“DALLËNDYSHET” SHQIPTARE

Nga Luna Kalana

 Në Amerikë të zë malli, nga ne mergimtarët, të shohesh dallëndyshe, tek -tuk, ndësa këtu në Florida tropikale, nuk ka, sepese vetem dy stine te ngohta ka, stina e Njomët dhe stina e Thatë, prandaj dallëndyshet zogjtë shtegetare, në mungesë do t’I personifikoja me “librat” postare shqip,që na vijnë nga Shqipëria dhe Bota, prej shokëve, miqve, kolegëve krijues dhe lexuesve dashamirës.

Nuk e merrnin dot me mend,në pozitat që jemi ne larg Atdheut, sa kënaqesi ndjemë ,na ushqejnë shpirtin,kur na vijnë “dallëndyshet”, librat shqiptare. Do të desha t’I falenderoj që te gjithe emër për emër,per dërgimet, në veçanti, byrazerin tim, poetin Skender Rusi nga Korça,fabulistin Ali Bregu,dramaturgun Skender Demolli,shkrimtarin lider Pegasian, Kristaq Shabani,poetin Vullnet Mato,shkrimtarin Hyqmet Hasko,poetin perkthyes Kosta Nake,mjekun Sinan Agolli,,poetes Mira Konçi,inteletualin Guri Seferi,e te tjere nga Shqiperia.Prof poetin lab Agim Shehu nga Zvicar, poetin devolli nga Athina Luan Xhuli,shkrimtarin poetin çam Namik Selmani,poetja Bukurie Bushati nga Gjermania,romancierja e re, Nexhi Hasani nga Anglia, e se fundi libri letrares te aposionuar e te talentura Lindita Kopliku nga Italia e te tjerë.

Do të permend dhe “dallëndyshet“ shqiptare që fluturojnë në kontinetin e Amerikës,nga poetet emigrantë këtu,librat e poetit te madh Prof.Vangjush Ziko nga Kanadaja, te shkrimtareve dhe poeteve, Fuat Memelit, Skender Kodres, Fation Pajos, Agim Bulgarecit, Kadri Kadi, Ilijas Demolli, Ali Gega, Koco Sterjo, e te tjerë,si dhe me poetet e shkrimtaret flotidianë, qe i kam këtu, shkrimatrin poet Thani Naqo, Lek Gjoka, Merita Bajraktari ,Bledar Starova, Hysen Çifligu, Met Fidan, Bardhi Bejleri,Todi Pasko,Ermira Bababmusta e te tjerë,qe na mbledhin për hera si për një kafe.

Sa na shkojnë për shat ,ne mergimtareve vargjet e mergimtarit Rilindas ,Filip Shiroka në poezite “Shko dhe Eja, Dallëndyshe” ato jane anaologji aktuale per subjektin e poezive skicave,portreteve,tregimeve te librave shqip,shkruar me fjalë zemra,me ndjesi te rralle shpirterore,dhe penë mjeshtërore artiste e kronogjise jetesore ne retrospketivë,ringjallje te kujtimeve te mbresave ne piedestal e së ardhmes.

Dallëndyshet postare të atdhedashuris , të Filip Shirokës.

1-SHKO DALLËNDYSHE !
-Udha e mbarë se erdh pranvera,/shko, dallëndyshe tue fluturue,/prej Misirit n’dhena tjera,fusha e male tue kërkue;/n’Shqipni shko, pra, fluturim,shko në Shkodër, n’qytetin tim. /Shëndet prej meje të m’i falësh/saj shpisë vjetër ku kam le,/me ato vende rreth t’përfalesh,/ku kam shkue kohën e re;/atje shko, pra, fluturim,/fal me shndet qytetit tim…..

2-DALLËNDYSHE EJA !
Mirë se vjen, me krahë te letë, /Dallndryshë, tui fluturue! /Mirë se vjen! M’ket ânë te xetë 
T’dheut t’Misirit me dimnue:/Eja, prá, ktu fluturim, /M’gzò me at zâ gjith âmbëlcim!/
Kur jé nisë t’kam porositun /Atje larg t’shkojsh kah Shqypnija; /M’difto pra, kur ké shetitun 
A t’kan ra n’mend fjalt e mija, /Me m’shkue n’Shkoder fluturim, /Me m’j’u falë gjytetit t’im?!… 
(nga Filip Shiroka,-Lindi në Shkodër 1859, vdiq 1935, Bejrut, Liban)
& Luan Kalana,Florida USA

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s