Si duket qyteti im?!

Nga: Kaltrina Hoti

Dikur kur isha studente mbaj mend që thoshim; kur shtëpia që për çati ka 99 plisa ta fitoj vetëm edhe një dhe të bëhet shtëpia më 100 plisa, ne do të çlirohemi. Sa bukur të jesh i çliruar, të flasësh me lirinë, ta puthish, ta përqafosh. Po është bukur, por kur s’kam menduar se duhet ta ushqesh, mos e dhunosh, mos e vrasësh. As të tjerët kurrë s’ma kanë thënë ndoshta nga dëshira që qytetin dhe shtëpinë me 99 plisa ta shohim të lirë. Vërtetë ne mendonim por edhe sot mendoj se çdo plis ka një dëshirë atdhetare. Po! Se çdo plis e njëjta robëri e kishte shtrydhur 87 vite. Në mendonim se nga ajo shtëpi ku buron drita e mendjes dhe shpirtit, ku njeriu armatoset me dituri, mençuri dhe urtësi do hapen shtigjet e humanizimit e përparimit tonë kombëtar.

Mbase plisi i 100 ishte simbolika jonë studentore. Po simbolika të flasësh, mësosh e gëzohesh nën plisin e qiellit të hapur lirshëm. Po sot si duket qyteti im? Si duket shtëpia me çatinë e 99 plisave? Si e ndjen veten ajo shtëpi që iu hoqën zinxhirët nga trupi, a merr frymë ashtu si e meriton apo e ka mbërthyer trishtimi. Po ajo pjesë që donte plisin e 100?! Si duket kjo pjesë është në një vuajtje kur sheh që një pjesë e madhe si shkrihet në skulpturën e baltës së huaj. Ne e donim qyteti të ketë çati plisin e 100 ndërsa rreth tij të shkëlqejnë ngjyrat tona kombëtare.

Nga 99 plisat të marrim dritën e diturisë e ta zbukurojmë mëndejn dhe qytetit t’i falim shëndet, mirëqenie e dashuri. Sot na lodhi pasqyra e minareve dhe fjala e huaj pa kuptim. 99 plisat presin, kanë durim… ata e dinë se çdo gjë që fitohet apo merret pa dashuri është e huaj dhe si e tillë është një plagë në trupin e lirisë së brishtë. Por ato që futen dhe strehohen nën çatinë e 99 plisave do ta gjejnë me urtësi e dashuri rrugën që i gjithë vendi im të ketë për çati plisin e 100 e jo minaret e injorancës e të mjerimit. Plisi i 100 i rishfaqur në horizont na thirr për durim, mençuri e urtësi. Ushqeje lirinë me prodhimet e tokës e të shpirtit të vuajtur nën robëri, ushqeje më dritën e lashtësisë, se neve Zoti na lindi dhe bekojë me fjalën shqipe.

Po plisi i 100 është liria e cila donë të ulet në tryezën e shtëpisë tonë me 99 plisa. Aty nën çatinë e 99 plisave flet zëri i tokës sonë, aty dëgjohet jehona dhe fjalë jone, aty numërohen dëshirat e të rënëve për liri, aty merret amaneti për ardhmëri. Jo! Jo! Atje ku ushqehet injoranca, atje ku Zoti nuk flet shqip, atje është mendja dhe fjala e huaj. Zoti neve na lindi shqiptar. Por durim miqtë e mi durim.

Kur të lodheni nga pasqyra e minareve ktheni kokën ka plisat. Plisat janë aty dhe na japin shprese që i gjithë vendi të jetë nën çatinë e plisit 100. Një ditë të gjithë do mblidhen aty, për të gjithë dera do jetë e hapur por nuk do dinë ku dhe si të ulen ata që mohuan veten, gjuhën, kulturën dhe traditën, ata që lejuan që të mbjellin farën e injorancës e të përhapin tmerrin, ata që ecën pas fjalës dhe futën dorën në xhepat a huaj për të vrarë lirin që ne çdo herë e kemi veshur me tesha të kuqe. Ata që janë shitur dhe po shiten tek fjala e huaj nuk do din ngjyrën e shamisë më të cilën do hidhet vallja e bashkimit, as ata që na e lejojnë që shtëpia e 99 plisave të bije nën pasqyrën e minareve. Buka, dashuria, mirëqenia, mençurua, aftësia, konkurrenca është nën dritën e shtëpisë me 99 plisa, aty ku pret të hedh vallen Bashkimit kombëtar!

Durim, durim o plisi im! Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s