A E DIMË SE KUSH NA KA LËNË NË KËTË GJENDJE TË MJERUESHME NË KOMUNËN E LIKOVËS?! …

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

A e dim se kush i ka lënë në këtë gjendje të mjerueshme fshatrat e komunës se Likovës që nga pluralizmi e deri më sot? Të gjithë e dimë dhe gati të gjithë flasim mes vete kudo që takohemi apo kudo që jemi në ndeje. A i dim me emër? Jo besa nuk i dim vetëm me me emër, por i dim edhe me mbiemër se kush ishin janë ata.

Po a u kemi thënë ndonjëherë në sy se ju jeni të merituarit dhe ju meritoni  për të ju ” dekoruar”me dekorata për këtë që në gjendjen më të mjerueshme i keni lënë këto fshatrra dhe këto banorë të kësaj komune që para luftës së vitit 2001 e sidomos pas luftës e sidomos pas luftës ia keni vu vulën e mjerimit. Gishtin gjithnjë fshehurazi e drejtojmë edhe sot e drejtojmë tek këta njerëz që kanë qenë dhe janë në pushtetin komunal, parlamentar dhe…,mu nga fshatrat e kësaj komune. Edhe ate disave prej tyre u kemi dhënë mandate të përhershëm.

Gjithnjë e kemi ditur se fajtorët i dimë, por nuk kemi guxuar gishtin ta drejtojmë tek ata dhe të kërkojmë llogari prej tyre. A thua vallë këtë nuk e kemi bërë se kemi pas frikë nga ata apo për çfarë arsye kemi hesht ?!… Jo që nuk kemi guxuar ta drejtojmë gishtin nga ata dhe te kerkojmë llogari, por në vend të llogarisë ne i kemi përkëdhel edhe më shumë dhe i kemi avancuar në poste edhe më të larta.

E pasi këtë e kemi bërë dhe po e bëjmë me vetëtëdije edhe sot e kësaj dite  duke vrapuar natë e ditë për ti avancuar në poste edhe më të larta ,atëherë mos të ankohemi pse jemi në këtë gjendje siç jemi dhe siç do të jemi edhe në të ardhmën, sepse nuk na ka faj askush pos që fajin duhet ta pranojmë vet. Ne jemi vet që me votën tonlë ua japim verdiktin me votat tona, ne jemi ata që i lëvdrojmë dhe ua rrahim shpin , ne i përkëdhelim, ne ju rrimë gatitu, ne  bëjmë gjithëçka që na thonë ata dhe pastaj sa herë të na digjet tamli kthehemi dhe i fryejmë kosit, por asnjëherë pass djegies së tamlin nuk  ndalemi ta vëmë gishtin në kokë dhe të ulemi e të bisedojnë troç e shqip dhe të themi stop se këta njerëz më nuk duhet ta na opërfaqësojnë askund, sepse jo që na kanë përfaqësuar ashtu siç është dashur të na përfaqësojnë, por vetëm që na kanë shkatrruar.

Të themi se këta nuk kanë berë asgjë për ne, por vetëm kanë mbushur xhepat për vete, familjet e tyre dhe për disa servila që janë sjellur rreth e rrotull reth tyre çdoherë. Atëherë këta na qenkën fajtorë apo ne?!… Kur e kami ngritur ne zërin dhe ti dejnojmë personat e tillë, po mu të njejtit gjithnjë i kemi avancuar e pastaj kohë pas kohë ankohemi dhe i shajmë të njejtit, por kuptohet i shajmë fshehurazi dhe me frikën në palcë se mos vallë po dëgjojnë e vaj halli pastaj.

E unë po e them më mirë këto gjëra ti kishim thënë më herët. Ta kishim drejtuar gishtin poashtu më herët drejt tyre që na sollën në kët gjendje se sot kur është shumë vonë. Në shumë raste thuhet më mirë të thuhet edhe se është vonë se sa mos të thuhet asnjëherë. Po ja që edhe me këtë do të isha pajtuar edhe pse me të vërtetë është shumë vonë, por edhe tani me kaq vite të tëra që nuk u ngrit yëri për të ju thën ndaluni ju që ne ju votuam dhe ju derguam me vite të tëra në poste të ndryshme për të na ndihmuar, por kur nuk na sollë asgjë për ne pos që mbushët xhepat tuaj. E tani nga tani kemi vendosur ta drejtojmë gishtin nga ju dhe të themi mjaftë më se na e thithët djersën dhe gjakun, por përsëri kam bindjen se edhe pas gjithë kësaj golgote përsëri nuk do e themi këtë fjalë me gojë, por nuk do e marrim edhe hapin e duhur konkret dhe gjërat do të vazhdojnë njejtë me avazin e vjetër.

E atëherë më mos të bisedojmë në oda, çajtore, kafiteri duke u ankuar për gjendjen tonë në të cilën jetojmë, por të strukemi dhe mos të bëjmë llafe të kota, sepse derisa nuk na hiqet interesi personal gjërat nuk do thuhen ashtu siç meritojnë të thuhen, por do tëmungoj edhe drejtimi i gishtit nga ata që na sollën në këtë gjendje.Në fund do e përsëris edhe njëherë titulli me gtë cilin e fillova këtë shkrim. A E DIMË SE KUSH NA KA KËNË NË KËTË GJENDJE TË MJERUESHME NË KOMUNËN E LIKOVËS?!.. Po i dim të gjithë me enmër e mbiemër që nga fillimi i pluralizmit edhe cderi më sot, por kurr nuk kemi guxuar ta trejtojmë gishtin nga ata, pos që gjithnjë i kemi dekoruar duke iu dhenë me votën tonë mandate të njëpasnjëshme dhe duke i ngritur në karrier.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s