VIZITË E DISA SHKRIMTARËVE, NGA SUEDIA…

Nga: Murat Gecaj

Këto ditë, kanë ardhur nga Suedia, në Shqipëri, shkrimtarët e veprimtarët e njohur të Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni”, në Boras të Suedisë, Sokol Demaku e Hamit Gurguri, bashkë me dy krijuese të Shoqatës së Shkrimtarëve të Suedisë. Me këtë rast, ata do të bëjnë vizita në bibliotekat e qyteteve të ndryshëm dhe do të takohen aty, me poetë e shkrimtarë.

Një takim të tillë të ngrohtë zhvilluan ata edhe në mjediset e Hotelit “Livia” të kryeqytetit. Ishin të pranishëm kolegë e miq të tyre, poetë, shkrimtarë e publicistë, nga Tirana e Durrësi. Aty shkëmbyen mendime dhe përvojën e punës së tyre krijuese, duke nënvizuar dobinë e forcimit të lidhjeve të ndërsjellta.

Gjitjhashtu, në këtë takim mbresëlënës, ata bënë fotografi së bashku e dhuruan libra të tyre, për të pranishmit. Kështu, p.sh., Sokol Demaku dhuroi librin e tij publicistik, “Një rrugëtim magjepës, në Veriun e largët”(Boras, 2017). Ndërsa krijuesi tjetër, Hamit Gurguri, autor i 25 librave të mëparshëm,  dhuroi librat e tij në prozë:  “Gishti mbi Ohër”(që u kushtohet 116 viktimave të aksidentit ajror, më 1993) dhe “As Alia, as Ilia”, gjithashtu botim  i ri, pra i vitit 2017.

I falënderojmë ata për librat e dhuruar e urojmë që ta kalojnë sa më mire, këto ditë, në vendin tonë! Shpresojmë që takimet e tyre të jenë sa më frytdhënëse, për ta forcuar më tej miqësinë e bashkëpunimin ndërmjet krijuesve tanë, nga Shqipëria e Suedia!

**Kapakët e librave të dhuruar, nga shkrimtarët Sokol Demaku e Hamit Gurguri (Boras-Suedi)

Tiranë, 23 qershor 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s