Mirëmëngjesi Bashkimi kombëtar

Kaltrina VB  Hoti

Për ku janë nisur udhëheqësit (qeveritarët) tanë?! A e njohin ata plagën tonë (të popullit që i përkasin)?! Mos është enigmë apo duhet përsëritur kërkesat “Një abetare”, “Një komb, një flamur, një atdhe”. Kush e krijoj hendekun midis popullit dhe udhëheqësve. Besimi apo mosbesimi. Premtimi apo mos bërja. Fjala jonë apo fjala e huaj.

Përse është krijuar bindje se sa ulen në frone udhëheqëse ata i kafshojnë fjalët e veta. Përse duhej të furnizohej armiku me naftë kur vritej e masakrohej një pjesë e atdheut?! Përse ne duhej të bëhemi anëtarë të injorancës njerëzore, ne që mbrojtëm civilizimin perëndimor? Përse duhej hequr busti, lapidari, piktura e luftëtarit, burrështetit shqiptar që bota shkruajti më shumë se 1100 vepra?!

Përse duhej t’i përkulemi herë njërit ish pushtues e herë tjetrit?! Përse duhej që të falim ujërat e detit tonë Jon? Përse ne duhet të protestojmë për kriminel dhe pushtues në vend që të kërkojmë trupat e pagjetur të gjenocidit serb?! Përse në mënyrë të organizuar ne duhet të martojmë gjithë pleqtë sllav me gra e vajza shqiptare?!

A dini përse, se ne jemi nën sundimin e fjalës së huaj. Se në çdo institucion, në çdo Organizate e Shoqatë kemi elemente të rekrutuara nga armiqtë e moçëm e të sotëm. Përse ne jemi kundër bashkimit të tokave, kur kemi një gjuhë, një flamur, një kulturë, një alfabet. Ilaçi i të këqijave është  Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s