“Vatra”, dega e Queens-it ne takimin e radhes zgjedh delegatet dhe vazhdon kerkesat per riatdhetsimit e dy koloseve te kombit Mithat Frasheri-t dhe At Fan Nolit

Pergatiti: Arjeta Ferlushkaj

Queens, 3 qershor 2017

Diten e shtune, me date 03 qershor 2017, ne oren 7:00, ne Immaculate Conception Center u zhvillua takimi i radhes i “Vatres”, dega e Queens-it.

Fjalen e hapjes e mbajti kryetari i kesaj dege, zoti Skender Murtezani. Mbasi beri nje pershkrim te veprimtarise se kesaj dege gjate nje viti, z. Murtezani parashtroi edhe synimet dhe pritshmerite qe kjo dege ka per vitin e ardhshem. Kreu I “Vatres” se Queens-it u shpreh entuziast per interesimin e komunitetit shqiptar per te ndjekur ecurine e veprimtarise se “Vatres” dhe pikerisht ky interes, theksoi ai, i shton kesaj dege pergjegjshmeri edhe me te medha.  

Murtezani: Vatra Queens do ti perdor te gjitha methodat te atrakton te rijte Shqiptaro-Amerikan qe te vazhdojne traditen Vatrane. Ne do te perqendrohemi edhe ne ritjen e mireqenjes ekonomike te familjeve Vatrane duke planifikuar investime te arsyeshme.

Vatra Queens do vazhdoje me projektin e saj te shenjte ne riatdhetsimin e dy koloseve kombetar Mithat Frasherin dhe At Fan Nolin.

1

Me pas fjalen e mori sekretarja e Federates “Vatra”, zonja Nazo Veliu, e cila u prezantua me kumtesen e saj me titull “Noli dhe perpjekjet e tij per te ruajtur kombin dhe identitetin e kombit shqiptar”. Zonja Veliu, duke folur per nje figure kaq poliedrike dhe teper te rendesishme per kombin shqiptar e per “Vatren” sic eshte Fan Noli, nder te tjera theksoi: “Ky shekull, te dashur motra e vellezer vatrane, eshte shekulli yne, pra I shqiptareve, e kjo do nje pune kolosale per t’u kurorezuar me sukses. Puna e gjithsecilit nga ne do te arrije qellimin vetem atehere kur tokat shqiptare tashme te ndara per me shume se nje shekull te jene ne nje shtet te vetem. Vetem kjo do te beje qe amaneti I Nolit dhe I bashkepunetoreve te tij te shkoje ne vend.”

IMG_0764

Dr. Skender Murtezani dhe Foto nga Veiz Belliu dhe sekretarja e Federates “Vatra”, zonja Nazo Veliu

 

Programi i ketij takimi vijoi me fjalimin e mbajtur nga zonja Ermira Babamusta, eksperte e puneve te jashtme, humanitare, autore. Dr. Babamusta u prezantua ne kete takim me nje teme shume te rendesishme: “Shqiptaret e suksesshem, si te veprojme qe te rritet numri I tyre?” Zonja Babamusta, mbasi shprehu emocionet dhe privilegjin e ndjere teksa po fliste nga e njejta salle ku 43 vjet me pare, foli Nene Tereza, ajo permendi disa nga figurat me te shquara te kombit shqiptar qe na kane nderuar neper bote, si: Skenderbeu, Ismail Qemali, Gonxhe Bojaxhi (Nene Tereza),  etj. Me pas, znj.Babamusta vijoi fjalen e saj duke treguar disa rruge se si shqiptaret mund te arrijne suksesin e deshiruar: “Duke pasur nje enderr, duke besuar ne vetvete, duke qene mirenjohes, duke qene kembengules dhe duke besuar ne pasionet qe ke”.

Arjeta Ferlushkaj u prezantua ne kete takim me kumtesen me teme “Porosite e Konices”. Permes shembullit te punes dhe te perkushtimit qe Konica tregoi ndaj kombit shqiptar, znjsh. Ferlushkaj kishte filtruar disa porosi per komunitetin shqiptar ketu ne New York kryesisht: “Duhet sa me pare te filloje procesi I digjitalizimit te arkivave te “Vatres” dhe I cdo organizate shqiptare, sidomos dokumentet e hershme qe rrezikohen te behen te palexueshem me kalimin e kohes. Gjithashtu, I duhet kushtuar nje kujdes I miremenduar dhe I posacem brezit te ri ne komunitetin shqiptar dhe te studiohen strategji te duhura per t’I afruar dhe mbajtur prane “Vatres”.

Kryeredaktorja e revistes “Votra”, zonja Aferdita Delaj mbajti fjalen e rastit duke bere nje prezantim te punes se saj me revisten qe ka themeluar vete dhe i ftoi shqiptaret qe te behen pjese e saj pa hezitim. Zonja Delaj u shpreh se kjo reviste: “Eshte nje voter shqiptare ku ngrohtesia eshte pasioni dhe perkushtimi I nje skuadre te tere, misioni I se ciles eshte percjellja e vlerave tona kombetare, duke e gershetuar me me te miren e vendeve ku jetojme, punojme e rrisim familjet tona. Per te arritur kete jane te mirepritur te gjithe brezat.”

Ky takim vijoi me proceduren e zgjedhjes se kryetarit te ri te deges dhe me pas zgjedhjen e delegateve. E mori fjalen zoti Leke Mirakaj, I cili u shpreh se zgjedhja e kryetarit tashme ishte nje proces I kryer dhe permendi emrin e doktor Skender Murtezanit. Duke marre miratimin e te gjithe te pranishmeve ne salle, u konfirmua vazhdimi I detyres ne krye te “Vatres”,  dega Queens per dr. Skender Murtezanin. Procedura e radhes ishte zgjedhja e delagateve per mbledhjen qe do te zhvillohet ne seline qendrore te “Vatres” me 10 qershor 2017. Delegatet e zgjedhur jane:

  1. Zize Kabashi
  2. Ermira Babamusta
  3. Petref Gega
  4. Viktor Gjeta
  5. Ylli Desku
  6. Aferdita Delaj
  7. Arjeta Ferlushkaj
  8. Viktor Xamo
  9. Rezart Naska
  10. Erion Bardhi

Ky takim zgjati rreth dy ore dhe u mbyll ne shoqerine e bashkebisedimit te lire me nje “Tea time” me embelsira, te cilet nuk ishin te pakte ne numer.

IMG_0765

Ermira Babamusta, Foto nga Veiz Belliu

2

3

4

18922091_1541088459296321_2867099487971216088_n

18839232_1541087752629725_8371532945816158948_n

18951317_1541088272629673_4862942841666691467_n

18881911_1541087782629722_5817333081066694200_n

18814305_1541088142629686_2240519913021511170_n

18881761_1541088122629688_7889908413174880875_n

18881740_1541119969293170_3179764737538616495_n

IMG_0763

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s