Festivali i filmit “Ekrani I Artit” në Shkodër

Art House me 7-9 korrik 2017 prezantoi festivalin e filmit Ekrani i Artit, një përzgjedhje nga Lo Schermo dell’Arte Film Festival. Lo Schermo dell`Arte është një festival ndërkombëtar i filmit i cili organizohet që nga 2008 në qytetin e Firences në bashkëpunim me institucione kulturore, qendra për artin, akademi e universitete italiane e ndërkombëtare.

I lindur si një projekt që kërkon të promovojë lidhjet mes artit bashkëkohor dhe kinemasë, në të prezantohen çdo vit filma, dokumentarë mbi artin bashkëkohor të shoqëruar me instalacione video, takime me artistë e kuratorë, rezidenca për artistë ndërkombëtare, produksione dhe shpërndarje të filmave.

Në kuadër të bashkëpunimit me Art House, i mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës Tiranë, Ministria e Kulturës e Code Partners, formati i Lo Schemo dell’Arte vjen për herë të parë në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, me një përzgjedhje filmash, dokumentarësh, videosh që janë shfaqur ndër vite në këtë festival. Të ftuarit e veçantë për prezantimin e festivalit janë Silvia Lucchesi, drejtoreshë e Lo Schermo dell’Arte, e Leonardo Bigazzi, kurator i projektit VISIO.

7-9 korrik 2017; Art House-Kinema Millennium, Shkodër

*Ribotim:

Burimi: Ministria e Kulturës – Shqipëri

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s