Dyer dhe zemra të hapura

Për traditë më shumë, stina e verës edhe për  Shoqatën Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes”, në Filadelfia të Amerikës,mendohet si periudhë pushimi.  Kështu, më parë, së bashku me miqtë, që na nderuan, Shoqata jonë festoi bukur 15- vjetorin e krijimit, më 11 qershor 2017, Shkolla Shqipe “Gjuha Jonë” e mbylli vitin e 13të arsimor, me koncertin e fëmijëve më 18 qershor. Pastaj, më 25 qershor,  pikniku vjetor  i shqiptarëve të Filadelfias shënoi edhe fillimin e pushimeve, si për drejtuesit dhe veprimtarët e kësaj Shoqate.

Kjo, më shumë si mendim, se nuk ka veprimtari të planifikuara, se sa si fakt. Pas ores 9.00, sekretari i Shoqatës, Vlashi Fili,  është pothuaj çdo ditë në qendrën kulturore të saj. Përherë ka diçka për të bërë: rregullimin  e dokumentacionit të muajit më të fundit, për  sistemimin e librave në bibliotekë, për regjistrimin e anëtarëve më të rinj në Shoqatë, për freskimin e ëeb-it të saj me shkrime dhe foto  te reja etj. Por jo vetëm, Vlashi. Edhe kryetari  i Shoqatës, Tajar Domi nuk rri aq i qetë. Po afron viti i ri shkollor. Duhet të ketë diçka të re.  Kanë menduar që nxënësit e shkollës shqipe, këtë vit, të kenë bluzat e tyre, me emblemën e shkollës. Llazar Vero dhe nënkryetari  i parë i Shoqatës,  Bujar Gjoka, ka kohë që kanë menduar për këtë. Do të jetë një  dhuratë e bukur për  fëmijët e shkollës. E veçanta e kësaj të papriture qendron edhe në faktin se, këto bluza, do të përgatiten në Tiranë, dhuratë nga antarët e shoqatës “Bijtë e Shqipes”, Bajram Avdija e Mezan Resuli, pjesëtarë të grupit shoqëror  “Zjarri”, në Shqipëri.

Por edhe puna për festimet e 105-vjetorit të Pavarësisë së Atdheut tonë të dashur nuk është larg. Sadik Elshani, me përpikmërinë e tij të zakonshme,  me kohë është lidhur me personat përgjegjës, në Bashkinë e Filadelfias, për ceremoninë e ngritjes së Flamurit tonë Kombtar,  në sheshin kryesor të këtij qyteti  historik për  SHBA. Llazari ka porositur stikerat, me Flamurin tonë, për këtë ditë të shënuar. Ka edhe më, por Tajar Domi ka merak t’i ruajmë disa gjëra “sekrete”, pra pa thënë, për t’i mësuar më vonë. 

2.

Këto, që prmend më lart, përbëjnë një pjesë të rutinës  së punës së kryesisë së Shoqatës “Bijtë e Shqipes “,  gjatë  “pushimeve “ të verës. Por nuk është ky qëllimi i këtyre shënimeve.   Kryesia dhe antarët e Shoqatës sonë u kushtojnë vëmëndje edhe miqëve të shumtë, që na vizitojnë. Por, ky kujdes, nuk mbyllet brënda një kafeje ose një vizite në mjediset e Qendrës Kulturore të Shoqatës. Se,  në çdo rast, ka diçka më shumë, më miqësore dhe njërëzore. Ja, para, pak kohësh, ai erdhi për një vizitë te djali i tij,  ing. Refat Hasa, major  i nderuar   i ushtrisë  sonë. E kishte pak vështirë lëvizjen, pas dy operacioneve të shkallës së lartë. Po,  përveç të afërmëve, atë e shoqëronte çdo ditë veprimtari  i  palodhur i Shoqatës sonë,  Eqerem  Murataj dhe ai nuk e ndjeu asnjëherë se ishte larg  Shqipërisë dhe familjes. Duke u njohur me punën e shoqatës  dhe për respektin, që gjeti nga drejtuesit e saj, ai u bë edhe antar i saj.

Korriku, më shumë se qershori, solli shumë shokë dhe miq të tjerë në mjediset e shoqatës sonë. Ja, Kiço Kokthi i papërtuar, solli mikun e tij dhe të familjes,  përmetarin e mirë dhe biznesmenin punëmbarë,  nga Tirana,  Dorjan Kongoli. Për Shoqatën tonë, ai ka qënë i njohur dhe i falenderuar vite më parë, për ndihmën që na ka dhënë për sigurimin e librave, për shkollën tonë shqipe ose edhe për kostumet kombëtare, për fëmijët e kësaj shkolle. Dorjani fjalëpak dhe punëshumë, pasi bëri një dhuratë në të holla për Shoqatën, mori përsipër që edhe këtë vit t’i sigurojë librat për nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë”. Dhe, kështu, e kurorëzoi respektin për punën, që bëhet në shoqatën tonë, duke u bërë anëtar  i saj.

Si zakonisht, kafja e ditës së mërkurë, në mjediset e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, bashkon shokë dhe miq, veprimtarë të saj,  por dhe vizitorë, miq dhe të afërm të bashkatdhetrëve tanë.  Për të gjithë, dera dhe zemra është e hapur. Javën e fundit të korrikut na gëzoi ardhja e prof. d. Fatmir Zanaj, nga Tirana, vëllai i shokut dhe mikut tonë të nderuar, ish-kryetar i Shoqatës sonë, Petrit Zanaj.  Me Fatmirin njihem prej vitesh dhe, siç thonë në Vlorën e tij, është “burrë i rëndë”, për fjalën dhe punën e tij të mënçur.  Vëllai i tij më i vogël, Petriti e shikon në dritë të syrit, e do dhe e respekton  me shpirt.  Të mbetur pa nënë, që të vegjël, e më vonë edhe pa babanë, Fatmiri u bë si një prind i dytë për të dhe të motrën më të vogël. Petriti e ndiqte me vëmëndje fjalën edhe këshillën e tij, dhe, mbi të gjitha, shembullin e tij. Ai u bë një oficer i talentuar i ushtrisë sonë dhe, më vonë, një pedagog i aftë i Shkollës së Bashkuar, që përgatiste oficerë për ushtrinë tonë.

Ishte mjaft e bukur, ajo e mërkurë, kur i kishim bashkë të tre bashkatdhetarët tanë të nderuar: Refat Hasën,  Dorian Kongolin dhe prof, dr, Fatmir Zanaj. Kishte më shumë dritë dhe gëzim ajo ditë. Kishin ardhur njërëzit tanë nga Shqipëria jonë dhe kishin sjellë aromën dhe dashurinë e saj.  Do t’i kishim ata për disa ditë ndërmjet nesh.  Profesor Fatmiri, megjithëse me një rrogë modeste , mësimdhenes në Fakultetin e Shkencave Sociologjike në Tiranë , nuk  u kursye dhe u bashkua me dhuruesit tjerë, për blerjen e një ndërtese të re për Shoqatën tonë.  Por, i pasur është ai që jep, thotë një fjalë e urtë, jo ai që ka!

Duke u ndarë, atë të mërkurë, Petriti na ftoi për një kafe ditën e shtunë, për të nderur vëllain e tij dhe falënderuar shokët  për mikpritjen e ngrohtë.

E shtuna ishte me të vërtetë një ditë tjetër e bukur. Petriti kishte ardhur më herët, së bashku më të vëllanë dhe kishte shtruar tavolinat, te salla e kafesë  së Shoqatës sonë. Vlashi Fili, si djalë i ri, përherë në krye të detyrës. Pastaj erdhën Kiçua me Dorjanin, Eqerem Murataj, Sami Zaimaj… Në derë u duk Enver Parllaku i palodhur,  shoqëruar nga disa bashkëkrahinas dhe miq të tij. Vendosi shishen e rakisë së Skraparit në tavolinë e tha: “Kam gëzim sot…Më ka ardh goca e axhës, motra ime me të shoqin, nga Brukseli.”  Me ata ishte edhe kryetari i Shoqatës sonë, Tajar Domi dhe i kudogjënduri,  Hysë Hasa. Ishte prania e tyre dhe dëshira e miqëve, për të vizituar mjediset e Shoqatës, që i solli të gjithë bashkë, në “Shtëpinë e Shqiptarit“, siç i thonë bashkatdhetarët, qendrës kulturore të Shoqatës “Bijtë e Shqipes”.

Miqtë më të largët, zonjën Mine Bllaka dhe bashkëshortin e saj, prej Istogu, Rahim Bllaka, i ulëm në krye të vendit. Enver Parllaku qeshte  i  tëri dhe gjithë kohës, me dorën ne qafë me motrën Mine. Malli do kohën e vetë të shuhet. Ne tavolinën, që shtohej dhe shtohej me tavolina të tjera, zuri vend edhe kryetari i grupit vëllazëror të kukësianeve, anëtarë të “Bijëve të shqipes”, Ahmet Shabani.

Përshëndetjet dhe urimet nuk kishin të sosur. Në to, nuk mungonin as pergëzimet për punën e madhe të sShoqatës sonë, që i mban dyert e zemrat të hapura dhe shqiptarët të bashkuar. Ishte me të vërtetë një festë e vogël, por me dashuri të madhe. Ishte Atdheu ynë i dashur, që na bashkonte. Në atë tavolinë ishte e gjithe Shqipëria. Ja, me radhë: Abedin Teme, nga Çamëria, që u uron mirëseardhjen miqëve; pranë tij, Sadiku nga Suhareka; Kiçua dhe Dorjani, nga Përmeti; Fatmiri dhe Petriti, nga Vlora; Llazari nga Fieri, Vlashi nga Kuçova; Enver Parllaku, Rifat Hasa, Tajar Domi, Hysë Hasa, Xhemali Elezi dhe Hamdi Gjana, nga Kukësi; Bujari nga Durrësi, bashkëshortët Bllaka, nga Istogu; Eqerem Muratraj dhe Sami Zaimaj, nga Mallakastra; Rrap Rrokaj, nga Fieri; Anastas Golemi, nga Tirana, si dhe Shpëtim Braka dhe Miftar Dauti, ardhur nga Nju Jorku.
Dhe, si zakonisht, para se të largohen miqtë, kërkojnë të kenë disa kujtime, me Flamurin tonë Kombëtar, me Gjergj Kastriotin dhe Ismail Qemali, me Nënë Terezën dhe Eqerem Çabejnë. Një Shqipëri e vogël ku vlonë një dashuri e madhe që nuk shuhet kurrë! Prandaj, bëmë fotografi të përbashkëta, për t’i patur të gjithë, kujtim të paharruar. / Laver Niku, publicist, Filadelfia-Amerikë

Filadelfia, 31 qershor 2017

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s