PSE NA FTOI PËR KAFE, BASHKIM SALIASI…

Nga: Murat Gecaj

Siç është e kuptueshme, ne shkojmë në takime me kolegë e miq, për kafe ose arsye të tjera. Por, jemi mësuar që, takime të tilla, t’i bëjmë edhe për shkëmbimin e botimeve tona.

Ja, sot p.sh., ne kishim një takim të gëzuar, në lokalin “Bulervard”, afër ish-stacionit të trenit,  me kolegun e mikun e përbashkët, Bashkim Saliasi, zv.drejtor i shkollës 9-vjeçare “Vëllazërimi”, në kryeqytet. Vite më parë, ai ishte emigrant në Greqi dhe atje përjetoi mjaft vështirësi për mbijetesë. Ato kujtime e mbresa, ai i shkroi në librin “Ne, ishim pesë shokë….”, i cili doli këto ditë nga shtypi dhe përmban  325 faqe. Kam patur kënaqësinë, që redaktimin e tij ta bëja unë dhe hyrjen e hartoi publicisti e shkrimtari i mirënjohur, Viron Kona.

Kjo ishte arsyeja, pse Bashkimi na ftoi, pra që ta ndanim bashkë këtë gëzim të natyrshëm. Me këtë rast, ai na dhuroi nga një kopje të këtij libri, gjë për të cilën e urojmë dhe e falënderojmë nga zemra!

Gjatë takimit tonë, ku ngritëm dhe nga një dolli për mikun tonë, B.Saliasi, ne biseduam në cel. me kolegët e miqtë: Kadri Tarelli (Durrës), Fran Gjoka (Lezhë) e Ibrahim Hajdarmataj (Zogaj-Tropojë), të cilët gjithashtu e uruan Bashkimin, për këtë botim të ri.

Sot, ne bëmë dhe një fotografi të përbashkët, të cilën po ia bashkëngjes këtij shënimi të shkurtër.

Tiranë, 20 qershor 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s