Ibrahim Berisha: Vdekja e kolonisë

Fragmente nga libri “Vedkja e kolonisë” me autor Ibrahim Berisha

Mblodhi Bardhyl Selimi, 30 korrik 2017

 

Zharko Gavriloviç, teolog nga Beogradi, sqaron “Misionin e shenjtë të serbëve”:

Rojtarë në Ballkan, të cilët me syçeltësi dhe papërkulshmëri, janë roje të vdekjes në Portën që e ndan Lindjen prej Perëndimit dhe Perëndimin prej Lindjes.

Projekti i Serbisë nuk ishte burimor, por marrje nga idetë megasllave që në këtë periudhë konstruktoheshin nga sllavë që nga Polonia, Rusia e deri në Kroaci e Serbi.

” Lëvizja Ilire”  nisi si lëvizje kulturore, përmes së cilës ideologët “gjithserbë” dhe “gjithkroatë” synojnë t’i bashkojnë  dy popujt dhe të krijojnë identitetin sllavojugor, më vonë do të përdorej termi jugosllav, si një njësim i sllavizmit.

Në organizatën “Mllada Bosna”  që organizoi vrasjen e perandorit Franc Jozef, bënte pjesë edhe Vaso Ҫubrilloviç, më vonë akademik, autor i një programi antishqiptar.

Sipas regjistrimit të vitit 1921, shqiptarët në Kosovë përbënin 66 % të popullsisë ndërsa serbët 25 %.

Gjatë 23 vjetëve në Kosovë dhe Dukagjin, burimet serbe pranojnë, të jenë vendosur 32314 familje, të cilat morën tokë nga agrari ose ajo iu dha pasi iu mor pronarëve të përhershëm, në të cilat ata ishin qipçi.

Është e ditur se të gjitha pronat përrreth Prishtinës, fshatrat që më vonë do t’i marrin serbët, u përkitnin familjeve bejlere shqiptare të Prishtinës.

Urrejtja që u promovua në libra shkollorë për zullumin e “xhandarëve të Xhaferr Devës” në Tiranë jetoi si urrejtje ndaj ambicjes nacionaliste dhe demokratike të shqiptarëve jokomunistë në përgjithësi.

Kuvendi i parë i Lidhjes së Dytë të Prizrenit që zgjati nga 16-20 shtator 1943 vendosi:

Bashkimin e viseve shqiptare të Kosovës dhe Dukagjinit, të Dibrës së Madhe, të Tetovës, të Strugës, të Ulqinit, të Tuzit etj

Bashkimin me Shqipërinë të prefekturës së Mitrovicës me qytetet Vushtri, Podujevë, Pazar i Ri që ishte një krahinë autonome shqiptare nën administratën ushtarake gjermane të shtetit serb

Organizimin politiko- ushtarak për mbrojtjen e kufive etnikë shqiptarë

Krijimin e një Komiteti Ekzekutiv Qendror në Prizren me dëgë përkatëse në të gjitha qendrat e krahinave në fjalë për të kryer të gjitha funksionet e qeverisjes së vendit

Përcaktoi vijën për zgjedhjen e përfaqësuesve të krahinave në fjalë që do të merrnin pjesë në Kuvendin Kombëtar Kushtetues në Tiranë ne tetorin e ardhëshëm.

Një nga luftëtarët kryesorë, që u angazhua për zbatimin e Rezolutës së Bujanit menjëherë pas largimit të okupimit gjerman, Rifat Berisha, ish nënkryetar i Konferencës, më herët oficer i ushtrisë shqiptare, vritet në vitin 1948. Komunisti nacionalist Hajdar Bej Dushi, që i dha ngjyrë  të drejtës për vetëvendosje të shqiptarëve të Kosovës në Rezolutë, do të vritet pak muaj pas Konferencës.

Sava Dërljeviç ka thënë më 1985 se në operacionin ushtarak në Kosovë (pranverë 1945) morën pjesë katër divizione dhe një brigadë  me mbi 40 000 trupa partizane nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia.

Në raport me popullsinë, shumë më shumë kishte ustashë në Kroaci, çetnikë në Serbi, bjellogardistë në Slloveni etj se sa ballistë në Kosovë.

Në këto aksione ishin përfshirë edhe partizanë të Shqipërisë, të cilët provojnë të bindin popullsinë shqiptare se “Vëllazarim- Bashkimi” me popullin serb ishte tani një vlerë që nuk do të zhdukej kurrë.

Gjatë viteve 1945-1949 gjyqet ushtarake dënuan në gjithë Jugosllavinë 78398 veta. Prej tyre si veprime kundër forcave të armatosura u dënuan 24939 vetë, për veprimtari politike 37682 vetë.

Gjatë viteve 1947-  48 në Kosovë kishte 269 shkolla fillore në gjuhën shqipe dhe 245 në gjuhën serbe. Po në këtë vit, kishte 22 gjimnaze në gjuhën shqipe dhe 31 në gjuhën serbe.

“Edhe shqiptar, edhe poet- e pamundur!” i thosh një zonjushë serbe një shqiptari që kish shkuar të studionte në Beograd…

Argjendar, ëmbëltorshi, bukëpjekës, pemëshitës në Jugosllavi kudo, nga Ljubjana në Zagreb, Sarajevë, Beograd do të thoshte “shqiptar”.

Nga të gjitha fondet e zhvillimit të ish Jugosllavisë në periudhën 1947-1983 Krahina e Kosovës mori vetëm 3.3 % të këtyre mjeteve ose 44 % të mesatares për krye të Jugosllavisë.

në mes të viteve 60, në pozita të funksionarëve federalë kishte gjithsej 9 vetë, ndërkohë nga Mali i Zi 54, nga Bosnja- Hercegovina 54, Maqedonia 37, Serbia (pa krahina) 82 veta.

Në përbërje të UDB në Kosovë kishteë  (deri më 1966) 58.3 % serbë, 28.3 % malazezë dhe 13.3 % shqiptarë. Në milici:60.8 % serbë, 7.9 % malazezë, 31.3 % shqiptarë. Ndërkohë përbërja e popullsisë ishte: 64.9 % shqiptarë, 3.9 % malazezë dhe 23.5 % serbë.

Veli Deva: në linjën e UDB në Kosovë janë përcjellë 50000 dosje  deri më 1960….nga 100 000 dosje  policore (para 1966) 50000 u përkisnin anëtarëve të Lidhjes së Komunistëve Nga 1960 u krijuan 900 000 dosje…

Në aksionin e mbledhjes së armëve 1955-1956 rreth 50000 vetë torturohen dhe 109 shqiptarë vriten. Nga Kosova shpërngulen për në Turqi 250 000 shqiptarë.

Adem Demaçi krijoi më 1963 Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, lëvizje nacionale, e para bëri një hap majtas në Kosovë.

Vetëm në vitin 1974 u burgosën mbi 100 shqiptarë kryesisht studentë, ndërsa nga 1974 deri 1981 janë burgosur 600 shqiptarë, kryesisht të rinj.

Vuk Drashkoviç më 1985 shkruan se “serbët janë i trembëdhjeti fis i humbur dhe më i pafat i Izraelit”.

Shqiptarët në shkallë ish-federate  përbënin 6.4 % të popullsisë ndërsa në udhëheqjen e kuadrit ushtarak 0.6 %!

…Më 1981 kishte vetëm 5 kolonelë dhe 1 gjeneral shqiptar (përpjestimisht duhet të kish 181 kolonelë dhe 12 gjeneralë).

Në Kosovë nuk u lejua të mbetej asnjë formë e pakontrolluar e organizimit ushtarak nga Beogradi.

Hakif Bajrami:

nga nëntori 1912  deri në qershor 1914, Kosova u shkatërrua më shumë se gjatë gjithë sundimit pesëshekullor otoman.

Luftërat në ish-Jugosllavi detyrojnë të ndryshojnë vendbanimin 4.4 milionë banorë, përkatësisht 20 % e gjithë popullisë. U përzunë 800 000 shqiptarë gjatë 1998-1999.

Magjia dhe mistifikimi është mbulesa e totalitarizmit. Në prozën e George Orwell “1984”, vepër kjo për totalitarizmin, shoqërinë e udhëheq Partia, e cila kontrollon secilin individ. Qeverisja është e organizuar në katër ministri: të së Vërtetës, Paqes, Dashurisë dhe Bollëkut. Në krye të tyre është Vëllai i Madh që nuk ekziston personalisht, por kudo varet fotoja e tij me shkrimin “Vëllai i Madh shikon!”

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s