Caki Kabashi protagonist në film-serialin e ri “Shqiponjat e Arta”

Aktori i talentuar kosovar Caki Kabashi, po merr pjesë në film-serialin e ri “Shqiponjat e Arta” me regji nga Hadis Shen (Hadis Şen), prodhim i kompanisë EFE Production, dhe producente Arzun Şen, bashkëshorten e regjizorit. Kabashi luan një nga tre rolet kryesore, tre vëllezërit, të cilët luhen nga Caki Kabashi, Fevzi Ebipi dhe Iska Elezi. Po flitet shumë për “Shqiponjat e Arta” si film-seriali i parë më përmasa të mëdha në Ballkan, me 150 episode. Xhirimet në 10 episodet e para janë zhvilluar në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.  

IMG_20170519_131149_437

Caki Kabashi, film seriali “Shqiponjat e Arta”

“Unë kam luajtur në katër filma deri tani “Balkan Scam” (I, II, III, IV). Dhe filmi i pestë është filmi-serial “Shqiponjat e Arta”. Në këtë film e kam gjetur veten shumë dhe kam një lidhje shumë të afërt me regjizorin Adis Shen, “tha aktori Caki Kabashi për gazetën Prishtina Press.

“Projekti jonë ‘Shqiponjat e Arta’ po ecën shumë mirë dhe besojmë që do të bëjmë diçka madhështore për herë të parë në Ballkan më këtë serial. Sfida do ketë që të xhirosh një serial mbi 150 episode si “Shqiponjat e Arta” është një projekt i madh, por kemi vullnetin e madh. Aktorët e tjerë dhe kolegët e mi janë shumë të mirë dhe do t’ja dalim me sukses në këtë projekt. Falenderoj publikun për mbështetjen dhe i ftoj të na ndjekin në serialet e ardhshme,” shtoi Kabashi.

1482887164100 (1)

Caki Kabashi, Filmi “Balkan Scam”

1482887165469

Filmi Balkan Scam

Caki Kabashi ka luajtur në filmat “Balkan Scam” (1, 2, 3, 4) ku ka luajtur rolin negativ të një hakmarrësi, si dhe në filmin “Podrumi”.

“Në ‘Balkan Scam’ kam patur rolin negativ, një hakmarrës. Kam luajtur një skenë te filmi ‘Podrumi’. Tani po luaj te film seriali ‘Shqiponjat e Arta’, ku kam një ndër rolet kryesore prej tre vëllezërit. Gjithmonë si fëmijë më kanë pëlqyer filmat dhe gjithmonë i luaj me pasion të madh. Për mua filmi është gjithqka dhe nuk do ndalem deri në frymën e fundit. Filmat që më pëlqejnë shumë janë filmat triller, dramë që bazohen në ngjarje të vërteta,” tha Caki Kabashi.

received_1388141057899418

received_1388140974566093

Filmi “Shqiponjat e Arta”

FB_IMG_1495191585026

FB_IMG_1495191549099

FB_IMG_1495191546207

Filmi “Shqiponjat e Arta”

1482887165065

FB_IMG_1498945112006

regjizori Hadis Shen (Hadis Şen)

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s