TREDIMENSIONALE

Ese

Nga: Luan Kalana

Parantesë

    -Epoka Tredimensional – Koha që jetojmë sot, në gjysmën e Shekullit XXI, në vartësi me shpikjet që bëhen, do ta simbolizoja Epoka Tredimensionale, -pas shpikjes dhe përdorimit visional në Internet,në skrinet dhe ekranet e Televizorit.

   Shikim ynë derpëton ne thellësi në pamjen rrethore ne ekran , si pjesmarrës i figurave në skenën filmike me një shikim tre dimensional. Kush e ka provura  e ka më të qartë, këtë shikim bashkë me syzet , xhama tredi mensionale, enkas për te shikuar këtë lloj TV.

  Kjo nuk eshte e gjitha, por ajo qe parcakton kete epokë, ështe se Njeriu sot po hyn  thelle ne erresiren e dijes  te gjithesise dhe te qenijes njeresore.Krahas njohjes dhe zbulimt te vlerave trunore,te mendimin tek njerezimi,perfeksionim dhe jetegjatesise  trupore ,fizike tej Njeriut. Sot eshte hedhur nje hop cilesor, ne zbulimin e njohjen e tredimensionale, ekzistenca e Shpirtit ne gjallesat e ne trupat pa jete, si pavdekesi e përjeteshme.

-TREDIMENSIONALE- vargu i poezise-gjuha  shpirtërore e POETIT

      -Kjo e fundit, hedhja e hapave në udhën e jetës shpirtrore  po përparon n disa fusha të jetës, nuk është më skeptike apo e dyshimtë, si tek gjuha e poetit, gjuha e vargut poetic, gjuha e shpirtit poetik qe përdorin shkruajnë e flasin  poetet me botën organike dhe sendore. Edhe kjo deri dje quhej fanatasi,sot ështe më se reale dhe e besueshme.

       Para këtij argumentimi, po bëj nj aludim  të vogël. Mos ngatërojmë “Muzën”poetike, frymëzim poetik, që ngacmon krijmtarinë letrare, fanatazinë reale me burim ireal. Muza është pjalmim ëndërror,që të ngcmon të derdhesh fanatazinë, frymezimin tend në krijmtari dhe gjithë figuracionin letrar. Që këtu nis, vargëzimi poetik, gjuha shpirtërore e poetit.

    Krahas gjuhëve të folura e të shkruara të njersimit, kombeve të popujve,shkencëtaret e dijetarët, po zbulojne e dëshifrojnë edhe gjuhën e kafshëve shpendeve e gjithë gjallesave, dhe po flasin me to. Ndërsa poetët e sotem modern duke filluar që ata klasikët, e më larg të antikitetit që posejdonin me perenditë,zotet me hyjneshat dhe sirenat, përdorin nje gjuhë më të avancuar, gjuhën e shpirterave,të gjallesave apo dhe të trupave dhe sendeve që ne I kemi qujatur pa “shpirt”.

    Poetët modernë flasin dialogojnë duke kumtuar edhe në galaktika, me Meteorët.Kjo nuk ështe rastesi ,apo abstraktkte-fanatasi, duhet ta pranojmë, nuk shpik,se ka një të vertetë, se poetët jo vetëm e njohin kete gjuhe e flasin me tëshkrujnë në varg, per t’ia sjelle njerëzimit të sotëm lexueshem e kuptimplotë,ja kjo është bukuria tre dimesionale në poezi, letërsi.

Pa bërë teori,po e argumentoj  me fjalët e poetëve.Ja si shkruan poeti Agim Bacelli,për kolegun e tij poetin e madh  lirik Skënder Rusi ,në urimin virtual për Ditëlindjen:

“- Vdesin, sendet, trupat, Lavditë bashkë me Trimëritë e mbretërve, princërve, Liderëve Historikë… të cilët kujtohen vetëm nga historia.
Vdes gjithçka por jo shpirti dhe sidomos shpirti i poetit madhështor i cli rron duke u trupëzuar edhe tek një rrugë, tek një pemë, tek një mal, tek një shtëpi apo kalldrëm para shtëpisë… Trupëzohet edhe tek njerëzit, madje edhe tek ata që janë të pamerituar, tek ata aktorë horrorë që me tërë lojrat e tyre, gjoja sjellin dashuri!
Megjithatë, kudo që “shkel” shpirti i poetit ka përjetësi.
I tillë është dhe Poeti Korçar Skënder Rusi, një magjistar i përjetësisë…”

Akoma me bukur dialogon me Agimin,poeti Skender Rusi ,kur poisedon ,per gjuhen shpierterore te poetit :

“-“Gimi, të jesh një poet s’është profesion.”
Por ç’farë është?
“Është kondicion. Me qënë poet duhet të jesh në të njëjtën kohë kudo dhe askund. Të fluturosh në ajër, të lundrosh në det, të vraposh me shpejtësinë e dritës në tokë. Të jesh i dukshëm atje ku ti s’je por që dëshrion…Të dish të shpejgosh Ylberin, Dritën Polare. Të dish të komandosh dhe ndalësh rrufetë dhe stinët sidomos brënda shpirtit të njeriut që ka Dimër të Egër.

     Të jesh poet duhet të dish të zbulosh vellon që fsheh misteret e shpirtit dhe të besh të duken apo zhduken fenomenet që pëlqen apo urren njeriu. Të dish të sjellësh të vdekurtit e mirë mes të gjallëve të liq dhe të varrosësh ata të gjallë që s’duhet të kishin lindur.

      Poetët duhet të komunikojnë edhe me gjuhën që akoma s’ka lindur por që duhet të lindë. Detyra parësore e poetit është që të qis në dritë të bukurën atje ku gjithçka është e shëmtuar. Të ngrejë shpitrat e rënë si pasojë e dukurive të padukshme.

    Krijimit të vet t’i japë jo vetëm dritë që të duket por edhe shpirt që të veprojë. Poeti është një murg që predikon të padukshmen që ajo të bëhet e dukshme. Poeti është pararendësi i madhështisë, harmonisë, bukurisë dhe Dashurisë Qiellore që akoma s’ka rierdhur…”

    Kjo nuk do më koment .Pra, kjo është vargu poetik,gjuha shpirterore e poetit,bukuria e tretë dimensionale.

Për vërtetësi ,po sjell një fakt nga krijmtaria ime modeste letarare.Kur kam shkruar vjershat e mia të prefruara e të pëlqyera nga lexuesit,pasi une jam thjesht një prozator tregimtar, si “Puthja  e reve”, ”Kaçka e tim Eti”(kaçka-pema frut ,ara)”Loti I Tokës”, që në fakt ato janë poezi artistike.

Krahas monologut tim të brendshëm shpirtëror ,kam dialoguar me retë,me kaçkën  me lotin,I kam bërë ato të flasin me mua,ti ndjej ti prek ti shoh ,si gjallesa frymore,..Shkurt,pa u zgjtur, ja kjo eshte ghuha shpirtërore e poetit,bukuria tredimensionale e epokës tonë ne kthejllim të erresiseres dhe të mjegullnajës të paditurisë.

-“Bukuria Tredimensionale” -vëllimi poetik i shkrimtarit universal, Agim Bacellit (Amerika).

I shkruajta këto rreshta modeste paranatese për ta paraqitur me bukur e më real, subjektin e poezive të Librit “BUKURI  TREDIMENSIOANALE” i poetit Agim Bacelli ,poet filozof ,shkrimtar unikal ,studjues dhe enciklopedist ,universal dhe përkthyes. Po hyj direkt në temë pa ekivoke.

Titulli I librit,marë nga poezia me këtë substanacë,i ka bërë një ngjyrim emocianl ,metaforës tre dimensionale.Më konkretisht ,pa koment po citoj vargjet e poezisë,që në vetevete është nje himn poetik kushtuar qënies mrekulli , o Njeri.

Ja si vargëzon poeti ,në poezinë me të njëjtin titull “BUKURI  TREDIMENSIONALE” :

“-Ju jeni më shumë se kompleks,/se sa race,seks e besim personal,/ju jeni një gjë shumë e bukur,/një person shumë me dimensional./-Ju jeni diçka tepër përrallore,/si një bukuri reale tredimensionale,/në trupin ,në lëndën shpirtërore,/qënuk është krejt tradicionale,/-kjo ju bën ,o Njeri,thesar të paçmuar,/që s’ka asnjë masë ta mati,/në botën e pa numëruara,/me lista emrash e thënie fati e mençurie. -Ju jeni vërtet hapësir e virgjër,/ku gjendet gjthcka që ju doni,/njëMrekulli e jashtëzakonsme,/me forcën e zemrës ta besoni!.”

As më thoni a ka më bukur vargëzim poetik,artistic ,letrar filozofik e mjeshtërore,për qënien Njeri,nje kurorë jezusiane,nje energji magjike zeusiane,një bukuri përallore ezopiane se ky Himn poetik ,një poezi kryevepër?!-No koment !

     Edhe në formë,paraqitje sturkturale të poezive ne libër,vellimi me poezi ,na sjell një dukuri ,risi  letrare,që është pasqyrë  e bukurisë  se tretë dimensionale,të bukurise shpirtërore të Njeriut,me një lidhje organike  me brendin e poezive, sijifikativ me metaforën,bukurinë tredimensionale.Poeti duke qënë ,mjeshtër artist  letrar me një pervojë të gjatë krijimtarie dhe një seri botimesh,është njëkohësisht redaktor I librit,

Ja si i rradhit autori qëndisletër të njëqind poezitë e librit,me tituj kardinale,pjesë e njerezorë e bukurisë shpirtrore të Njeriut,më se konkretë e realë.Me parathënjien  e librit kushtuar Familjes,gjenesa e kësaj bukurie,në thelb ështëdashuria njerëzore,duke vazhduar pastaj si pjesët e gjymtyreve fizike të bukurisë trupore, me të tjerat pjesë e gjymtyrë ,virtytete të pamjes të bukurise shpirtrore që është e pakrahasueshme ,si grupimi poetik më vete:

I-Miqve..-ku spikatin poezitë- Më fal dhe Amaneti;

II-Dashurisë-përfshihen tërësia e poezive të librit,në thelb është dashuria njerëzore Terezane*(Mother Teresa)një mrekuli e krijesës Njeri,të bukurisshpirterore, tre dimensionale,që përveç ndjesisë erotike, ato përcjelin tek lexuesi moral tëpastër,bardhë e zi,  e filozofi jetësore,le ta leme lexuesin ti shijojë ato. III-Emigracioni -me poezite pishtar -Jam Shqiptar,Shqiperi -New York,Memedheu ,-me të shtrenjete se jeta  time,citon poeti biblik ,e të jera poezi,që janë pjese jetës familare të emigrantit ,prej dy brezash,qe nga I Ati,dikur ,që banon prej dy dekadash ne Amerike,New York,që s’mund ta krahasoj me bukurinë shpirtrore ,te Shqiperisë të shenjte e të shtrenjtë.

IV-Morali,-ku në qendër në këtë grupim eshte poezia  flamur  pararendëse  e librit,“Bukuri Tredimensionale”.Poeti njohës I thelle I pervojes jetesore ,fatkeqesisht në dy sistemet ,Komunist ne Shqiperi dhe Kapitalist ne Amerik, ai flet pa dorashka  e kritikon ashpër dukuritë negarive pa “dorashka” ,si dhe pasojat tek njeriu punëtor me meditje ,tek I ndershmi .

     Agimi ne poezitë e tij nuk shet moral, por analizon e kërkon të pastoje me metaforat letare ,si me bisturi kirugu plagët e pashërueshme të ketyre shqoqërive ,shfrytezim pa skrupull  vdekje prures,të venitjes të bukurisë shpirtërore .Spikatin artistikisht e moralisht poezite:-Jete a vdekje,Paraja ,Te perulurit,Shikoni zemeren,Manjak i pasurisë ,e tetjera.

VI -Filozofia e jetës,-mozaik poezish të përmbledhurra në këte grupim, aspektit shoqëror ,brenda se cilës është qenia  perendi,Njeriu.

   Në fund ,të vëllimit poetik,per anaologji,është grupimi i poezive

VII-Përkthime  të poeteve të huaj,shqiperime nga anglishtja dhe italishtja,si njohes i thellë i këtyre gjuhë ve të huaja.Poeti i na i sjell poezitë si origjinale shqipe,bukuri poetike ,si vazhdim apo plotesim ,pasqyrë e BukurisëTredimensionale.Në të perfeshine një seri poezish  brilante nga poetet klasike e modernë:-Pablo Neruda,Alfred Palma,Elaine Meyer,Emily Dickinson,Jose Balados,Allen Poet,e të tjerë.

Duke e bërë më të plotë tabllonë e vëllimit poetik,pa hyrë në kërsherinë e lexuesit,po citoj dy strofa nga poezitë hyrse e mbyllëse të Librit,si prolog i bukurisë dhe epilog  shpirtror të qënies ,mrekulli NJERI :–”Miqeve”

“-Kur ti të ndihesh I dobët,dua të të jap forcë e besë,/ Kur ti të ndihesh i vetmuar,dua të te jap shpresë,/kur ti të ndihesh  lodhur,dua të te jap energji,/kut ti të ndihesh i trishtuar,dua të te jap lumturi./ Let të jetë miqësia jone një fanar drite në det,/kur ne të ndihemi të humbur,të lundrojmë nëanijen Jet./Të gjitha  sa  thashë me lart ,të lutem bëju vend,/më llogarit mua gjithnjë në krahun tënd.”

… Dhe në mbyllje të poezive të librit ,vargjet epitafe,të dashurisë shpirt£rore:

-“Të vërtetën mos e bëj theror,/pas të keqes mos rend kuturu,/keni për të parç se çdo frymor,/do bjerë në dashuri me Ju.”

   -Në mbyllje libri,vëllimi poetik shpirtëror Agim Bacellit,është një rezyme permbyllese obelisk,shkruar nga kolegët, poetë e shkrimtarë : -Merita Bajraktari McCormack,Mimoza Ahmetaj,Petraq Janko Pali,Nirvana Pistuli,Mardena Kelmnedi,Anjeza Zholanji dhe lexues të shumtë,me vleresime maksimale  për poezitë,librin në tëresi dhe portretin e krijuesit letrar korçar Agim Bacelli,një ideator dhe hulumtues i poezise  dhe prozës shqipe në Diaspore,në New York ,Amerikë,kontributin dhe vlerat artistike letrare ,të ketij pionieri  te websitet letrare në internetit,për pasqyrimin e arkivimin letërsise  shqipe,në pararojë me simotrat e Letërsisë moderne botërore.

Ftoj lexuesit dhe dashamirësit e poezisë shqipe, të mos humbin rastin pa e shfletuar librin “BUKURI  TREDIMENSIONALE”,të shijojne frytet e ketij vellimi poetik margaritar e më se jetesor,të ushqejne shpirtin,me mesazhe filozofike njerëzore,me krijmtari të pasur  me vlera artististike, duke falenderuar shkrimtarin universal Agim Bacelli,për këtë dhuratë letrare,të papërsërishme,bashkë me urimin -”Mos t’u mplaktë pena ,miku ynë ,euriditi poliletrar Bacelli Shqiptar i New Yorkut!

Korrik 2017

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s