Fatmir Terziut (Poezi)

 Poezi jubilare

Nga  Përparim  Hysi

Sot qeshë në PRESIDENCË

(si i ftuar pak i veçantë)
Ndaj e shkruaj këtë vjershë
Si frymëzim, në këtë rast.

Miku im, FATMIR  TERZIU
Sot u shpall “MJESHTËR I MADH”
Vargu im, si vetvetiu,
Lindi fap… e mori gardh.

S’qeshë i vetëm në gëzim
Se Fatmiri ka shumë miq
Unë e nis urimin tim
Si një peng e sihariq.

Bashkë me mua qe BABUSHI**
Që nuk ndahet në gëzime
Por gëzimi sallën mbushi
Plot me foto e fjalime.

Vajti haka tek i zoti
Për Fatmirin plot virtute
Është FATMIR MENDJEPLOTI
Si një vend me shumë resurse.

Është mësues e gazetar
Kineast për”film” merr çmim
Si Poet dhe si Shkrimtar
Është i afirmuar me firmë.

Numër një është si kritik
I vë pikat përmbi i
Pedagog, Akademik
Made in FATMIR TERZI!

Ka një sofër kaq të madhe
Që e mban me vjete shtruar
Sofra është MBARËKOMBËTARE
“FJALA E LIRË” është pagëzuar.

Ky NJeri sikur s’fle gjumë
( Zë  e shfaqet orë e çast)
Si makinë lindur për punë
U dekorua si “MJESHTËR I MADH!”.

Unë lëshohem me urime
O FATMIR, lart e më lart!
Veç suksese e gëzime
Ta gëzosh:” MJESHTËR I MADH!”
 
* këtë dekoratë ia dorëzoi PRESIDENTi,BUJAR NISHANI, dhe fjalimi falnderues e I FATMIRIT mor vlera të epërme se ai e vuri theksin tek gjithë ajo lista e gjatë e emigracionit. Në atë përshëndetje,ai u bë “ambasadori” që i përfaqësoi ata më së miri.
** Miku  i të gjithëve: Profesor- Doktor MURAT GECAJ!

                                    Tiranë, 22 qershor  2017
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s