Mirëmëngjesi Bashkimi kombëtar!

Nga: Kaltrina  VB Hoti

Flitet, shkruhet, ka opinione të ndryshme për këtë ide madhore. Pastaj shumë idealist me veprimtarinë e tyre kanë vënë gur në themelet duke i betonuar me gjak. Mendoj se kjo ditë po afrohet. Historia nuk matet me ditë, ata që kanë dyshim se nuk do realizohet më mirë e kanë të heshtin.

 Ata që shpikin dy kombe me mirë e kanë ta ndryshojnë vetëm veten. Kjo ditë po afrohet! E ardhmja jonë po ndryshon.

 Ngadalë po i themi lamtumirë psikologjisë së robit dhe fjalës së huaj. Fjala e huaj në mendje të robëruar është këngë vajtimi dhe shumë e moçme. Jemi ato që njerëzimit i kemi dhënë personalitete të fuqishme, jemi lashtësi, Iliri… e di bota e dimë dhe ne. Shpesh historia na ka zënë të papërgatitur. Edhe tash jemi duke luftuar me plumba të padukshëm që janë shkrep që moti. Këto situata kanë krijuar dëshpërime, humbje të durimit, e në disa raste shitjen e shpirtit shqiptarë por kur ka ardh momenti i fundit jemi thirr në Besë. Trimëria dhe drejtësia jonë gjatë historisë nuk na jep të drejtë të bëhemi fanatikë të besimeve e kulturave të huaja.

 Çdo Organizatë apo grup njerëzish të organizuar është duke krijuar opinionin e vetë për shqiptarizmin dhe bëjnë gara me fjalosje. Kjo më duket sikur të pështysh qiellin. Bashkimi kombëtar nuk është shpikje se kush çka donë. Shqipëria kufizohet me shqiptar nga të gjitha anët, kjo shihet nga qielli, këtë e di edhe Zoti. Këto grupe, Klube, Organizata kudo që veprojnë në programin e vetë si pikë të parë duhet të kenë çka duhet të bëjmë sot, dhe çka bëmë sot për idealin e të pavdekshmëve. Vetëm kjo na nderon, zbukuron dhe përjetëson punën tonë. Ne vërtetë duke u mbështjellë në lëkurën tonë e kemi lodh popullin me fjalë fallco e të pagdhendura.

Fuqia jonë është vetëm në një fjalë “Bashkimi Kombëtar”. Tani s’kërkohet asnjë shpikje. Çdo mëngjes t’i themi vetes përshëndetjen “Mirëmëngjesi Bashkim Kombëtar” është vepër që do na ndris mendjen, respektoj e edukoj familjen të tjerat vinë vetë. Fjala shqipe, plisi i bardhë, guri i pleqërisë e bëjnë Kuvendin. Këtu qëndron fuqia jonë. Bashkimin tonë e ka bekuar edhe Zoti duke baraspeshuar popujt në këtë Gadishull. Bashkimi ynë qetëson dhe paqëson Gadishullin dhe kontinentin e vjetër. Andaj çdo mëngjes ta edukojmë veten duke thënë “Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar”, është lutje, veprim, kthjellim drejtë paqes, sigurisë dhe harmonisë njerëzore.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s