Dhe prap zuri shiu në Tiranë

Nga: Bedri Alimehmeti

Dhe prap zuri shiu në Tiranë  (Ada, Tiranë 2017)

 

Mengjes dashurie

 

Të takosh ty në mëngjes

Do të thotë të ndjesh freskinë,

Të takosh ty në mëngjes

Do të thotë të prekësh lumturinë.

 

Të takosh ty në mëngjes

Do të thotë t’i shohësh diellit vezullimin,

Të takosh ty në mëngjes

Do të thotë të ndeshësh i pari agimin.

 

Të takosh ty në mëngjes

Do të thotë kaltërsinë detit t’ia shijosh,

Të takosh ty në mëngjes

Do të thotë mjaltin buzëve t’ua provosh.

 

Të takosh ty në mëngjes

Do të thotë nga dallgëzimi i flokëve të shokohesh,

Të takosh ty në mëngjes

Do të thotë nga hepimi i vitheve të tundohesh.

 

Të takosh ty në mëngjes

Do të thotë nga beli i këputur të torturohesh,

Të takosh ty në mëngjes

Do të thotë nga gjinjtë e rrumbullaktë të habitesh.

 

Të takosh ty në mëngjes

Do të thotë me buzë nga gusha jote të mos shqitesh,

Të takosh ty në mëngjes

Do të thotë nga përsosmëri e linjave të mrekullohesh.

 

Të takosh ty në mëngjes

Do të thotë të shkosh në botën tjetër

e të mos pendohesh.

 

(Shkruar në Kairo në “Baron Bar”)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s