Debutimi i një poeteje: Libri “Ç’kërkojmë nga kjo botë?” i ELIDA PRIFTIT

Nga  Përparim   Hysi

         Sado që ELIDA PRIFTI po boton për herë të parë një libër me poezi, nëse vini re mirë, unë e kam quajtur poete.

E dini pse ka ndoshur kështu? Për disa arsye:

Së pari, jam nisur nga thënia e një poeti të madh rumun (mjerisht, ia kam harruar emrin). Emrin ia kam harruar,por jo thënien e tij, që, siç gjykoj, sado që duhet ta kem thënë dhe për dikë tjetër, ia vlen dhe për ELIDËN. E pra ai thotë:- “Poet je, kur boton një libër, kur mbjell një pemë dhe kur bën një fëmijë”. Parë me këtë sy, ELIDA  apo ELDA siç e thërresin, i plotëson të tria këto kushte.

Por nuk mjafton vetëm kaq, po, kur shoh që me redaktimin dhe me korrektimin është marrë një personalitet me integritet të lartë cilësor dhe letrar, si Profesor- doktor KLARA KODRA, nuk ke se si vë në dyshim vlerat  e ELIDA PRIFTIT si poete. Për të qenë i drejtpërdrejtë në esenë time, nuk dua që të lë si në”hije” apo sikur nuk kam vënë re një tjetër emër të nderuar, siç është z.EDONA PALOKA që jo vetëm është bashkëredaktore dhe bashkëkorrektore me z.KODRA, por ka dhe një meritë më tepër: ka bërë parathënien e librit.

Kam dhe një arsye tjetër që e shkruaj këtë ese. Nisem nga shtëpia botuese që ka bërë këtë botim. Është shtëpia botuese “ADA” që e drejton një profesionist cilësor, siç është zoti ROLAND LUSHI. Që të botosh një libër, nuk është fort  e lehtë. Ngaqë jam vet autor librash, unë shtëpitë botuese, i supozoj si puna e “krushqive”. Kush e kush mundohet që “krushqinë” ta bëjë sa më të mirë.  Nga kjo anë,ELIDA PRIFTI, ka zgjedhur “derën e mirë” për t’u bërë”nuse” dhe, ngaqë”krushqia” ka dalë e mbarë, ma merr mendja që, sa herë të”nusërojë”, nuk duhet t’i ndahet kësaj dere. se me të vërtetë, kur e sheh nga ana teknike, libri ka dalë i mirë.

                   *    *    *
Unë nuk e njoh ELIDA PRIFTIN. As që e kam parë ndonjëherë. Nuk e di as ç’punë  bën dhe ç’arsim ka. Por, nëse po e shkruaj këtë “ese”, nisem vetëm nga ato që kam lexuar.  Para se të flas për të si autore e këtij libri me poezi, më bie në sy se ajo ka një zemër të madhe që si të shkruar  e zezë mbi të bardhë mu mbi ballin e saj, ka të shkruar mirënjohjen. Mirënjohja- një virtyt që, pak nga pak, po humb tek njerëzit. Kurse tek ELIDA apo ELDA, mirënjohja është në shkallë të epërme: fillon nga familjarët dhe, ndryshe nga shumë që shkruajnë, ka një mirënjohje emër për emër për mësuesët e saj. E kush i falnderoi mësuesët që pa ata nuk do kish krijues apo poetë?
Dhe, kur shoh poezitë një për një, arrij në atë përfundimin që STEFAN CVAJG ka thënë: ” E dua shumë njeriun që lakmon të pamundurën”. Them që kështu ka ndodhur dhe me ELDËN. Ka bërë të pamundurën që të sensebilizojë sado pak lexuesin  e saj; do që ky”lexues” mos jetë si  ujë i ndenjur ( në ujtë e ndenjur askush nuk pi ujë), por ujë i rrjedhshëm që,po ta pish, të mbushë me energji.
Qysh në titull “Ç’kërkojmë nga kjo botë?”, me këtë pyetje sa intringuese aq dhe retorike ajo e vë lexuesin në kërkim. Dhe,sado që poezia është pak e gjatë, në fund të fundit,poetja kërkon vetëm pak njerëzillëk. Se ajo e sheh që bota po bëhet “polare” dhe e ftohtë.
Autorja, duke e ditur që poezia është një “thirrje” apo një vizion metaforik, mundohet që me vargjet e saj të jetë sa më pranë  njerëzve; halleve të tyre.
Nuk i  sheh njerëzit nga lart- poshtë, por  e di mirë që, në fund të fundit, fajin për këto vuajtje i kanë politikanët dhe me vargje jo vetëm shpreh revoltën e saj, por i stigmatizon apo  ua bënë kurrizin më të butë  se sa barkun. Kjo duket tek poezia”Pushtetarët” (o ju, pushtetarë/nuk latë gënjeshtra pa  thënë,-bërtet poetja). Apo tek poezia:”Qeveria bën të”mira”,vetëm me dyvargje në atë poezi të gjatë,poetja,si të thuash, i vë notë negative qeverisë:”… disa bredhin me avionë; disa hanë bukën thatë/.”

                         *    *   *
Sado që është debutuese, poezia e saj është mikste: ka tema shoqërore, lirika dashurie dhe, veç tyre, ka poezi etike dhe shkon deri atje,  kur ndryshe nga shumë fillestarë, poezia merr vlerë sentence. Natyrisht, kjo lloj poezie është  e përvojës së saj jetësore. Këto lloj poezish, sado të pakta, hyjnë në radhën e poezive didaktike,si:” Dy male, kurrë nuk takohen/por dy njerëz takohen/. Apo”punën e sotme mos e lër për nesër se,siç thotë poetja”… punën e harron pa bërë… dhe “ajo ikën, fluturon…” Më tej:”Kur hani bukën/ mos përmbysni kupën/ se vjen një ditë/ju verbohen sytë/(Mos mirënjohja). Dhe më tej:” një njeri që ka besë/e zemër të fortë/rregullon një botë.(Besa). Do më dukej se “do t’i hyja në hak”,po të mos sillja poezinë “Shoku”: “Shoku që nuk të shikon në sy, kur me të bën muhabet/ nga zilia, pas shpine të godet./
Dhe më me vlera,sipas meje, në këto “poezi didaktike” është poezia”NJë moment” (Në një moment,është një jetë/në një moment shkatërrohet një jetë).
Pra, kur i shen në tërësi këto lloj poezish,s’ke si nuk e vlerëson syrin vëzhgues e skrupluloz të poetes që me këto poezi e bën dhe më karizmatik portretin e saj krijues.

                        *   *   *
Në librin e poetes, pa dyshim, ka dhe poezi për dashurinë. Duke gjykuar poezitë që ka përfshirë në libër, poetja është nga ato autore që, kur këndon për dashurinë, ka një qetësi pak spirituale dhe nuk lejon që”dallgët e detit të dashurisë” ta përfshijnë dhe atë. Kur them kështu,ajo i vargëzon për dashurinë sipas motiveve popullore myzeqare, se nga MYZEQEJA është, dhe bën sikur veç këndon, pa u bërë”pjesëmarrëse”. Për ta shijuar pak më drejtpërdejt tabanin popullor të poezive lirike të autores,mjafton të qëndrosh në poezi  të tilla,si: “Moj vetullkaleshe”(kam frikë mos sëmuresh/e kush  do të shërojë/pritëm në krevat/ të të ledhatoj/).Apo”vashëzë, moj vashëzë/gjumi pa ty nuk më zë dhe mund të vazhdonim dhe me poezi të tjera me këto motive,por vjen një kohë dhe poetja”harron” apo bën sikur “harron” dhe i jep poezisë një amplitudë tjetër: “… ndize cigaren në buzën time!”. Pas kësaj britme kaq eksklamative, poetja bëhet më e bukur dhe më  dinjitoze. Ndofta, pa e ditur, ajo me vargjet tek poezia” Është etje dashurie” realizon atë që thotë Dostojevski:”Botën do ta shpëtojë dashuria”. Se pa dashuri, nuk ka jetë.

                        *     *     *
Në libër ka dhe poezi për vendlindjen (e mërguar, dihet se ky mall e ndjek nga prapa dhe jo vetëm atë). Ajo me të njëjtën dashuri që këndon për MZYEQENË që ka njerëz bujarë e me zemër të madhe,po kështu përmjet poezie u këndon krahinave të vendit: që nga Tropoja (Shkëlzeni) e deri poshtë në Delvinë. Nëpër vargje ka kolonjarë e elbasanas, shkodranë e tiranas, beratas e gjirokastritë dhe deri në Kosovë.
Opusi i saj poetik është e larmishëm dhe i gjerë. Por vini re: ky është “nusërimi” i saj i parë. Kot nuk thonë:- Të bëhem dhe njëherë nuse, pa e di vet se si  nusëroj! Të presim.  Me sa di unë, po bëhet gati! Atëherë nuk më mbetet veç t’i them: -” Nusërim” të mbarë, moj ELIDA PRIFTI! “ADA” të pret me krahëthapur!

                                             Tiranë, 19 korrik  2017
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s