Gjergj Kastrioti sipas historianit francez Germain Lefèvre – Pontalis

Nga Aurenc Bebja, Francë

Të shumtë janë autorët e huaj të cilët janë interesuar dhe kanë shkruar për jetën e Gjergj Kastriotit. Ndër ta mund të përmend Jacques Lavardin (1621), Margherita Sarrocchi (1623), Nicolas Caussin (1653), Giovani Antonio Summonte (1675), Stephan Zannowich (1779), Charles Didier (1844) dhe Camille Paganel (1855).

Kësaj liste i shtohet gjithashtu historiani francez, Germain Lefèvre – Pontalis (1913) me veprën e tij « Un héros albanais, Scanderbeg », i cili përshkruan mjaft bukur princin e Matit dhe mbretin e shqiptarëve.

Ja si shprehet autori për heroin tonë kombëtar :

« Skënderbeu sipas disa llogaritjeve mund të ishte 40 vjeç. Ai ishte një atlet i zgjuar, që njihte politikën dhe luftën. Forca e tij fizike ishte e jashtëzakonshme. Luftonte gjithmonë krahëhapur, në krahun e tij të djathtë kishte shenjën (tatuazhin) e një shpate. Me armën e ftohtë, ai bënte që kokat të fluturonin dhe i çante kalorësit…

…Njohuria e mjediseve turke i ofronte atij burime të pafundme. Ai kishte një përvojë të gjatë të luftës që i mjaftonte Shqipërisë dhe manovronte me mjeshtëri një ushtri që mesa duket nuk i ka tejkaluar kurrë 15.000 veta.

Në betejë, për fatkeqësinë më të madhe të armikut, ai gjendej aty ku nuk duhej të ishte, aty ku është e pamundur të jesh. Vendbanimet i mbronte nga jashtë, duke ardhur rreth e rrotull kampeve të pushtuesve ; që i uriste dhe i shkatërronte.

Gjatë një çerek shekulli, jeta e tij ishte një udhëtim me shpatë. Pas rënies së Konstandinopojës, ai e mbajti akoma të paprekur Akropolin e tij të Krujës. Vdiq i lirë me një copë toke shqiptare të pavarur dhe katolike. »

**Ribotim:

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania (www.darsiani.com)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s