Pas 10 viteve në karrierën e futbollit, dy vitet e fundit në ligen e dyt, zbulova dashurinë time për sportin e arteve marciale.

Prishtina Press: Me cilin sport merreni dhe na tregoni pse keni zgjedhur këtë sport?

Shtegu: Mirrem me sportin e arteve marciale (MMA). Ta zgjedhi këtë sport, më inspiroi si edhe shumë gjëra të tjera në jetë vëllau im më i vjetër Atdheu.

Prishtina Press: Cilat janë tre vlerat apo principet kryesore të këtij sporti?

Shtegu: Unë do të kisha thënë se vullneti për të arritur diqka, durimi dhe diciplina janë tri aspekte të cilat peshojnë mbi të gjitha.

Prishtina Press: Me cilat projekte po merreni tani?

Shtegu: Unë punoj momentalisht shumë në box dhe kickbox me një trajner i cili quhet Serdar Karaça. Në dashtë ALLAHU në të ardhmen do ti perkushtohem këtyre sporteve edhe më shumë.

Prishtina Press: Cilat janë disa nga aktivitet tuaja dhe sukseset që keni patur?

Shtegu: Unë kam fituar kampionate të ndryshme në BJJ (Jiu-Jitsu Braziliane) dhe në mundje. 2012 p.sh. kam arritur të fitoj kampionatin ndërkombëtarë të Gjermanisë ne BJJ. Deri më tani jam i pamposhtur në 6 ndeshjet profesionale të cilat arrita ti përfundoj parakohe.

Shtegu_with_his_coach_alan_omer_photo_by_Ante_Samarzija
Shtegu me trajnerin Alan Omer, Foto nga Ante Samarzija

 

Prishtina Press: Kush kanë qenë trajnerët e tu dhë mësimet që keni marrë nga ta që i praktikoni edhe sot?

Shtegu: Kam pasur shum trajnera deri me sot në MMA, do të veqoja atë të parin anglezin Damion Thomas, pastaj vllëzërit braziliano-gjerman Buschkamp dhe tani veteranin e UFC Alan Omer më të cilin ushtroj në një ndër ekipet më të mira të Gjermanisë, Stallion Cage. Do ta përmendi me dëshirë se Omar është ndërkohë për mua jo vetëm trajner por ndoshta si një vëlla. Shpeshherë ushtroj edhe me luftëtarin e UFC Peter Sobotta. Unë praktikoj krenar mësimet e mira të trajnerave të mij, shpresoj të marrë kësi mësimesh edhe më tutje. Njeriu mëson sa të jeton.

Prishtina Press: Cilat janë objektivat tuaja afatshkurta dhe afatgjata në fushën e sportit?

Shtegu: Qëllimi im për 2018 është të obligohem për një organizatë të madhe. Sot ka shumë mundësi si: UFC, CageWarriors, BellatorMMA, M1, KSW, OneFC, BraveMMA, Rizin e shumë të tjera.

Prishtina Press: Cilat principe të arteve marciale mund të përdoren për vetëmbrojtje dhe ritje të konfindencës në vetvete tek të rinjtë sot?

Shtegu: MMA në vetvete është patjetër shumë sport efektiv për vetëmbrojte dhe rritjen e konfidencës. Suksesi në training dhe në kampionate rritë vetëbesimin e të rinjëve.

photo_by_hamza_yasin
Photo nga Hamza Yasin

 

Prishtina Press: Përveç arteve marciale, a merreni me ndonjë sport tjetër fizik?

Shtegu:  Unë përpiqem gjithmonë të provoj sa më shumë lloje të sporteve, sepse secili prej tyre ka një model lëvizje individuale. Në përgjithsi notoj, vrapoj dhe përforcoj aftësitë e mia ne bodybuilding.

Prishtina Press: Çfarë ju rekomandoni sportistëve të tjerë dhe të rinjve që nuk merren me artet marciale?

Shtegu: Mos i ndëgjoni mendimet e të tjerëve. Ajo që numron është cili i juaj. Nëse me të vërtetë dëshiromi  diqka nga zemra, atëherë kujdesuni që i gjithë universi të shëndrohet ashtu që të realizohet dëshira juaj.

Prishtina Press: Çfarë mund të presim nga ju për vitin 2017?

Shtegu: Mendoj se viti 2017 do të jëtë një vitë më i qetë, sepse më duhet të koncentrohem më tepër në studime. Megjithatë kam ndërmend të bëjë së paku edhe një ndeshje.

Prishtina Press: Ku mund t`ju gjejnë fansat në rrjetet sociale ?

Ne Facebook: Shtegu Vrajolli

Instagram: shtegu_vrajolli

Dhe natyrisht në faqen time www.shteguvrajolli.de

shtegu_during_his_last_fight

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s