Të votojmë për Shqipërinë

Nga Luan Kalana

-Fukaraja  dhe  “votimet”

“Fukaraj rron me djersën e ballit të vet, nuk i bie as njeriu në qafë, i ndershëm dhe i drejtë.”

-3 pyetje-3 përgjigje

Fukaraj-Le të sqaroj dy të vërteta.

1-Vota-është vegël, mjet e shpikur për te fituar.si letër qoftë dhe elektronikë. Vota  shitet,blihet dhe vidhet me sy hapur,duke mashtruar ashiqare “popullin”, fukaranë. Pse numërohen votat natën..,pse nuk numërohen të nesëremen ditën. ?!…

2-Vota e “popullit”-është dogmë, parullë e dalë boje,për te gënjyer, për të mbajtur të shtypur  Fukaranë.Aq sa te marin voten Partitë ,hajduteria, pastaj ku te kam parë, ta kthejnë bërylin të lenë ne baltë si mjeranë. Fushata fillon si festë me daulle e pretime, mbaron me tejzgjatje numerime (vjedhje) e grindje. Gjithe këto kusure ne të shkretët.

Pyetja: I-Me cilën Parti jeni?

Fukaraj-Me asnjerën Parti!,…Jam me partinë e Fukarasë ..,po kjo nuk eshte ne listë, sot persot nuk ekziston,kështu jam me partinë e vetes time. Partitë kanë lindur, lojë kumar, për të fituar, mbi kurriz të fukarasë.

Mos më ngatërroni me ushtrinë e “Servilëve”. Servili është me i lig se hajduti, ai shtitet e blihet për dy pare grosh, servili e hajduti në një çanak hanë. Në fushatë, ato lozin lojën e kungulleshkës -gënje të gënjejmë samë shumë, ta shesin sapunin për djathë. O zot na ruaj nga Partitë !

Pyetja: II- A do të votoni ?!

Fukaraj-Do votoj, pse jo? Po mos votoj, hajduti e ka rrugën më të lehtë për të fituar, është njësoj sikur t’ja jap votën gomarit, të me verë samarin me dorën time. Do votoj, per atë që mendoj, se do te bej qoftë edhe 1 % per Fukaranë.

Pyetja: III-Per cilin do të votoni ?!

Fukaraj-Do të votoj,por  jo per ata në lista. A është demokraci?! Pse rekomandime, pse imponime?! Do të votoj, atë qe dua unë, e jo ti! Do të votoj :

-“Për një “Nënë” që rrit fëmijë, që ështe trime dhe punëtore, e mençur  punon Doktore, ështe humane dhe bujare, që mendon edhe per Fukaranë, nikoqire bashkë me burrin, mbi kuris e mban shtëpinë,ajo di te qeversië edhe Shqipërinë.”

Uroj qetësi, mbarësi, drejtësi, paqe e vëllazëri!  Le të fitojë urtësia, begatia !

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s