“Shqiponjat e Arta” film-seriali i parë në Ballkan me regjizor Hadis Şen

Në një intervistë për NY Elite Magazine regjizori i njohur Hadis Şen (shqiptohet ‘Shen’) rrëfen për suksesin e tij, projektin film-serial “Shqiponjat e Arta” i pari i këtij lloji në Ballkan dhe për projekte të tjera të tij më të fundit. “Shqiponjat e Arta” po realizohet në bashkëpunim me EFE Production dhe producenten Arzun Şen, bashkëshorten e regjizorit.

Disa nga yjet dhe aktorët shqiptarë që luajnë në këtë serial janë: Xhelal Fera, Ismail Kasumi, Laura Krliu, Enes Selimi, Fevzi Ebipi, Caki Kabashi, Iska Elezi, Nuredin Fetahu, Emine Kurteshi, Egzon Bislimi, Enis Murati, Ekan Gjinaj, etj. Në tre rolet kryesore luajnë aktorët e talentuar: Caki Kabashi, Fevzi Ebipi dhe Iska Elezi. 

“Unë kam luajtur në katër filma deri tani “Balkan Scam” (I, II, III, IV). Dhe filmi i pestë është filmi-serial “Shqiponjat e Arta”. Në këtë film e kam gjetur veten shumë dhe kam një lidhje shumë të afërt me regjizorin Adis Shen. Projekti jonë ‘Shqiponjat e Arta’ po ecën shumë mirë dhe besojmë që do të bëjmë diçka madhështore për herë të parë në Ballkan më këtë serial. Sfida do ketë që të xhirosh një serial mbi 150 episode si “Shqiponjat e Arta” është një projekt i madh, por kemi vullnetin e madh. Aktorët e tjerë dhe kolegët e mi janë shumë të mirë dhe do t’ja dalim me sukses në këtë projekt. Falenderoj publikun për mbështetjen dhe i ftoj të na ndjekin në serialet e ardhshme,” tha aktori Caki Kabashi për gazetën Prishtina Press.

1482887164100

Caki Kabashi, “Shqiponjat e Arta”

Seriali shqiptar “Shqiponjat e Arta” pritet të triumfojë në Ballkan. Film-seriali po xhirohet në shumë qytete shqiptare, duke përfshirë, Gostivar, Shkup Tiranë, Kukës, Prishtinë, Prizren, etj. Seriali premton të prodhojë 150 episode. Promovimi i tij u bë me datën 28 maj 2017 në Gostivar.

Aktori i njohur Ismail Kasumi shfaqet në këtë serial me rolin e gazetarit. Momentalisht Ismaili po përgatitet për premierën në Londër të filmit “The Hats” (Kësulat) të regjizorit Alan Trow, ku ai luan rolin kryesor.

“Shqiponjat e Arta është një ndër serialet e para shqiptare në Maqedoni me përpamasa të mëdha që pritet të bëjë bujë. Ka pasur nevojë vendi jonë të ketë serial shqiptar. Kam qenë në kontakt me regjisorin gjatë kohës për të filluar ky serial,” tha aktori i njohur Ismail Kasumi.

“Roli që luaj unë është roli i një gazetari i cili ka lidhje me policinë dhe në bashkpunim me ta arrit të zbeh gjërat që ndodhin. Gazetari nuk dorëzohet pas gjithë atyre gjërave që i ndodhin. Në këtë serial do ketë shumë aktorë të njohur nga të gjitha trojet shqiptare. Për më shumë detaje në vazhdimsi të serialit do zbulohen. Kënaqësi të jem pjesë e këtij seriali,” shtoi Kasumi.

IMG_20170526_184331_640

Ismail Kasumi, “Shqiponjat e Arta”

Intervista me Regjizorin Hadis Şen rreth Serialit “Shqiponjat e Arta”

Me çfarë projekte po punoni për momentin?

Hadis Şen: Më shumë rëndësi i jap projekteve, por nëse flasim për projektet e momentit, në Maqedoni dhe Ballkan nuk është realizuar një film serial; ky është i pari, e titullohet “Shqiponjat e Arta”. Në projekt jam edhe regjisor dhe skenarist. Para 3 muajve e bëra një kontratë me EFE PRODUCTION. Ky projekt ka filluar të bëhet. Ne etapin e parë dhe sezonën e parë e kemi bërë promovimin për 10 episodet e para. Promovimi për Shqiponjat e Arta u bë me datën 28 Maj. Nga publiku pati shumë duratrokitje dhe komente pozitive.

Në këtë projekt për gjeneratat e ardhshme që do vijnë është hap i madh dhe do ti hapi rrugë te reja. Mendoj se ky është një hap i madh për Ballkanin. Talentet e rinj të zbulohen dhe të promovojnë talentin e tyre dhe atë potencial që kanë në Ballkan dhe të tregojmë para të gjithëve.

Projekti nuk është vetëm për territorin tonë por mendoj që është edhe për Ballkanin.
Seriali e ka emrin “Shqiponjat e Arta”.

Pse e Artë? Sepse në jetë e Arta është një material shumë i vlefshëm për atë unë si skenarist dhe si regjisor te skenari dhe projekti e kam vendos ta vëndos emrin e Artë.

Pse Shqiponja? Sepse Shqiponja për herë mendon që të arrij sa me lartë dhe për këtë është vendosur që ta vëndos Shqiponja. Domethene Shqiponjat e Arta edhe i vlefshëm edhe qëllimin e lartë.

Xhirimet për 10 episodet e para akoma vazhdojne. Në vendin ku jetojmë ne ka shumë interesim dhe i pëlqejnë serialet.

Për çfarë bëhet fjalë projekti i momentit?

Hadis Şen: Shqiponjat e Arta ka subjektin për përjetimet prej vitit 1992 deri në vitin 2017 dhe do ketë për ndonjërin nga vitet histori të ndryshme, domethene e kemi qëllimin prej 1992 deri 2017 çka ka ndodhur në Ballkan.

Përjetimet që kanë ndodhur në Ballkan do tregohen në këtë histori seriali me zhanrin sentës me Dramë, Intriga, Misteri, Aksion, Dashuri, Tensione. Me këta zhanre tre role kryesore ose tre vëllezer në vitet e 90ta i vrasin nënën edhe baban edhe këta vëllezër i shpërndajnë njërin në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Edhe këta vëllezër jetojnë me familje tjera që i adoptojnë. Fati prapë këto i bashkon tek një organizatë që vetë emrin e ka Shqiponjat e Arta.

Seriali e ka njelë misteri këta do bashkëpunojnë në organizaten Shqiponjat e Arta por nuk do e dijnë se do jenë vëllezër. Edhe kjo misteri do vazhdon deri 2 ose 3 sezone.

1

1

Çfarë është dallimi të jesh i ulur në karrigen e regjisorit në këtë projekt?

Hadis Şen: Edhe më parë kam marr pjesë në disa filma dhe seriale, herën e parë është diçka më e madhe që do tregohet historia e Ballkanit, jam shumë i kënaqur që do jem në karrigen e regjisorit.

Avantazhi i kësaj karriges është për mua per ta treguar potencialin e Ballkanit edhe të bëjmë një hap të madh se si do krijojmë një ardhmëri të mirë për gjeneratat qe vijnë pas nesh. Ideali më i madh është ti jap shpresë gjeneracioneve te ardhshme.Ideali më i madh është ky projekt.

Kush janë aktorët e serialit dhe yjet në të?

Hadis Şen: Sigurisht në secilin film dhe serial në strategjinë e vet e deshiron të ketë edhe aktor të famshëm ose yll, unë me producenten Arzu Sen në EFE PRODUCTION që e kam edhe bashkshorte, e kemi bërë një diskutim në lidhje me aktorët e famshem në projektin tonë çfare avantazhe mund të na sjellin aktorët e famshëm veq po ky projekt do shkojë nje kohë të gjate. Fiks pari e kemi qëllimin ta kena një kuptim të serialit interesant më pas me menaxherët e projektit e kemi diskutuar le të takohen me aktorë të famshëm edhe të më propozojnë të jenë në projektin tonë.

1

FB_IMG_1498945138467 (1)

Çfarë e bën të mirë një projekt për ju? A janë aty disa kualitete të caktuara që e bëjnë projektin të mirë për ju?

Hadis Şen: Secili film e ka vlerën sa një libër, por dallimi te filmi dhe te libri është kur lexon librin duhet ta fantazojsh edhe vendin edhe aktorët në mendjen tende.

Veçse tek filmi kur shikon nuk ke nevoje të fantazojsh, krejt fantaziat i ke të realizuara. Në ditët e sotme teknologjia e filmit është shumë e zhvilluar dhe akoma është duke u zhvilluar veç për Ballkan. Me keqardhje për teknologji filmi nuk mund të themi që zhvillohet, sepse edhe kjo punë në Ballkan është duke u zhvilluar dalëngadalë. Kemi marrë si iniciativë në projektin Shqiponjat e Arta këtij ngadalsimi ti japim një shpejtësi.

Kur të bësh një film duhet të kesh parasysh çfarë mesazhe do i japësh teleshikuesve sepse teleshikuesi kur do shoh filmin duhet të gjejë vetveten aty edhe të bëjne një rrugë hartë për veten.

E si të mund ta realizojme këte dhe te japim mesazhin ateherë për mua si skenarist dhe regjisor ka rëndësi të madhe.

1

Çfarë ke mësuar nga filmi jot i parë?

Hadis Şen: Më parë qe kam marr pjesë në disa filma dhe filma serial më kanë mësuar shumë gjëra. Në këtë projekt shumë kryesore është ekipa. Mendoj jashtë finansave është kryesore ta krijosh një ekip të mirë.

Suksesi është një temë shumë e rëndësishme edhe te filmat edhe te filmat serial, edhe një statisti edhe një që punon tek seti i serialit ose filmit e ka rëndësinë e vetë. Suksesi nuk behët vetem me financë as po me ide dhe skenar jo të mirë, as me teknik dhe kushte mira nuk bëhet. Suksesi bëhet si e thashë edhe mĕ parë me një ekip të mirë.

Nëse nuk e krijon një ekip të mirë atëher asgjë nuk bëhet as trend as sukses. Si përfundim unë mund të them se ekipi si ka bashkëpunim të mirë edhe një kontakt të mirë kjo do të japi një rezultat të mirë.

A keni menduar që të aktroni në filmat e juaj dhe në përgjithësi?

Hadis Şen: Çdo regjisor si e bën një film e ka dëshiren të jetë pjesë brenda filmit veç kjo punë varet edhe nga skenari.

Në tregun e filmave amerikan ka disa regjisorë që ështe edhe skenarist është edhe rol kryesor. Veç po në jetën time më shumë e kam pas parasysh edhe me ka tërhequr në Hollywood prej regjisoreve më kryesor Alfred Hitchcock. Ky regjisor tek secili film i vet ka marr pjesë si statist. Unë si regjisor si do bëjë filma dhe filma seriale vetveten nuk mendoj ta kem parasysh të jem para kamerave.

FB_IMG_1498945112006

Na trego për 3 filma apo projekte që keni qenë i përfshirë?

Hadis Şen: Unë për herë të parë kam filluar në vitin 2005 si asistent i regjisorit te disa TV filma dhe seriale në Turqi, Stamboll vetëm per mu është shumë kryesor në 2007 edhe ai është filmi i parë i im që e ka emrin TUZAK (“KURTHI”). Ky filmi më ështe bërë si hap i parë per mu në kinematografi, përveç kësaj kam marrë pjesë në serialet “Acı hayat” (Jetë e hidhur) dhe “Bir Sepet Elma” si dhe shumë seriale tjera.

Kush janë inspirimet më të mëdhaja në karierën tënde?

Hadis Şen: Dëshira për kinematografi ka filluar tek unë qysh kur kam qenë fëmijë. Edhe kur kam qenë fëmije më kanë tërhequr filma, si bëhet një film çdoherē e kam pyetur vetveten. Edhe babai im kur kam qenë fëmijë më ka ble një kamer dhe si amator kam bërë filma dhe jam munduar të bëjë ashtu si kam parë në televizione.

Inspirimi më i madh më është bërë artisti më i njohur në SHBA Walter Eliyes Disney sepse kur e kam lexu librin e jetës dhe biografin e Walter Eliyes Disney e kam shikuar vetveten aty se edhe Walteri e ka pas dëshir në ardhmërinë e kinematografisë të lërë një shenjë në kinematografi. Walter Eliyes Disney edhe sot eshte në tregun e Amerikes dhe Hollywoodit një njeri shumë i famshëm. Edhe ka produksionin e vet si i njohur si Walt Disney.

Unë te Walteri e pash se Walteri çdoherë e ka fantazu një qëllim për ta realizu ato fantazi për të realizu ka dhënë teper mundim. Edhe unë e mora një inspirim nga fantaziat e mia që duhet të luftoj në maximum. Për këtë e kam idol Walterin pasi nuk u ka dorzu nga ëndërrat e tij. Jasht kësaj artisti i kam inspirim edhe këto regjisor Stiven Stolberg, Jorge Lucas, James Cameroon dhe disa regjisor që kanë bërë shumë emër në Hollywood.

1

Çfarë ju pëlqen më shumë rreth punës tuaj, karierës?

Hadis Şen: Në film dhe këta projekte më e mira është ekipa të jetë si një familje e në projekt edhe kameramanët edhe ata që punojnë në set edhe aktorët krejt këta çdo ditë që bashkëpunojnë te seti edhe kjo bashkarisht bëhet si një familje e madhe dhe kjo më jep shumë kënaqësi. Sepse këta projektet veçse kësaj familje po mundëson të njoftohesh me persona të ri dhe shoqeri e re. Domethënë nuk është vetëm projekt por është edhe një punë sociale.

A e shprehni veten kreativ në mënyra tjera?

Hadis Şen: Secili person në jetë si të merr me qejf dhe është i kënaqur me punën e vet çdoherë bëhet më produktiv dhe me sukses. Sepse një njeri kur e dëshiron dhe e merr me kënaqësi një punë bëhet më i suksesshëm dhe më produktiv në jetë. Une sepse bëj punën time me dashuri mendoj se jam produktiv edhe inovativ dhe kjo më jep mua njē energji pozitive në kete sektor. Çdo person kur e bën një punë me dëshir dhe dashuri çdohere del me rezultat suksesi.

Çfarë sugjerimesh do ju jepni atyre që dëshirojnë të bëjnë një karierë si filmbërës?

Hadis Şen: Ata njerëz që dëshirojnë të bëjnë film unë e kam një sugjerim vetem të fantazohet edhe mos dorëzohen prej fantazive të veta. Sepse fantazia është shumë kryesore në këtë sektor me xhiru filmin. Sepse filmi është një punë çka bëhet me fantazia këtë teme duhet ta lidh prap me librin, një shkrimtar kur deshiron të shkruan një libër, fiks pari fantazon po mbrapa mendon po mbrapa shkruan dhe kjo bëhet libër.

Filmi është si libër veç para fantazon mbrapa e bën konceptin, më pas e bën sinposis dhe më pas bën ‘treatment” dhe në fund e bën skenarin. Kur e bën skenarin e gjen një producent e bën një marëveshje edhe çka duhet kushtet i përgaditen, dhe nisën të xhirohet filmi. Kur të pefundohen xhirimet ka procedurën të montohet, sinkronizohet dhe finalizohet dhe bëhet film. Edhe njëherë dëshiroj të ceki se fantazia në këtë sektor ku xhirohet film ështē kryesore.

A jeni duke punuar në projekte të ardhshme tani?

Hadis Şen: Po kam edhe disa projeke tjera që jam duke i vazhduar. Më shumë jam i koncentruar në projektet dokumentar. Pasjtaj i kam edhe projektet profesionale TV Reklama dhe jam duke punuar në këto projekte veç po qysh i ceka më lart, me EFE Production e kam një kontrat dhe e kam nënshkrujt për projektin serial Shqiponjat e Arta si skenarist dhe si regjisor.

Fiks pari e kam këtu qysh kan bërë kontrat dhe nënshkrim kam për qëllim të dal me sukses dhe qëllimin e kam për projektin serial “Shqiponjat e arta” të ja realizojmë sezonën e parë suksesshem me 10 episode të para për sezoninë e par.

Cili ka qenë çelësi juaj personal deri tek sukses?

Hadis Şen: Suksesi varet nga qëllimi si të keni qëllim të madh po edhe suksesi do jet i madh. Qëllimi është misteriozi i suksesit. Suksesi bëhet me shumë punë dhe çelesi i suksesit është mos dorëzohesh. Si të dorezohesh atëherë humbni. Nëse nuk dorëzoheni atëherë do mbërrini tek qëllimi.

*Përktheu në shqip Egzon Bislimi

FB_IMG_1498945190145 (1)

1

1

1

1

1

1

1

1

1

1111-640x360

1

1

1

 

Advertisements

One thought on ““Shqiponjat e Arta” film-seriali i parë në Ballkan me regjizor Hadis Şen

  1. Pingback: #Turkey: Avrupanın yeni dizi filmi olan “Altın Kartallar” dizisinin yönetmeni Hadis Şen ile röportaj | NY Elite Magazine

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s