Fondacioni që po shpëton jetë nënash dhe fëmijësh në Kosovë

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (ANF) ka një qëllim të thjeshtë por të fuqishëm: të shpëtojë jetët e nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

ANF ishte pjesë e betejës së uljes së shkallës së vdekshmërisë së nënave e fëmijëve qysh nga viti 2009. Individë me ndikim dhe vullnet të mirë nga fusha e shëndetësisë, biznesit, kulturës dhe ekonomisë nga Kosova e Diaspora bashkuan forcat në përkrahje të kauzës dhe e rritën fondacionin në atë që sot quhet “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” që nga viti 2012.

Qëllimi I ANF-së realizohet përmes 4 shtyllave të programeve: Edukimit, Furnizimit me medikamente e pajisje, Hulumtimeve, dhe Avokimit. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ndihmon klinikat e Gjinekologjisë e Obstetrisë (që kujdesen për nënat), Neonatologjisë (që kujdesen për foshnjet e lindura para kohës) dhe Pediatrisë (që kujdesen për fëmijët e sëmurë nga leukemia, sëmundjet e zemrës, astma e sëmundje të tjera) në Republikën e Kosovës.

10

Një nga brengat kryesore të shëndetësisë në Kosovë vazhdon të mbetet shkalla e lartë e vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve – më e larta në Europë! ANF është pjesë e betejës së përbashkët për të ulur këtë shkallë të vdekshmërisë në vend. Nga 29/1000 vdekje premature në vitin 2000, bashkë me partnerë nga Kosova, ShBA dhe Evropa, Kosova deklaroi shkallën prej 11/1000 vdejke premature në vitin 2016.

Sot, ky fondacion udhëheq 7 programe nacionale në sektorin e shëndetësisë që po përmirësojnë kualitetin e shërbimeve të ofruara për nënat e fëmijët, duke filluar nga qendrat informuese për shëndetin e gruas, furnzimi me medikamente e pajisje esenciale, hulumtimet dhe avokimet në politikë-bërje që po ndikojnë dhjetëra reforma shëndetësore, rregullimi i sistemit të transportit të foshnjeve brenda vendit, skriningu i kancerit të qafës së mitrës, zhvillimi i ndërrmarjeve shoqërore që punësojnë nëna të margjinalizuara, e deri tek ndërtimi iI kapaciteteve të stafit për të ofruar shërbime më cilësore për nënat e fëmijët (shih: http://amchealth.org/sq/qysh-ndikojme-ne/) .

11

Që nga themelimi, mbi 3000 gra dhe vajza kanë përfituar nga programet e ANF-së dhe më shumë se 300 foshnje cdo muaj trajtohen me medikamentet e pajisjet e siguruara nga ANF dhe nga nismat e tjera të përmirësimit të kualitetit të shërbimeve.

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë udhëheqet nga një grup i liderëve të rinj, ndjek shembullin e filantropisë Amerikane, dhe është një ndër modelet më të shkëlqyeshme se si ndihma e ofruar nga Diaspora në Amerikë dhe organet e tjera ka krijuar një organizatë të qëndrueshme dhe me ndikim në Kosovë.

KONTAKTI:  

Znj. Mrika Aliu, Drejtoreshë Ezkekutive
adresa: rr. Fazli Grajqevci nr 271, Prishtine 10,000, Kosove
+381 38 748 309
mrika.aliu@amchealth.org

Web: www.amchealth.org

8

2

1

7

AMC Logo

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s