Regjisori Sokol Pepkolaj me filmin e ri “Parajsa e Zezë”

Sokol Pepkolaj i lindur në Tropojë  me 10.06.1979 me prindër me origjinë shqipëtare. Martin Pepkolaj babai i tij ishte oficer ushtrie dhe File Pepkolaj nëna e tij ishte  mësuese. Fëmija i fundit nga shtatë fëmijët në të cilën janë katër femra dhe tre meshkuj të rritur me disiplinë të lartë edukimi. Me një fizik në formë të shkëlqyer, ka praktikuar shumë lloje sportesh mes të cilave, basketboll, notim, ski dhe karate duke patur rezultate të shkëlqyera. Në moshën 20 vjeçare  fiton si kampion  rajonal për mundje krahu dhe pas tetë vitesh merr rripin e Zi. Disa nga pasionet e tij janë: sporti, muzika, kinemaja. Me kalimin e kohës ëndrra e tij fëmijërore për kinemanë bëheht objektiv i parë i jetës së tij.

Intervista me Regjisorin dhe Skenaristin Sokol Pepkolaj

Prishtina Press: Na tregoni më shumë rreth vetes dhe fillimet tuaja si regjisor filmash?

Pasioni për kinemanë ka qënë dhe është shumë i fortë që nga fëmijëria. Fillimet e mia kam nisur duke zhvilluar karrierën time si aktor në Itali dhe më pas në Gjermani. Duke qënë se si aktor nuk mund të realizoja idetë e mia artistike, fillova të krijoja filma me metrazh të shkurtër dhe mbas sukseseve si regjisor i filmave me metrazh të shkurtër vijova të zhvilloja karrieren time si regjisor në krijimin e filmave me metrazh të gjatë.

Prishtina Press: Cilat janë disa nga arritjet tuaja deri tani?

Kam marrë pjesë në shumë filma në Itali, Gjermani dhe Shqipëri. Suksesi më i madh ishte kur fillova karrierën si regjisor me filmin “Ultimo Respiro” fitova çmimin e filmit më të mirë me metrazh të shkurtër në International Short Film Festival Detmold në Gjermani.

Prishtina Press: Me cilat projekte po merreni tani? Për çfarë bën fjalë, skenari, producenti?

Momentalisht po merrem me filmin dramatik me metrazh të gjatë “Parajsa e Zezë” këtu në Shqipëri. Ku prek temën e terrorizmit, bën fjalë për ekstremistët fetar dhe organizimin e shërbimeve sekrete për ta luftuar zhvillimin e tij në terren. Producentët janë Vito Shakaj dhe Gael Harrison, skenaristi Sokol Pepkolaj.

19357706_10207312512010079_398881282_n

Prishtina Press: Cilët janë personazhet kryesore në këtë film dhe aktorët që marrin pjesë?

Personazhet kryesore të filmit janë fëmija, nëna e tij dhe shërbimet sekrete. Për sa i përket aktorëve që do marrin pjesë është zhvilluar audicioni dhe jemi në përzgjedhjen e aktorëve që do marrin pjesë.

Prishtina Press: Flisni për zgjedhjen e aktorëve dhe realizimin e projektit, ku po xhirohet?

Siç e përmenda më lart jemi në proces përzgjedhje të aktorëve dhe xhirimet më së shumti do të zhvillohen në Shqipëri dhe një pjesë tjetër e xhirimeve do të zhvillohen në Itali, Gjermani dhe Francë.

19369626_10207312476569193_799982170_n

Prishtina Press: Cilët filma të tjerë keni realizuar dhe në cilat festivale janë shfaqur?

Disa prej filmave që kam realizuar janë:

“ Venuto al mondo”, regia di Sergio Castellitto ( 2012)
“ Piccoli errori di valutazione”, regia di Marco Bechini ( 2013)
“ Shad”, regia di Kenan Gurguvoci ( 2014)
“ Instabul Connection”, regia di Kenan Gurguvoci ( 2015)
“ Rekurti”, regia di Sunaj Raca ( 2015)

Në Melzo film festival Milano ku kam marrë çmimin e filmit më të mirë me mesazh sensibilizues, gjithashtu si filmimi më i mirë në Detmold film festival Gjermani.

Prishtina Press: Cili është filmi apo projekti i rradhës?

Në vazhdim kam menduar të realizoj një tjetër film këtu në Shqipëri në qytetin e Tropojës më shumë do informoheni në vazhdim.

19369593_10207312484329387_90648082_n

Prishtina Press: Çfarë e bën një film një prodhim të mirë?

Një prodhim të mirë e bën historia e gjetur e filmit dhe mesazhi që filmi ka dhe përcjell tek publiku.

Prishtina Press: Si e vlerësoni ju kinemanë sot? Çfarë roli luan arti dhe kinemaja në Shqipëri?

Mendoj se kinemaja është shumë e rëndësishme për kulturën artistike të një populli dhe duhet të mbështetet dhe përkrahet nga institucionet shtetërore dhe të njihet nga publiku.

Prishtina Press: Këshilla juaj për aktorët kur përgatiten për përsonazhin që luajnë, si ta përvetësojnë rolin?

Më e  rëndësishmja që një aktor duhet të bëjë është ta ndjejë rolin si pjesë e karakterit të tij dhe të përshtatet për rolin që i kërkohet.

Prishtina Press: Çfarë talente të tjera keni?

Përveç aktrimit dhe regjizurës më pëlqen sporti, kërcimi dhe moda pas të cilave jam gjithashtu i pasionuar.

19415908_10207320483569363_274366686_n

Prishtina Press: Çfarë projektesh keni për të ardhmen dhe çfarë mund të presim nga ju për vitin 2017?

Në të ardhmen sigurisht kam ideuar plane artistike të reja dhe për 2017 jam i sigurtë që filmi që momentalisht po merrem të rezultojë i arrirë dhe i suksesshëm.

Prishtina Press: Ku mund t’ju gjejnë në rrjetet sociale…Website..facebook..?

Sokol Martin Pepkolaj më gjeni në faqen time të Facebook

Sokol.Pepkolaj në Instagram gjithashtu dhe në Yotube

Në Google, Linkedin, Twitter – Sokol Pepkolaj.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s