TË MËSOSH SHQIP, NË EMIGRACION…

(Shkolla shqipe “Gjuha Jonë”, në Filadelfia, e mbylli vitin shkollor)

Nga: VASIL FILIPI

1.

Në jetën e Komunitetit Shqiptar të Filadelfias-Amerikë, të emigruar mbas vitit 1990, që është jo vetëm emigracioni më i ri, por edhe më i madhi në historinë e tij,  me kalimin e viteve, po shtohen datat e shënuara të tij. Të tilla, sot për sot, nuk janë pak, po të kemi parasysh jetëgjatësinë e këtij komuniteti. Ato fillojnë nga data e ardhjes së emigrantit të parë shqiptarë, kryesisht me fitimin e llotarisë amerikane, e të vendosur në qytetin e Pavarësisë së Amerikës, krijimi i Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Bijtë e Shqipes”, hapja e të parës shkollë shqipe, ngritja e të parit Flamur Shqiptar në qendër të Filadelfias, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, organizimi i ceremonisë së Pavarësisë së Shqipërisë në kryeqendrën e shtetit të Pensilvanisë, në Harrisburg, etj., etj. Në mesin e këtyre datae është edhe ajo e 7 Marsit 2004.   

Qysh mbas vitit të parë të ktijimit të  Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, megjithë numërin e vogël të anëtarëve të saj, këshilli drejtues i saj mendonte për të hapur shkollën shqipe, për të ruajtur gjuhën tonë te fëmijët e ardhur nga Atdheu ynë, por edhe atyre të lindur në emigracion, si një nga detyrat e mëdha, që kjo Shoqatë i kishte vënë vetes.
7 Marsi 2004 bëri realitet fillimin e realizimit të qëllimit të Shoqatës sonë, pra u hap me një ceremoni të bukur, shkolla e parë shqipe, që mori emrin “Gjuha Jonë”. Kjo shkollë, këtë vit, bëri 13 vjet, qëkur në bankat e saj ulen dhe mësojnë gjuhën shqipe, por marrin njohuri edhe në historinë dhe gjeografine e Shqipërisë, fëmijët e Komunitetit Shqiptar në Filadelfia. Gjatë këtyre 13 viteve është bërë një punë e madhe, e përmirësuar nga viti në vit, që fëmijët tanë të mësojnë e të ruajnë gjuhën e prindërve të tyre.

4.Nderim, per Flamurin Kombetar Shqiptar...
Këshilli drejtues i Shoqatës, që ka hapur e administron, gjatë këtyre viteve këtë shkollë, kujdeset pa ndërprerje, qysh nga dita e parë e fillimit të vitit shkollor dhe deri në ditën e fundit, kur mbyllet viti arsimor. Por suksesi i kësaj shkolle e ka burimin te të gjithë: Te fëmijët që me shumë dëshirë përpiqen të mësojnë sa më shumë, te puna me pasion dhe cilësi e mësueseve, te mundi i prindërve për të sjellë fëmijët në shkollë për çdo të diel, si dhe te propaganda, që bëjnë anëtarët e Shoqatës, ndër familjet e komunitetit tonë, për t’i sjellë fëmijët në këtë shkollë.

  1. Më poshtë po japim disa shifra, paksa, nga jeta dhe puna që bëhet në këtë shkollë.
    – 7 Mars 2004, hapet e para shkollë shqipe në Filadelfia.
    – 13 vjet ka kjo shkollë, që zhvillon me sukses jetën e saj mësimore.
    – 2 nivele filluan mësimin në këtë shkollë, kur ajo sapo u hap.
    – 5 nivele, në pesë vite, është sot cikli i plotë i kësaj shkolle shqipe.
    – 654 fëmijë kanë kaluar nga bankat e kësaj shkolle, një pjesë e të cilëve, sot janë rritur, shkolluar në nivele të larta dhe punojnë në kompani me emër, duke nderuar veten e tyre, familjen dhe komunitetin tonë.
    – 52 është numëri i fëmijëve të regjistruar, në vitin e fundit shkollor, pra në këtë 2016-2017.
    – 50 është numëri mesatar i fëmijëve të regjistruar, çdo vit, në këtë shkollë.
    – 16 është numëri i mësueseve, që kanë dhënë mësim gjatë 13 vjetëve të jetës së shkollës. Të gjitha mësueset janë vlerësuar me çmimin “Pishtar i gjuhës shqipe”, nga këshilli drejtues i Shoqatës sonë
    – 6 është numëri i mësueseve që dhanë mësim gjatë vitit shkollor 2016-2017.
    3.
    Një nga veprimtaritë e shumta, që organizon kjo shkollë, gjatë gjithë vitit, pa përmendur të tjerat, është edhe programi artistic, që japin fëmijët para prindërve dhe të rriturve të tjerë, që marrin pjesë në mbylljen e vitit shkollor, ku tregojnë se çfarë dhe sa kanë mësuar.
    Kështu ndodhi edhe më 18 qershor 2017, kur në Qendrën Kulturore të Shoqatës sonë, këshilli drejtues, organizoi ceremonine e mbylljes së vitit shkollor 2016-2017.
    Ora 9:00 AM e gjeti hapur Qendrën Kulturore, më shpejt se të dielat e tjera, kur zhvillohet mësimi shqip i shkollës. Në fillim, sekretari i Shoqatës, Vlashi Fili dhe më pas, kryetari Tajar Domi, i pritën me dashhamirësi fëmijët, si në të dielat e zakonshme.
    I pari erdhi nxënësi i klasës së katërtë, Edvin Qinami, i shoqëruar nga e ëma e tij. Pastaj Drini Hamza, me të atin, Fitimin; Samir Sagiri, si gjithmonë me gjyshin e vetë e pastaj, me radhë, të tjerët. Dalëngadalë salla u mbush plot. Prindërit u larguan për t’u kthyer përsëri, jo si gjithmonë në ora 12:30 PM, kur përfundonte mësimi, por në ora 11:00 AM, kur do të fillonte ceremonia e mbylljes së vitit shkollor.
    Nxënësit, të drejtuar nga mësueset, me shikimin nga Flamuri ynë Kombëtar dhe me pëllëmbën e dorës së djathtë në zemër, kënduan Himnin tonë Kombëtar, një veprim që kryehet rregullisht, çdo ditë, para fillimit të mësimit, në këtë shkollë. Mbas Himnit, të gjithë u shpërndanë nëpër klasat e veta.2.Pamje nga salla...
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s