Devolli, rrënjët dhe zhvillimet historike

Nga: Hysen Koçillari

Eksodi i devollinjëve në qershor 1924

Të shperngulurit po kalonin momente të tejngopur emocionalisht, secili ishte i gjallë ne turmën e heshtur, ishte i përhumbur, i rraskapitur, shndërruar në krijesë gjysmë të vdekur, në gjendje somnambuli.

Ndoshta ëndërrime rinore, shpërthime zemrash të dashuruara, por që nuk mundën dot as t’i belbëzonin, jo më të thoshin fjalë zemre.

…Në fund çapiteshin djemtë e vajzat që mbanin pasurinë që kishin marrë me vete, një boshkë me plaçka. Ecnin e ecnin devollinjtë fatkeqë.

Emri i përbashkët  “ilir” del vetëm në shek. V p.e.r te Herodoti si përgjithsim i emrit të një fisi që banonte në shpinë të Dyrrahut deri në Kosovë, ku u krijua bërthama e parë e shtetit ilir.

Mbrojtësit e vijimësisë pellazgo- ilire, theksojnë se nqs qytetërimi 1450-800 p.e.r. ishte grek, në përdorim do të kishte emra grekë, kuptimi i të cilave do shpjegohej përmes greqishtes.

…prandaj në enciklopedinë e madhe ‘Pyros’ flitet për parahelenë apo paraselenë.

Treva e sotme gjeografike që quhet Maqedonia Veri-Perëndimore, e banuar kryesisht nga pasardhësit e iliro-shqiptarëve, në kohën antike ishte pjesë integrale e shtetit ilir të dardanëve, i Dardanisë, ishte si të thuash Dardania Jugore.

Dardania antike fillonte nga Tregu i Ri e Nishi në veri dhe mbaronte në Ohër e Manastir në jug dhe kryeqendër kishte Shkupin.

Autorët antikë greko-romakë pohojnë që epirotët dhe maqedonët ishin barbarë. Për Tukiditin Greqia fillonte në Gjirin e Ambrakisë ose në Lokridë. Kjo do të thotë se Maqedonia dhe Epiri nuk ndodheshin në Greqi.

Pirro, biri i Akilit legjendar, është i pari personazh gjysmë legjendar e gjysmë historik që e kapërceu kufirin e legjendës së mjegullt e i mblodhi fiset e shpërndara pellazge. Menjëherë pas rënies së Trojës 1284 p.e.r., Pirro Neptolemi, djali i Akilit, erdhi në pjesën jugperëndimore të Gadishullit Ballkanik e i bashkoi luftëtarët pellazgë të asaj treve nën udhëheqjen e tij. Kjo është treva që sot njihet nga shqiptarët si Toskëri. Kjo përfshinte tesprotët e Sarandës e të Ҫamërisë, që shtriheshin në jug, deri në gjirin e Artës, kaonët e Kurveleshit e të Himarës apo të Labërisë, atintanët e Përmetit e të Tepelenës, si dhe dasaretët e Beratit dhe të trevave të sotme të Ohrit e të Korçës.

Dijetarët erdhën në përfundimin se që nga lashtësia e hershme deri në kohën romake, kultura e Ilirisë së Jugut dhe e Epirit, duke përfshirë Mollosinë, ishte krejt e ndryshme nga ajo e Greqisë klasike që shihet në Athinë dhe Spartë. (grupet fisnore që kaluan gradualisht në jetën qytetare dhe pastaj u federuan në organizma shtetërore, institucionet e të drejtës, si ajo familiare dhe e pronës, roli i gruas në familje dhe në lirimin e skllevërve, ngjashmëritë e qendrave epirote si Dodona dhe ato të Shqipërisë së Jugut)

Jacques, përshkruan luftimet mes ilirëve e maqedonasve, shek V-IV p.e.r. dhe thotë se pas vdekjes së Filipit të Maqedonisë, bijtë e Bardhylit, Klejti e Glauku, u përpoqën ta merrnin përsëri territorin e pushtuar. Në betejën e ashpër që u zhvillua në vitin 335 p.e.r. në Pilur, pranë grykës së Devollit, në verilindje të Korçës, Aleksandri i Ri, i biri i Filipit, i mundi ata, duke i përfshirë kështu edhe ilirët në Maqedoninë që po zgjerohej.

Kalaja e Trajanit përmendet si një nga qendrat më të rëndësishem protourbane të vendit tonë dhe për të kanë shkruar autorët antikë grekë e romakë (Tit- Livi, Kurt Rufi, Ariani etj)

Në regjionin e Devollit evidentohen rreth 30 vendbanime të zhdukur,  të cilat identifikohen nga gërmadha, objekte metalike, qeramike, sende zbukurimi, stolisje etj.

 Sipas Eqerem Ҫabejt, shqiptarët janë stërnipër të atyre fiseve ilire, shumëfish të përzier me thrakët, të cilët në ag të kohërave prehistorike, zbritën prej viseve të veriut të Evropës dhe u ngulën në këto troje.

Shqipëria ka pësuar fatin e Trojës. Forcën dhe pasurinë e vet Troja ja detyronte pozicionit të saj të favorshëm, si një pikë kryqëzimi  e shumë rrugëve të tregtisë së antikitetit…Mirëpo lulëzimi ishte edhe fatkeqësia e saj, ngjalli xhelozinë dhe zilinë e armiqve grabitqarë të cilët e pushtuan, e grabitën, e shkatërruan. Por Troja përbënte vetëm një qytet, ndërsa ilirët një etni të gjerë që mundi t’i rezistonte asimilimit, megjithë tkurrjet që pësuan në shekujt e stuhishëm të këtyre 2000 vjetëve.

Populli i Romës e priti Paul Emilin e të birin xhelat, S. Emilianin (varrmihësin e Kartagjenës 185-129 p.e.r.) me shumë bujë. Parakalimi zgjati tri ditë me radhë, dita e parë mezi mjaftoi që të shiheshin statujat, tablotë dhe figurat filo-sale, të cilat, të ngarkuara mbi dyqind e pedëdhjetë karroca, paraqitnin një pamje madhështore…3000 vetë mbanin 750 vazo të mbushura secila me nga katër talente (104.8 kg) argjend, çdonjera e ngritur në krahë nga katër burra, 57 vazo plot me ar me nga tre talente (62.6 kg) secila, një kupë e artë, që nxinte 10 talente (362 kg0, shporta të mëdha me gurë të çmuar.

Sundimi osman i ndikoi vendet e Ballkanit në arkitekturë, në mënyrën e banimit, veshjes, kuzhinën, doket e zakonet, sidomos të lindjes, martesës dhe vdekjes si dhe në jetën intime të grave e në bestytni. Po kështu ndikoi në lëmin e muzikës e gjer te mënyra e të menduarit e të kuptimit të botës.

Tokat shqiptare nga gjysma e parë e shek IV ishin përfshirë në Principatën e Prevalit me qendër Shkodrën, ku bënin pjesë Dalmacia e Jugut, Mali i Zi e Shqipëria Veriore; në Principatën e Dardanisë  me qendër Shkupin, ku hynin pothuajse të tëra krahinat e Kosovës së sotme; në Principatën e Epirit të Ri me qendër Dyrrahun, që përmblidhte krahinat e Shqipërisë Qendrore e Jugore, deri te lumi Vjosa dhe në Provincën e  Epirit të Vjetër, me qendër Nikopolin, ku hynin tokat në jug të Vjosës deri në Gjirin e Prevezës. Territori i krahinës së Devollit ishte pjesë e Provincës së Epirit të Ri.

Në territoret që zotëronin Muzakajt, përfshiheshin edhe krahinat e Devollit të Madh, sot Fusha e Korçës dhe të Devollit të Vogël, krahina e Devollit, e cila shkonte deri në Kostur e Nestram, i cili zgjati deri kur ra Perandoria Bizantine.

Hinalçik, turk, ka hartografuar nga Regjistri Arvanid (1431) 550 fshatra që ruajnë deri në kohën tonë vazhdimësinë e tyre ngultësore si vendbanime. Nga regjistrat e Korçës e të Përmetit dhe Arvanid (1431) dhe nga kadastra venedikaase e Shkodrës, 1417, del se 2/3 e rasteve (fshatra e lagje) ruajnë sot vazhdimësinë në vendndodhje e emërtime. Ky konkluzion vërtetohet me vendbanimet Tren, Shyec, Kalaja e Trajanit, Morgu, Ziçishti etj dhe fshatrat Shënediell = Shën Dielli, Shak = Shën Jakovi, Shënkollas = Shën Nikolla.

Historianët pohojnë që në kazanë e Kosturit, deri në vitin 1913, nuk ka patur asnjë fshat të populluar nga grekë.

Anton Belushi, pas një pune pasionante hulumtuese 30- vjeçare, pohon se në shtetin grek kishte evidentuar 695 fshatra me banorë arvanitë që janë një komunitet prej afro 3 milionësh banorë në popullsinë e Greqisë. Ai thotë se në Greqinë Qendrore, në Atikë janë 85 fshatra, në Beoti 92 fshatra, në Peloponez: Korinth 107 fshatra, Lakoni- Arkandi 34 fshatra, Akai 47 fshatra, Eolidë 13 fshatra, Mesinë- More  70 fshatra, Vthiontide 12 fshatra. Në ishujt: Eubea 89 fshatra, Andros 14 fshatra, në ishujt e tjerë të Greqisë 5 fshatra.

Në fshatrat e Follorinës ende 8 fshatra flisnin shqip (Bellkameni, Negovani, Kotorri Sipër, Kotorr Poshtë, Lehova, Negovani, Negoçani, Mahalla).

Me 3 prill 1914 grekët çajnë vijën e mbrojtjes e përparojnë deri në Qinam të Ersekës, ku me urdhërin e kolonelit Cipuras, ata dogjën mbi 12 fshatra myslimanësh, gjithashtu, njerëzit që u gjetën në shtëpitë e tyre, burra e gra, pleq e fëmijë, u masakruan e u therrën, disa u dogjën të gjallë.

Në Peshtan nënkoloneli Kacifaqi me 100 andartë vranë e masakruan 140 burra, gra e 27 fëmijë të vegjël i therrën. I hodhën në pus, pusin e mbuluan me gurë. (13 prill 1914).

Më 14 prill në Kolonjë, nën komandën e kolonelëve Fiorgaq, Cipuros etj me 200 andartë nga Gjiriti, bënë një operacion barbar. Grekët sulmuan si bisha mbi fshatarët e Leshnjes e çnjerëz që gjetën përpara i shkuan në thikë.

Në gjeohapësirën e fshatrave të Devollit gjen vetëm emra shqip, me ndonjë përjashtim të pranueshëm prej pushtuesve, për çdo pus, burim, përrua, kodër, gur, rrugë, shpellë, pyll. Popullsia e kësaj treve ka vënë vetëm emra shqip edhe për çdo tokë, arë, grykë, korie, gjurmë shkëmbi, monopati, kishe, xhamie.

Papa Kristua më 1905 u drejtoi shqiptarëve një thirrje të fuqishme: Shkronjat e bëjnë kombin të quhet komb. Po të mos i kemi shkronjat shqipe, dituria e kombeve të tjera do të na mbyste dhe nuk do të dëgjohej fjala shqip e shqiptar.

Konspektoi Bardhyl Selimi, 30 qershor 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s