Qershor i stuhishëm

Nga: Bardhyl Selimi

Për familjen time po! Më datën 3 nëna jonë Vezire ndërroi jetë pas një rrugëtimi të gjatë 95 vjeçar. Ajo qendroi me mendje të kthjellët deri në momentet e fundit, ndonëse fizikisht u shter krejt, aq sa nuk e shihja dot në atë gjendje. Por, si çdo nënë, na u dhimbs pa masë. Që atë ditë, jeta jonë do vijonte pa të, por me kujtimet për të. Kujtime që na bënin të ndjeheshim patjetër krenarë.

1Këtë e vumë re gjatë homazheve para dhe gjatë varrimit. Përveç familiarëve e miqve këtu në Tiranë e Shqipëri erdhën më shumë se njëzetë miq nga Kosova. Dua t’i përmend këtu drejtuesit e Komunës së Fushë – Kosovës dhe bashkëfshatarë të nënës: Burim Berisha, Islam Shabani, Rexhep Osmani, Xhemë Gjeraku (Kelmendi); drejtuesit e shkollës “Adem Gllavica” Lipjan me në krye z. Hajrush Stublla; drejtuesit e Komusës së Lipjanit Sefer Tasholli, Heset Sahiti, i paloshmi dhe i bekuari im z. Behadin Rexhepi me profesorin Banush Imeri nga Shtimja etj; bashkëfshatarë të mij si Xhevat Reçica me nipa; z. Hyzri Salihu nga Ferizaj me tre miq të tij.

Ndër miqtë e tjerë, dua të përmend z. Astrit Leka, me banim në Gjenevë, afro 93 vjeç, që erdhi edhe në varrim, z. Gani Ratkoceri, mbi 85 vjeç, profesorët Ylli Sarolli, Agim Kocillari, Laurant Bica etj. Erdhën të dy djemtë e mij nga jashtë, po ashtu nipi Arnold, djali i vëllait Pëllumb nga SHBA, krushqit nga Greqia dhe Shqipëria dhe, padyshim, dy vëllezërit Arbeni dhe Shkëlzeni. Sigurisht dhimbjen më të thellë e shfaqi ime motër Iliriana që ka jetuar me nënën dhe i ka shërbyer asaj me vetëmohim sidomos këto katër vitet e fundit kur ajo nuk mund të lëvizte, 24 orë në ditë.

Fjalën e lamtumirës mbi varr e mbajti z. Rexhep Osmani, ish ministër i Arsimit i Kosovës. Ndër të tjera ai tha:

“Vezirja, kjo bijë e Kosovës dhe e Shqipërisë ishte dhe mbetet figurë madhështore e arsimit shqiptar. Në rrugëtimin e saj jetësor kapërceu kufinj të mëdhenj të sakrificës, të qendresës, të vuajtjeve dhe të mbijetesës. Me personalitetin e saj  të fortë e të dinjitetshëm, me dijen dhe kulturën e saj, sajoi kurorën e mrekullueshme të punës së  saj atdhetare, arsimore  dhe familjare.”

Pak ditë më pas, nuk mungoi të vijë për vizitë edhe vetë z. Adem Demaçi me familje, ndonëse i sëmurë që disa vjet, ish nxënës i nënës në vitet 1943-1944 në Prishtinë si dhe z. Ali Mustafë Agushi 88 vjeç..

Ndërsa më 16 qershor, sikurse ishte marrë vendim që në mars, Komuna e Fushë Kosovës ku bën pjesë edhe Sllatina e Madhe vendlindja e nënës, organizoi një ceremoni të shkëlqyeshme, ku Vezirja u shpall “Qytetare Nderi”! Mora pjesë edhe unë me vëllain Arben. Salla ishte mbushur plot me kuadro të Komunës, miq, dashamirë e kushërinj nga Kosova (Prishtina, Lipjani, Shimja, Ferizaj, Prizreni)

Nuk mund të mungonte edhe baca Adem Demaçi; Suzana Krasniqi, e bija e Rashid Krasniqit që kanë ndenjë shumë kohë gjatë luftës 1999 në shtëpinë e nënës; zoti Veli Bilgiç me Avniun nga Janjeva që banon në Stamboll, etj.

1

Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha e quajti nënën tonë “Perëndesha Vezire!”

Padyshim, këto vlerësime dhe përkujdesje na kanë prekur jashtëzakonisht por edhe na kanë kujtuar se, në respekt të tyre, ne duhet të jemi më kokëulur, më të përkushtuar ndaj shoqërisë.

Komuna shtroi një drekë ku morën pjesë rreth 40 vetë dhe ku zhvilluam biseda shoqërore dhe interesante, aq më shumë se aty ishte edhe autori i gjashtë vëllimeve me anekdota shqiptare, z. Salih Zogiani dhe historiani Jusuf Osmani. Një ndihmë vëllazërore gjithë kohën ka dhënë miku im z. Behadin Rexhepi.

Në ditët e fundit të muajit, unë udhëtova sërish në Kosovë, në shoqërinë e bacës Ali Mustafë Agushi. Na kishin ftuar në Arkivin e Kosovës ku ruhej edhe dosja e familjes së mirënjohur Agushi, aq shumë e përndjekur, masakruar dhe anatemuar nga regjimi sllavokomunist. Aty u pritëm të nesërmen, ngrohtë dhe mirëkuptueshëm nga drejtori z. Ramë Manaj dhe z. Hysen Azemi.

Ndërsa z. Faik Grainca ish kryetar i Komunës së Ferizaj na ofroi një drekë bujare në hotelin prestigjioz “Orchidea” të atij qyteti. Ishin të pranishëm edhe zotërinjtë Behadin Rexhepi, Avni Bikliqi me të shoqen, Hyzri Salihu, baca Ali. Më pas erdhi dhe një profesor, dekan i Fakultetit të Makinerisë në atë qytet, i cili na ftoi për një vizitë në fshatin Pleshinë, nga është gjyshja ime Fatime Islam Magjera. Në fakt kjo ishte vizitë tepër e vonuar për mua… Vetë fshati dhe rrethinat me kodra të gjelbëruara e ujra ishte një mrekulli.

1

Mbremja kaloi shumë këndëshëm nën kujdesin e z. Bislim Krasniqi dhe Z. Ilmi Reçica që kishin rezervuar një darkë në një nga restorantet e zonës së Artanës (ish Novobërda), në një nga luginat më të këndëshme por edhe me histori të lavdishme të Kosovës.

Me propozimin e z. Rexhep Osmani kisha kënaqësinë të merrja pjesë në promovimin e dy librave të z. Mehdi Bardhi, për historikun e përpjekjeve 130 vjeçare (1878-2008) për demokraci të popullit të Kosovës si dhe libri “Dielli lind aty ku perëndon”  me fjalë të urta, të mbledhura atje.

Bisedat e mëtutjeshme në kafe me miq të rinj si z. Ibrahim Berisha që më dhuroi dy libra të tij, z. Ismail Selmani ish luftëtar i UҪK në Kosovë, Preshevë e Maqedoni, një mysafair nga Stambolli sërish me emrin Ismail, z. Veton Mehmeti etj ishin një burim tjetër informacioni e kënaqësie për mua.

Udhëtimi i kthimit nëpër Mirditë është si gjithnjë i bukur.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s